30 Janar 2026, 11:30
Nga E.d
Foto ilustruse
BULQIZË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 58-vjeçar në Bulqizë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me thikë djalin e tij 29-vjeçar.
Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës i përdorur nga autori. 29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Plagosi me mjet prerës (thikë) djalin e tij, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes.
Arrestohet autori dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Rreth orës 23:00, të datës 29 janar 2026, në fshatin Ostren, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës, ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë shkuar në vendngjarje, ku falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, si dhe kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin B.N., 58 vjeç. Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori. 29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
bulqize 58-vjeçar plagosje
Aktualitet
30 Janar 2026, 11:30
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në në rrugën “Kastriotët”...
Aktualitet
30 Janar 2026, 11:25
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia e Shtetit ka informuar qytetarët në lidhje me raste të mashtrimeve online që kanë të...
Aktualitet
30 Janar 2026, 10:22
I.A
Irena Gjoka
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rendin e ditës shqyrtimin e dokumentave që janë paraqitiu...
Aktualitet
30 Janar 2026, 09:48
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Sipas mediave italiane, një automjet është...
Aktualitet
30 Janar 2026, 09:21
E.d
Foto ilustruse
SHIJAK- Policia ka arrestuar ditën e sotme Festim Kecin, me qëllim ekstradimi e tij në Itali. Keci u arrestua nga ...
Aktualitet
30 Janar 2026, 09:05
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 49-vjeçar në qytetin e Korçës. Ai u ar...
Aktualitet
30 Janar 2026, 08:46
E.d
Foto ilustruse
KUKËS- Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 06:15 në aksin rrugor Shishtavec–Kukës. Nj&...
Aktualitet
30 Janar 2026, 08:17
E.d
Foto ilustruse
Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjek...
Aktualitet
30 Janar 2026, 07:41
E.d
Foto ilustruse
Milionat e ndara prej vitesh nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës - të menduara si mbështetje pë...
Aktualitet
30 Janar 2026, 07:32
E.d
Foto ilustruse
Kompania furnizuese me energji elektrike, ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.3 pë...