Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së Aleksandër Kili, u gjet një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi. Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
TIRANË- Katër persona janë arrestuar pas finalizimit të operacionit policor antidrogë të koduar "Green". Në pranga përfunduan Gazmend Hoxha, Saimir Gerbaj, Aleksander Kili dhe Orgest Beqo.
Gjatë kontrollit në automjetin ku udhëtonin këta u gjetën dy çanta të mbushura me kanabis me peshë 19.30 kg, ndërsa 50-vjeçari, Gazment Hoxha gjatë ndërhyrjes policore, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre.
Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së Aleksandër Kili, u gjet një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi. Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Sekuestrohen 19 kg kanabis, vihen në pranga 4 shtetas.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe në zbatim të masave të planeve operacionale "Tempulli 3", dhe "Sundimi i ligjit" ka organizuar dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar "Green".
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:
- G. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik";
- A. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";
- S. G., 54 vjeç, dhe O. B., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Kasem Shima", një automjet tip "Benz", dhe gjatë të tij, në bagazh, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 19.30 kg, ndërsa shtetasi G. H., gjatë ndërhyrjes, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi. Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
foto ilustruese TIRANË- Për rreth një orë pritet të nisë protesta e opozitës para Kuvendit. Opozita lajmëroi p...
policia e dibres DIBËR- Një 50-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar se do të ...
Makina e djegur VLORË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme. Sipas raportimeve aksidenti ka ndodhur në orët e pa...
protesta TIRANË- Ditën e sotme para Kuvendit, opozita ka lajmëruar zhvillimin e një proteste pas reportazhit investigues që u tran...
Foto ilustruese TIRANË- Me përfundimin e kontratës koncensionare për pullat te mallrat e akcizës në dhjetor 2024, sipas vendi...
foto ilustruese TIRANË- Projekti Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor i mbështetur nga Banka Botërore me një kredi to...
Foto ilustruese TIRANË- Ekonomia e vendit është duke rritur vit pas viti përqendrimin ndaj sektorëve të ndërtimit dhe t&...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.Orë...
Pamje nga aksidenti BERAT - Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga aksidenti që ndodhi pasditen e kësaj të m&e...
Foto ilustruese TIRANË - Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës që thirrur ditën e nes&e...