30 Janar 2026, 15:19
Nga D.S
Foto nga malli i dyqanit
TIRANË- Një 29-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se, kryente biznes dike shitur mallra me logo false të markave luksoze. Sipas njoftimit të policisë, operacioni i koduar "Etiketa" është kryer në rrugën “Sulejman Delvina”, dhe u arrestua pronari i dyqanit, Hysen Ramaj, 29 vjeç.
Si provë materiale u sekuestruan edhe mallrat e gjetura, kryesisht çanta, syze, ora dhe veshje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.
Njoftimi i policisë:
"Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Etiketa”. Zbulohet një tjetër subjekt, ku shiteshin produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje. Arrestohet pronari i dyqanit në rrugën “Sulejman Delvina”.
Sekuestrohen mallrat. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit u arrestua pronari i dyqanit, shtetasi H. R., 29 vjeç, banues në Tiranë. Në këtë subjekt, gjatë kontrolleve, u gjetën mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false. 29-vjeçari nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave. Gjithashtu, dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjen e tyre, me qëllim shmangen e detyrimeve tatimore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", shkruhej në njoftim./Dosja.al
shiste veshje çanta syze dhe ora false arrestohet pronari 29-vjeçar i dyqanit në tiranë hysen ramaj
Aktualitet
30 Janar 2026, 14:59
D.S
Kostandin Nishku
GREQI- Policia ka arrestuar 59-vjeçari Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., i dënuar me ...
Aktualitet
30 Janar 2026, 14:48
I.A
Elvis Doçi
TURQI- Vëllai i Visit të Pojës, Elvis Doçi, Bledar Doçi është arrestuar ditën e sotme n&...
Aktualitet
30 Janar 2026, 14:46
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Drejtoresha e Tatim Taksave të Durrësit, Ina Bella është larguar nga detyra ditën e sotme. Bëhet ...
Aktualitet
30 Janar 2026, 13:17
E.d
Foto ilustruse
DIBRA- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka ka dhënë ditën e sotme dorëheqje...
Aktualitet
30 Janar 2026, 12:46
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përcaktuar kuotat për Shkollën e Magjistraturës për vitin ...
Aktualitet
30 Janar 2026, 12:08
E.d
Foto ilustruse
LEZHA- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Milot-Morinë. Tre automjete janë përplasur me nj&e...
Aktualitet
30 Janar 2026, 12:02
E.d
Foto ilustruse
FIER- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar në qytetin e Fierit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi&nb...
Aktualitet
30 Janar 2026, 11:30
E.d
Foto ilustruse
BULQIZË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 58-vjeçar në Bulqizë. Ai u arrestua nga forcat blu, pas...
Aktualitet
30 Janar 2026, 11:30
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në në rrugën “Kastriotët”...
Aktualitet
30 Janar 2026, 11:25
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia e Shtetit ka informuar qytetarët në lidhje me raste të mashtrimeve online që kanë të...