LIVE UPDATES
Aktualitet

Shëndeti seksual dhe riprodhues, Shqipëria mes progresit dhe sfidave për tu adresuar

Sa i takon përdorimit të metodave të ndryshme për planifikimin familjar në vend, në vitin 2022, prevalenca e kontraceptivëve për gratë në moshën 15-49 vjeç për çdo metodë ishte 33%, ndërsa për metodat moderne ishte 45%.

17 Prill 2024, 12:29 Nga I.A

Shëndeti seksual dhe riprodhues, Shqipëria mes progresit dhe sfidave

Bota ka hyrë tashmë prej 4 muajsh në vitin 2024, e ngarkuar me një larmi faktesh sfiduese për t’u përballur dhe analizuar, mes të cilave, pabarazia në të drejtat dhe shëndetin seksual dhe riprodhues, eleminimi i së cilës orienton politikat shëndetsore të vendeve drejt një analize dhe menaxhimi më të mirë të situatës, në këtë aspekt.

“Gjendja e Popullsisë së Botës 2024” (State of World Population-SWOP2024), është raporti i Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues – UNFPA, - analiza më e fundit e progresit në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues, që hedh dritë mes të tjerash edhe mbi disa nga shifrat kyçe për Shqipërinë, ku përmirësimi i shëndetit seksual dhe riprodhues vazhdon të jetë një qëllim i rëndësishëm, duke reflektuar përparimin dhe sfidat në këtë fushë.

Sipas të dhënave të raportuara për vitin 2024, Shqipëria ka një raport të vdekshmërisë amtare prej 8 për 100,000 lindje të gjalla, një tregues i rëndësisë së kujdesit shëndetësor për gratë gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

Në Shqipëri, 100% e lindjeve janë të mbikqyrura nga personel shëndetësor i kualifikuar, përfshirë mjekë, infermiere dhe mami, çfarë dëshmon nivelin e kujdesit shëndetësor në momentin e lindjes, një faktor ndikues në uljen e vdekshmërisë amtare.

Sa i takon përdorimit të metodave të ndryshme për planifikimin familjar në vend, në vitin 2022, prevalenca e kontraceptivëve për gratë në moshën 15-49 vjeç për çdo metodë ishte 33%, ndërsa për metodat moderne ishte 45%.

Një shifër tjetër ilustruese e Raportit është se në vitin 2024, nevoja e paplotësuar për planifikim familjar për gratë në moshën 15-49 vjeç ishte 6%, çka tregon nivelin e nevojës së gruas për shërbime të planifikimit familjar dhe aksesin në kontraceptivë modernë.

Ndërsa progresi është i dukshëm në disa fusha, me rëndësi mbetet adresimi i sfidave për të siguruar që të gjithë qytetarët pjesë e kategorive të ndryshme shoqërore, ekonomike dhe gjeografike,të kenë akses të barabartë në shërbime shëndetësore e në të drejtat seksuale dhe riprodhuese, pasi sipas raportit dallimet midis rajoneve dhe zonave të ndryshme janë evidente.

Për të adresuar këto sfida, sipas shifrave të SWOP2024, 12% e kërkesës për planifikim familjar të grave është e plotësuar me metoda moderne. Në mënyrë të rëndësishme, rreth 16% e grave dhe 12% e grave të martuara ose në bashkëjetesë gëzojnë mbështetje ligjore për aksesin në kujdesin e shëndetit seksual dhe riprodhues, informacion dhe arsim, ndërsa indeksi i mbulimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor universal është 79 për të gjitha gratë dhe 64 për gratë e martuara ose në bashkëjetesë. Këto shifra tregojnë për progres, por edhe për sfida të vazhdueshme në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues në Shqipëri.

Në Shqipëri, përpjekjet për të përmbushur qëllimet e Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD), si pjesë e angazhimeve për të arritur Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm janë të vazhdueshme në fushën e të drejtave për barazi dhe zhvillim të kapitalit njerëzor.

Raporti SWOP2024  fakton me shifra se në aspektin e marrëdhënieve dhe  vendimmarrjes për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat riprodhuese, 62% e grave kanë marrë vendimet vetë, ndërsa për shëndetin e tyre personal,  kjo shifër është 92%. Në marrëdhënie me përdorimin e kontraceptivëve dhe marrëdhëniet seksuale, 83% dhe 77% e grave respektivisht kanë marrë pjesë në vendimmarrje. Ndërsa në fushën e arsimit, sipas raportit, shkalla e regjistrimit neto total në shkollën 9-vjeçare është 91%, me një indeks barazie gjinore prej 0.95, ndërsa për shkollën e mesme të ulët dhe të lartë, normat e regjistrimit neto total janë 96% dhe 85% respektivisht, me indekse barazie gjinore prej 0.94 dhe 0.96.

Raporti SWOP2024 konkludon se këto të dhëna tregojnë për përpjekjet që po bëhen në Shqipëri për të përmbushur qëllimet e ICPD në fushën e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.

SWOP2024 përmbledh një analizë të bërë për mëse 160 vende të botës.

swop2024

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj