9 Tetor 2024, 15:11
Nga E. D
pamje nga vendngjarja
TEPELENË- Një 48-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tepelenë për posedim të lëndëve narkotike. Gjithashtu mësohet se 48-vjeçari mbante në banesë një sasi prej 2.4 kilogramë drogë, e cila ishte bërë gati për shitje. Ndërkohë materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
“Gjirokastër/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohen 2.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga 48-vjeçari që e mbante lëndën narkotike në banesë, me qëllim shitjen.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi ka siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike në banesë, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë arrestuar në flagrancë shtetasin V. B., 48 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Krahës.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Memaliajt. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
tepelene droge
Aktualitet
9 Tetor 2024, 15:12
I.A
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e In...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 14:59
I.A
Rama dhe Erdogan
TIRANË- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vjen ditën e nesërme për vizitë njëditore në Tiran&eu...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 14:34
r.ll
elton kacidhja
TIRANË- Drejtori i UKT-së, Elton Kacidhja u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa ka d...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 14:20
I.A
Klea Prenga dhe motrat Berisha
TIRANË- Akt-ekspertiza e dhunimit të Klea Prengës nga motrat Mariela dhe Antonela Berisha është...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 13:56
r.ll
pamje nga atentati
TIRANË- Është arrestuar një nga autorët e atentatit të ndodhur në Lezhë në mars të k&e...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 13:35
r.ll
spak
TIRANË- Ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme është thirrur drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 13:33
N.F
Oltion Bistri
TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka marrë vendimin për të hequr sekustron ndaj pronave të ish-sh...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 13:08
N.F
Nexhbedin Shehu
DIBËR- Prefekti i qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu ka folur në lidhje me helmimin e disa banorë nga uji me t&eu...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 13:13
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se mesazhet kërcënuese në apklikacionin Signal, të nisura drejt figurave pol...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 12:57
r.ll
admir beqiri
TIRANË- Bashkëjetuesja e Admir Beqirit, autorit të vrasjes së 65-vjeçarit, Gëzim Bizoni në Sarand&eu...