Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Vendimi ndaj Pjerin Lazrit është marrë për shkelje të rëndë të kodit të etikës dhe komunikimit dhe tejkalim të kompetencave duke abuzuar rëndë me detyrën.
TIRANË- Shefi i Komisariatit të Pukës, Pjerin Lazri është shkarkuar nga detyra dhe përjashtuar nga Policia e Shtetit. Pas publikimit të videos ku Lazri dhunonte një qytetar, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mori vendimin për shkarkimin dhe përjashtimin nga rradhët e Policisë së Shtetit për shefin e Komisariatit të Policisë Pukë.
Sipas policisë, masat u morën për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.
REAGIMI I POLICISË SË SHTETIT:Mbi rastin e transmetuar pak minuta më parë, në emisionin investigativ ”Stop”, në të cilin shfaqet shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, shtetasi P. L., duke shkelur Kodin e Etikës dhe të komunikimit, si dhe duke goditur një shtetas, sqarojmë opinionin publik se: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sapo është njohur me rastin, ka shkarkuar nga detyra dhe ka përjashtuar menjëherë, nga rradhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë nuk mund të kenë vend në radhët e saj, punonjës policie që me veprimet e tyre abuzive shkelin liritë e të drejtat e qytetarëve dhe cënojnë besimin e mbështetjen e tyre, për mijëra burra, gra, djem dhe vajza të Policisë së Shtetit që përballen përditë me krimin dhe që punojnë e sakrifikojnë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Vendimi drastik i Policisë së shtetit vjen pak minuta pas publikimit të videos së dhunimit të qytetarit nga shefi i policisë, në emisionin investigativ 'Stop'. Ishte denoncimi i qytetarit nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ai i cili ka zbuluar se ndaj tij është ushtruar dhunë nga shefi i komisariatit të Pukës, Pjerin Lazri. Pas bisedës së tyre, të filmuar dhe publikuar në emisionin 'Stop', sherri Lazri ka pasur një inat personal, ndaj i ka çuar patrullën e i ka hequr patentën Zamirit.
Gjatë ballafaqimit me qytetarin, Pjerin Lazri, i thotë këtij të fundit, se nuk pyet për njeri, duke e sharë me libër shtëpie. Shefi i uniformave blu i thotë edhe se do e fusë në dhe e do i marrë jetën duke e goditur edhe fizikisht.
Eduart Belegu Në vitin 2000, Eduart Belegu bën kapërcimin në nivele të larta në biznes, duke krijuar lidhje të rënd...
Deshmia e bashkeshortes TIRANË- Bashkëshortja e Xherxh (Gjergj) Laçit, e cila ka përjetuar tmerr së bashku me fëmijët ...
Shtëpia e Partisë Paradoksi në lagjen “8 nëntori”, u shpallën lagje muzeale dhe zonë e mbrojtur falë sht&eum...
Emisioni STOP PUKË- Një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar në redaksinë e emisionit investigativ “Stop&rdq...
Hidrocentrali i Skavicës Pas nënshkrimit të një marrëveshje me kompaninë amerikane Bechtel në korrik 2021 për nd&eu...
Sophie Kitcher dhe bashkeshorti BRITANI- Një nënë zemërthyer, së cilës i cili vdiq foshnja tre ditësh ka zbuluar se...
Foto ilustruese GREQI- Gjendja e rëndë në të cilën ndodhej vajza 20-vjeçare pas tentativës për përdhuni...
Ndertesa TIRANË- Ndërtuesit e pallateve të reja janë pesimistë sa i përket porosive të ardhshme për blerje banesash...
Foto ilustruese Fermerët ne fshatin Suk të bashkisë Roskovec po braktisin serrat dhe po shikojnë si zgjidhje rrugët e emigrimit. ...
Metro SHBA- Një 21-vjeçar ka vdekur pasi është qëlluar me 11 plumba teksa po udhëtonte në metro në Filadelfi...