LIVE UPDATES
Aktualitet

Varrezat e Durrësit “Tokë e xanun”! Vazhdon zënia e vendeve bosh, një i vdekur me 3-4 varre

Në të gjithë pjesën e varrezave të reja, ka shumë vende të betonizuara. Pa emra, numra apo të dhëna që përdoren për një varr normal.  Kamera e Fiks Fare shkoi në parcelën ku janë varrosur personat që kanë ndërruar jetë në vitin 2023. Në të gjithë këtë parcelë, ka vende të prenotuara dhe të zëna. Është hedhur vetëm beton, s’ka emra, foto apo data!

16 Prill 2024, 22:06 Nga r.ll
Varrezat e Durrësit “Tokë e xanun”! Vazhdon zënia e
varrezat e durresit

DURRËS- Emisioni Fiks Fare  ka sjell për vite investigime mbi mënyrën se si blihej një vend varri në varrezat e Durrësit. Në varreza mbizotëron kaosi. Tabloja është edhe më keq se e një viti më para, vendet janë të zëna me rrethime korniza betoi, një person figuron në 3-4 varre, vende bosh të prenotuara. Askush nuk ndërhyn edhe pse në regjistra nuk është shkruar asgjë. Ama ajo që të bie në sy është se në regjistër është lënë vend bosh për to.

Fiks Fare u rikthye pas 9 muajsh sërish në varrezat e reja siç njihen ndryshe në Durrës. Dhe veç varreve bosh të prenotuara apo blerë nga individë të ndryshëm në mënyrë të jashtëligjshme situata është përkeqësuar. Varret bosh jo vetëm që nuk ishin prishur siç u ishte premtuar gazetarëve 9 muaj më parë, por numri i tyre ishte shumëfishuar edhe në hapësirën e varreve të reja.

Fiksi faktoi me figurë e zë vende bosh të korrnizuara me beton dhe pa emër e foto. Pak metra më tutje vendi sapo ishte zënë pasi betoni ende nuk ishte tharë mirë. Ka dhe vende ende të pa rrethuara por që mbi to janë vënë vazo si për të treguar që është i zënë.

Në të gjithë pjesën e varrezave të reja, ka shumë vende të betonizuara. Pa emra, numra apo të dhëna që përdoren për një varr normal.  Kamera e Fiks Fare shkoi në parcelën ku janë varrosur personat që kanë ndërruar jetë në vitin 2023. Në të gjithë këtë parcelë, ka vende të prenotuara dhe të zëna. Është hedhur vetëm beton, s’ka emra, foto apo data!

Një tjetër vend është betonizuar kohët e fundit. Sërish i njëjti fenomen; pa emër dhe pa asnjë shenjë dalluese se aty prehet dikush. Vendi i prenotuar ndodhet në parcelën ku janë varrosur personat që kanë ndërruar jetë në vitin 2024.

Në hyrje të varrezave, pikërisht pas Kishës, Fiksi faktoi disa muaj më parë se emri i një personi që kishte ndërruar jetë rezultonte në dy vende njëkohësisht. I njëjti fenomen vijonte në të gjithë varrezat e Durrësit, në Spitallë. Madje, emri i një personi rezultonte edhe në 3 vende të prenotuara! Persona që kishin vdekur në 2014 apo edhe në 2019 ngjitur kanë varre me po të njëjtat të dhëna e fotografi.

Me faktet e mbledhura Fiksi iu drejtua Ndërmarrjes së Shërbimit Komunal Durrës në këto varreza. Tekniku i vënë në dijeni nga gazetarët e Fiksit i shoqëron për tek vendet që Fiksi ka konstatuar. Gjatë inspektimit tekniku shprehet se dikur në 2001 ishte e lejueshme që mund të paguaje një faturë pranë komunales dhe të zeje vend varri, por që nuk funksionon më kështu prej kohësh. Pasi i shohin vendet e zëna nëpër parcela tekniku bashkë me Fiksin kontrollojnë në regjistra se si janë të regjistruara këto varre.

Në regjistra Fiksi vë re se ndërmjet tyre ka shumë rreshta të lëna pa plotësuar, pra të lëna bosh apostafat për persona të tjerë që do të regjistroheshin më vonë. Këtë Fiksi e faktoi me emrin e një zonjës ku në varrë shkruhej se kishte vdekur në vitin 2019, por që në regjistër nuk figuronte askund. Por tekniku i gjetur në befasi si dhe i ri në pozicionin e punës shprehet se mund të jetë e regjistruar në ndonjë regjistër tjetër.

Këtu Fiksi i shtron një tjetër pyetje teknikut se përse në regjistrin e vitit 2004 rezulton i regjistruar një dikush që ka ndërruar jetë në vitin 2011. Dhe ai është regjistruar në këtë regjistër në një nga vendet e lëna bosh pasi ndryshon shkrimi, boja etj. Kurse e ndjera që rezultonte në 3 varre tekniku tregon se është varrosur në parcelën nr 1, ndërkohë në regjistër rezulton në parcelën nr 15, që është lart në kodër.

Aty Fiksi nuk e konstatoi, por që tashmë e ndjera del në 4 varre. Tekniku i vënë para fakteve të pakundërshtueshme shprehet se në terren dhe në regjistra ka shumë gabime.” Në dijeninë time vetëm dy varre janë betonizuar, kamë vënë në dijeni përgjegjësin dhe do prishen. Për të tjera nuk di të të jap përgjigje.

Këtu ekziston akoma ligji i xhunglës. Këtu është abuzuar shumë. Ka ekzistuar ligji i të fortit, apo ka ekzistuar ligji i lekut apo mikut. Juve atë e kapët çfarë të të them unë” përfundon tekniku duke lënë të kuptohet se abuzimet bëhen.  Ndonëse pas një denoncimi që Fiksi ka bërë më parë një ish teknik është arrestuar ,  fenomeni i shitjeve apo zënieve të vendeve të varreve vazhdon./Top Channel

varrezat e durresit

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën