17 Prill 2024, 10:44
Nga N.F
Fatjon Bici
ELBASAN- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës në lidhje me vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici. Para Prokurorisë kanë dalë autori dhe bashkëpunëtorët e vrasjes së 15-vjeçari. Ndërkohë ndaj Prokuroria kërkon mbi 30 vite burg për autorin e ngjarjes dhe bashkëpunëtorët.
Më tej bëhet me dije se Prokuroria dha pretencën për 4 te miturit, ku u kërkua 12 vjet burg për Orgito Çarçiu, i cili është i dyshuar si autori i vrasjes dhe nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunëtorët e tij.
Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit qe parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur. Por gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët. Çka do të thotë se do të jetë gjykata që do të llogarisë më tej dënimet e tyre.
Si ndodhi ngjarja?
16-vjeçari Bici u vra me thikë pas një sherri me 4 bashkëmoshatarë. Ai ka qenë në shkollë atë ditë dhe pasi përfundoi mësimin pa kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Mirëpo, si pasojë e goditjeve me thikë, humbi Bici, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.
4 të rinjtë, pas arrestimit nga policia ditën e ngjarjes, në prani edhe të psikologut, rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë, mirëpo vijoi edhe më tej në rrjetet sociale. Në dosjen e prokurorisë, citohen edhe mesazhe të shkëmbyera mes djemve në konflikt në platformën sociale snapchat ku i dërgonin njëri tjetrit thika dhe përforcues grushti e duke thënë se këto mjete do t’i përdornin ndaj njëri-tjetrit dhe për fat të keq kështu ndodhi duke përfunduar në një tragjedi.
fatjon bici burg vrasje
Aktualitet
17 Prill 2024, 10:28
N.F
Olsian Çela
TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela ka raportuar ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokuroris&eu...
Aktualitet
17 Prill 2024, 10:24
N.F
Briken Sinaj dhe Vladimir Kola
GJERMANI- Dy vite pas ekzekutimit të Briken Sinajt te Kodra e Diellit në Tiranë, autori i vrasjes ka &eu...
Aktualitet
17 Prill 2024, 10:16
N.F
Itali
ITALI- Një tjetër shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali në vendin e punës. Sipas raportimeve viktima ësht&...
Aktualitet
17 Prill 2024, 09:50
M.B
Arrestimi
KAVAJA- Një 46-vjeçar është arrestuar në Kavajë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ndaj 46-vje&...
Aktualitet
17 Prill 2024, 09:15
N.F
Foto ilustruese
BELGJIKË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me proceset e tjera të “SKY ECC” të ci...
Aktualitet
17 Prill 2024, 09:12
M.B
Arrestimi
VAU I DEJES- Një 47-vjeçar, banues në Gjirokastër, është arrestuar në Vaun e Dejës, pasi pose...
Aktualitet
17 Prill 2024, 08:06
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe ai për Veprimtarinë Prodhuese e Mjedisin shqyrtuan të martën projektli...
Aktualitet
17 Prill 2024, 07:21
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Dy vitet e fundit, papunësia te të rinjtë është rritur, por të dhënat nga anketat e INSTAT ...
Aktualitet
17 Prill 2024, 07:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) njoftoi së fundmi se Komisioni Europian po çon para pro...
Aktualitet
17 Prill 2024, 07:18
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit ...