LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ishuj artificialë” BIRN: Qeveria i jep KKT- së edhe menaxhimin e hapësirës detare

Sipas draftit, këtij organi do t'i bashkohet jepet e drejta e zhvillimit të hapësirës ujore të vendit duke i ndryshuar emërtimin në “Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit” (KKTU), si dhe të krijojë një mekanizëm të përshpejtuar për aplikuesit për leje ndërtimi, ku çdo dokument që duhet nga agjencitë dhe institucionet e tjera shtetërore do të sigurohet nga një sekretariat teknik i posaçëm

17 Prill 2024, 08:06 Nga N.F
“Ishuj artificialë” BIRN: Qeveria i jep KKT- së edhe
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe ai për Veprimtarinë Prodhuese e Mjedisin shqyrtuan të martën projektligjin e qeverisë për ndryshimin e ligjit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, një draft propozimesh që parashikon “one stop shop” për aplikimet me leje dhe shtim kompetencash për Këshillin Kombëtar të Territorit.

Sipas draftit, këtij organi do t'i bashkohet jepet e drejta e zhvillimit të hapësirës ujore të vendit duke i ndryshuar emërtimin në “Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit” (KKTU), si dhe të krijojë një mekanizëm të përshpejtuar për aplikuesit për leje ndërtimi, ku çdo dokument që duhet nga agjencitë dhe institucionet e tjera shtetërore do të sigurohet nga një sekretariat teknik i posaçëm.

KKTU, sipas ndryshimeve, do të miratojë leje dhe autorizime për përdorimin e burimeve ujore, ndërtimin e porteve, ishujve artificialë në det, strukturat mbrojtëse, etj., si dhe hartimi i “Planit Kombëtar të Hapësirës Detare”.

Po ashtu, nën një nen të cilësuar “stimuj zhvillimi” projektligji parashikom “procedura të përshpejtuara apo incentiva zhvillimi për investitorë apo kërkesa të caktuara” në dy raste; investime strategjike dhe zhvillime komplekse brenda brezit bregdetar.

Deputetët e opozitës kundërshtuan ndryshimet duke akuzuar qeverinë dhe mazhorancën se po krijojnë ligje me porosi që u shërbejnë vetëm pak personave. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se ligji i zgjeron kompetencat kryeministrit dhe trajton në mënyrë të pabarabartë qytetarin e thjeshtë me investitorin strategjik.

“Olta Xhaçka, ka një trajtim krejt preferencial kur ndërton hotelin 5 milion euro, në tokë të vjedhur me letra të falsifikuara në raport me një qytetar që kërkon të rregulloje nje çati apo një dritare”- tha ai duke iu referuar procedurave të përshpejtuara.

Po ashtu, sipas Bardhit, parashikohet legalizimi i paligjshmërisë dhe shmangia e përgjegjësisë penale për këto kadegori. Deputetja Dhurata Çupi kërkoi tërheqjen nga rendi i ditës dhe dhënien kohë opozitës për të sjellë propozimet e veta nen për nen për projekligjin, kërkesë që u pranua nga mazhoranca në komisionin e Ligjeve.

Edhe në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin pati kundërshti nga opozita. Sipas deputetit Lefter Gështenja projektligji i merr kompetencat pushtetit vendor në ndryshimet e planeve ekzistuese duke forcuar kompetencat e kryeministrit.

“Bashkimi i territorit me ujin lidhet me investimet strategjike që kryeministri të ketë dorë të hekurt edhe në bregdet”- tha ndër të tjera ai.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, mbrojti propozimet si një zgjidhje efikase për të kursyer kohën dhe burimet njerëzore me krijimin e komisariatit teknik që do të zgjidhë çdo leje dhe dokument që duhet për aplikimet në pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Ndërsa në lidhje me bashkimin e ujit me territorin ajo tha se kjo ishte “racionale”, pasi edhe Këshillin Kombëtar të Ujit e drejton po kryeministri dhe në përbërje ka pak a shumë të njëjtën anëtarë me KKT-në.

“KKTU do të ketë vendimmarrje për hapësirën ujore që lidhen me kërkesat për zhvillim”- tha ajo.

Këshilli Kombëtar i Territorit është organi vendimmarrës që harton dokumentet e planifikimit të territorit dhe vendos për dhënien e lejeve të ndërtimit apo leje zhvillimore në gjithë territorin e vendit. Me një vendim të kontestuar disa javë më parë Kuvendi i dha këtij organi edhe kompetencat për të vendosur për zhvillimin e strukturave turistike dhe infrastrukturore edhe brenda territorit të Zonave të Mbrojtura.

Marrë nga BIRN

kkt hapsire detare menaxhim ishuj artificial

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët