Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Furnizuesi i Shërbimit Universal i energjisë elektrike në Kosovë, KESCO ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRRE) aplikimin për përcaktimin e të hyrave të lejuara maksimale për vitin 2026.
Kompania furnizuese me energji elektrike, ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.3 për qind për vitin 2026. Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe tani i takon këtij institucioni të vendosë.
Furnizuesi i Shërbimit Universal i energjisë elektrike në Kosovë, KESCO ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRRE) aplikimin për përcaktimin e të hyrave të lejuara maksimale për vitin 2026.
KESCO ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.4 për qind për vitin 2026.
Sipas dokumentit të dorëzuar nga KESCO, i cili përmban analizën e kostove dhe projeksionet financiare për vitin e ardhshëm, nevojat financiare të furnizuesit tejkalojnë vlerat e të hyrave të miratuara për vitin 2025, duke sugjeruar një rritje të tarifave për konsumatorët, në mënyrë që të mbulohen kostot operative dhe të tjera të lidhura me sigurimin e furnizimit me rrymë.
Nga aplikimi rezulton se të hyrat e propozuara për vitin 2026 arrijnë në rreth 528.78 milionë euro, krahasuar me rreth 435 milionë euro në vitin 2025.
Ky ndryshim çon në rreth 21 % rritje të çmimeve të energjisë elektrike nëse ky propozim miratohet në formë të tillë.
ZRRE është në proces të shqyrtimit të këtyre aplikimeve, dhe ende nuk ka vendosur zyrtarisht nëse do të miratojë rritjen e kërkuar, apo do ta refuzojë.
Në vitin 2023, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) kishte miratuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind, ndërsa në vitin 2025 tarifat u shtrenjtuan për 16.1 për qind.
Ndërkohë, gjatë vitit 2024, ZRRE kishte vendosur ulje të tarifave, duke i reduktuar ato për 8 për qind për konsumatorët familjarë që shpenzonin mbi 800 kilovat-orë në muaj, si dhe për 3 për qind për konsumatorët komercialë dhe industrialë.
Aktualisht, tarifa ditore për konsumatorët familjarë që shpenzojnë më pak se 800 kilovat-orë në muaj është 9.05 centë për kilovat-orë, ndërsa tarifa e natës për këtë kategori është 3.88 centë për kilovat-orë.
Për energjinë e shpenzuar mbi pragun e bllokut prej 800 kilovat-orësh, çmimi gjatë ditës arrin në 15.43 centë për kilovat-orë, ndërsa gjatë natës është 7.28 centë për kilovat-orë./Monitor.al
Foto ilustruse Zona e Labërisë dhe konkretisht tre fshatra të saj Salaria, Gusmari dhe Progonati janë bërë pjesë e proje...
Foto ilustruse Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistem...
Foto ilustruse TIRANË-Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrue...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për hetimet e SPAK ndaj Bankers Petroleum. E ftuar në emisionin "Të Paekspo...
Dhimitër Meci GREQI– Personi që shihni në foto është 46-vjecari Dhimitër Meci, nga Labova e Gjirokastrës...
Foto ilustruse TIRANË- Ushqimi për foshnja “Aptamil AR2”, është hequr nga tregu, menjëherë pas vendimi t&eum...
foto ilustruese GREQI- Një shqiptar i cili po vuante dënimin në burg grek është sulmuar me thikë në burgun e Malandrinos...
BRUKSEL- Gazeta belge, LA LIBRE ka raportuar se sot në Bruksel është mbajtuar seanca për nëntë persona e vrasjes së Ar...
Foto ilustruse GJERMANI- Policia gjermane ka zbuluar një plantacion kanabisi në Rastenberg. Mediat gjermane shkruajnë se pas tij fshihe...
Ilir Pilku TIRANË- Eksperti i sigurisë ushqimore, Ervin Resuli ka reaguar pas deklaratave të ekspertit të bujqësisë Ilir...