9 Tetor 2024, 15:12
Nga I.A
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik projektligjin e ri për “Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, i cili synon të nxisë dhe zhvillojë shkencën e hapur në vendin tonë. Manastirliu theksoi nevojën për rishikimin e ligjit aktual të vitit 1994, me synim që të rriten mundësitë për zhvillimin e shkencës dhe kërkimit shkencor në vend.
“Është një projektligj që është dashur gati 2 vjet e gjysmë për t’u konsultuar me grupet e interesit dhe me ekspertë ndërkombëtarë, për të punuar për hartimin e një ligji që reflekton dhe adreson sfidat e kohës, por edhe krijon mundësitë për të pasur një organizim funksional të sistemit të shkencës së hapur, të këtij ekosistemi që sot më shumë se kurrë kërkon mbështetje në shumë dimensione. Në të njëjtën kohë është dhe kërkesë e të gjithë procesit për hyrjen në Bashkimin Evropian, ku në raportin e progresit është vendosur në kapitullin 25 finalizimi i ligjit për ‘Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë’, për të zgjeruar bazën e aktorëve të përfshirë në kërkimin shkencor, si një nga prioritetet e zonës europiane të kërkimit,” tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu duke renditur risitë e projektligjit vuri theksin te rëndësia e krijimit të qendrave të ekselencës dhe institucioneve të reja, duke inkurajuar bashkëpunimin ndërinstitucional.
“Disa risi që ka ky projektligj, ku për herë të parë do të kemi një nxitje të zhvillimit dhe karrierës shkencor përmes ngritjes së kapaciteteve të personelit shkencor, bashkëpunimin me kërkues brenda dhe jashtë vendit si dhe mekanizmave të tjerë promovues dhe financues. Hartimi për herë të parë i Kodit të Etikës në shkencë dhe kërkim shkencor, i harmonizuar me kodin evropian të sjelljes për integritet në kërkimin shkencor; financimi i instituteve dhe njësive të veçanta të kërkimit shkencor publike dhe jopublike do të zhvillohet mbi baza konkurruese të programeve apo projekteve kërkimore. Ky ligj parashikon krijimin e “Qendrave të Ekselencës” apo “Njësive të posaçme” me status “Qendër Ekselencë”, që gjithashtu janë struktura dhe mekanizma që nxisin kërkimin shkencor dhe që krijohen për herë të parë me këtë ligj dhe sigurisht nxitjen e bashkëpunimit midis institucioneve të kërkimit shkencor, biznesit, institucioneve publike, shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara,” tha Manastirliu.
Ministrja Manastiriu tha se projektligji parashikon ngritjen e një Këshilli Kombëtar për Shkencën, duke sqaruar se nuk do të ketë një Ministri të re për shkencën.
“Me këtë projektligji krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, i cili është një organ kolegjial këshillimor pranë Kryeministrit, që ka për detyrë të përmirësojë veprimtarinë kërkimore shkencore në vend, duke dhënë rekomandime lidhur me fushat prioritare ku kërkohen investime dhe në kuadër të proceseve dhe standardeve të zonës europiane. Ndërsa për çështjen që lidhet me një tjetër pikë të qarkulluar në media në ditët e fundit, ku flitet për një Ministri të re për Shkencën dua të saktësoj se fusha e përgjegjësisë së ministrive realizohet nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave. Fusha e përgjegjësisë për shkencën është e Ministrisë së Arsimit, pra nuk krijohet një Ministri e re”, tha Manastirliu.
Manastirliu tha në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, se projektligji i ri, nuk cënon autonominë e universiteteve, përkundrazi, është një mundësi më shumë për universitetet që ta zhvillojnë kërkimin shkencor, edhe përtej mureve të universiteteve.
“Këtu nuk preket aspak autonomia e Universiteteve. Ky ligj nuk mbivendos dhe nuk cënon ligjin për Arsimin e Lartë, përkundrazi, është një ligj, i cili motivon edhe më shumë Institucionet e Arsimit të Lartë të dalin përtej dyerve të universitetit dhe të jenë pjesë e kërkimit shkencor, inovacionit, zhvillimit teknologjik, zhvillimit të vendit përtej mureve të institucionit, përmes kërkuesve shkencorë, pedagogëve, mundësisë që mobiliteti ofron dhe bashkëpunimi me institucione të tjera prestigjioze, të huaja, edhe në kuadër të ndërkombëtarizmit, të japim mundësi që pedagogët të jenë pjesë transferimit të teknologjisë, e parqeve teknologjike, të jenë brenda sistemit të madh të shkencës pa cënuar autonominë e tyre”, tha Manastirliu.
ogerta manastirliu projektligji per shkencën dhe kërkimin shkencor në republikën e shqipërisë
Aktualitet
9 Tetor 2024, 14:59
I.A
Rama dhe Erdogan
TIRANË- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vjen ditën e nesërme për vizitë njëditore në Tiran&eu...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 14:34
r.ll
elton kacidhja
TIRANË- Drejtori i UKT-së, Elton Kacidhja u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa ka d...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 14:20
I.A
Klea Prenga dhe motrat Berisha
TIRANË- Akt-ekspertiza e dhunimit të Klea Prengës nga motrat Mariela dhe Antonela Berisha është...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 13:56
r.ll
pamje nga atentati
TIRANË- Është arrestuar një nga autorët e atentatit të ndodhur në Lezhë në mars të k&e...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 13:35
r.ll
spak
TIRANË- Ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme është thirrur drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 13:33
N.F
Oltion Bistri
TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka marrë vendimin për të hequr sekustron ndaj pronave të ish-sh...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 13:08
N.F
Nexhbedin Shehu
DIBËR- Prefekti i qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu ka folur në lidhje me helmimin e disa banorë nga uji me t&eu...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 13:13
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se mesazhet kërcënuese në apklikacionin Signal, të nisura drejt figurave pol...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 12:57
r.ll
admir beqiri
TIRANË- Bashkëjetuesja e Admir Beqirit, autorit të vrasjes së 65-vjeçarit, Gëzim Bizoni në Sarand&eu...
Aktualitet
9 Tetor 2024, 12:41
r.ll
laert haxhiu
TIRANË- Në Apelin e Posaçën po mbahet seanca e radhës për të dënuarin me burgim të përjets...