Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas policisë Kosta Nini dyshohet se gjatë punës në banesën e tij me troko, ka shkaktuar zjarr.
KAKAVIJË- Një 39-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është autori i zjarrvënies së djeshme në fshatin Kakavije. Sipas policisë Kosta Nini dyshohet se gjatë punës në banesën e tij me troko, ka shkaktuar zjarr. Nga ky rast, flakët, të favorizuara nga era e fortë, kanë rrezikuar jetën e banorëve si dhe kanë djegur 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore.
Njoftimi i policisë:
Dropull/Identifikohet dhe nxirret përpara përgjegjësisë penale, autori i zjarrvënies së djeshme, në fshatin Kakavije. Gjatë punës me troko, ndezi zjarr që rrezikoi jetën e banorëve, si dhe dogji 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore, arrestohet 39-vjeçari.
Banorët u evakuan nga shërbimet e Policisë, ndërsa zjarri u shua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të Zjarrfikëses, Policisë së Shtetit, FRONTEX-it dhe Forcave të Armatosura, të asistuara nga helikopterë të autoriteteve greke. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në fshatin Kakavije kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. V., 39 vjeç, banues në këtë fshat.
Nga këto veprime rezultoi se 39-vjeçari, gjatë punës në banesën e tij, me troko, ka shkaktuar zjarr, i cili i favorizuar nga era e fortë, ka rrezikuar jetën e banorëve në fshatin Kakavije, si dhe ka djegur 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Foto ilustruese KORÇA- Një 55-vjeçar Në Korçë dyshohet se ka rënë nga skela ndërkohë që po kry...
Foto ilustruese TIRANA- Dy persona të shpallur në kërkim janë arretuar në Tiranë si të akuzuar për mashtrime m...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një reagim lidhur situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjat&eum...
Jan Prenga TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm të ...
Holta Zaçaj TIRANA- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, gjatë tryezës së organizuar për prezantimin ...
Banesa FIER- Valbona Rama bashkëshortja e të ndjerit Anesti Rama është arrestuar gjithashtu lidhur me vrasjen e tij. Krimi i r&eum...
Foto nga vendi i ngjarjes SARANDA- Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e 23 korrikut në Sarandë nga ku mësohet se disa t...
Denis Bajri TIRANA- GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për 37-vjeçarin Denis Bajri të ekstra...
Foto nga vendi i ngjarjes VORË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor që lidh Vorë me Durrësin nga ku m&e...
Foto ilustruese KAVAJA- 54-vjeçarja Valjeta Beni është arrestuar në Kavajë pasi ishte shpallur në kërki...