LIVE UPDATES
Aktualitet

Zaçaj në prezantimin e Kodit Penal: Ligji penal duhet të jetë parzmore për qytetarin, jo shpata e shtetit

Ajo theksoi se Kushtetuta është kufiri dhe themeli mbi të cilin duhet të ndërtohet çdo normë penale, ndërsa të drejtat, liritë dhe garancitë kushtetuese janë telajoja ku shkruhen këto norma.

25 Korrik 2025, 11:19 Nga M.B
Zaçaj në prezantimin e Kodit Penal: Ligji penal duhet të
Holta Zaçaj

TIRANA- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, gjatë tryezës së organizuar për prezantimin e ndryshimeve në Kodin e Ri Penal, theksoi se Kodi Penal nuk duhet të shihet thjesht si një listë ndalimesh, por si gramatika morale e shtetit dhe pasqyra e ndërgjegjes sonë kombëtare.

“Nuk ka tirani më të egër sesa ajo që ushtrohet nën mburojën e ligjit dhe në emër të drejtësisë,” duke cituar Montesquieun,  kreu i Kushtetueses dha një mesazh të drejtpërdrejtë mbi nevojën për kujdes në legjislacionin penal.

Ajo theksoi se Kushtetuta është kufiri dhe themeli mbi të cilin duhet të ndërtohet çdo normë penale, ndërsa të drejtat, liritë dhe garancitë kushtetuese janë telajoja ku shkruhen këto norma.

“Vetë normat penale janë tregues i nivelit të qytetarisë së një kombi,” deklaroi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë tryezë, ku morën pjesë krerët më të lartë të institucioneve të shtetit, drejtues të organeve të drejtësisë, ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, znj. Zaçaj nënvizoi rolin e Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se kjo Gjykatë nuk qeveris dhe as nuk harton ligje. Detyra e saj është të ruajë Kushtetutën dhe të sigurojë që çdo ligj të matet me standardin më të lartë të drejtësisë.”

“Ju siguroj se kjo Gjykatë nuk është tërhequr kurrë nga kjo përgjegjësi dhe nuk do të tërhiqet as në të ardhmen,” përfundoi fjalën e saj Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Fjala e plotë e Holta Zaçajt:

Ka momente në historinë e një kombi kur reforma legjislative bëhet më shumë se një akt institucional. Ajo bëhet një pasqyrë  jo e fuqisë sonë për të shkruar ligje, por e aftësisë sonë për të reflektuar. Jo e kontrollit tonë mbi shkeljet, por e urtësisë sonë në përballjen me to. Sot, me hartimin e Kodit të ri Penal të Shqipërisë, ndodhemi pikërisht në një moment të tillë. Kodi Penal nuk është thjesht një listë ndalimesh; është gramatika morale e shtetit, pasqyra e ndërgjegjes sonë kombëtare. Ai na tregon se çfarë na frikëson, çfarë dënojmë dhe, ndoshta më e rëndësishmja si zgjedhim të përgjigjemi ndaj së keqes, jo me hakmarrje, por me drejtësi.

Një shoqëri nuk gjykohet vetëm nga mënyra se si mbron të pafajshmit, por edhe nga dinjiteti që u garanton të akuzuarve. Sepse, në të vërtetë, drejtësia nuk është vetëm ndëshkim për të keqen, por edhe mënyra se si trajtojmë dobësinë njerëzore, se si balancojmë interesin e rendit publik me paprekshmerine e të drejtave individuale. Në këtë kuptim, Kodi i ri nuk është vetëm një tekst ligjor. Ai është një provë: për institucionet tona, për pjekurinë tonë politike, dhe për aftësinë tonë për të vendosur parimet mbi pasionet.

Dispozitat e këtij Kodi do të dëgjohen jo vetëm në sallat e gjyqeve dhe në media, por edhe në vendet ku kamerat nuk shkojnë në qelitë e paraburgimit, në heshtjen e një marrjeje në pyetje gjatë natës, në jetën e një të riu, fati i të cilit do të varet nga zbatimi i drejtësisë, jo nga teksti i saj. Nëse ky Kod do t’i shërbejë Shqipërisë, nuk duhet t’i shërbejë pushtetit. Nuk duhet të jetë dhe as të bëhet një mjet frike apo ndasie. Duhet të jetë parzmorja mbrojtëse e qytetarit, JO shpata e shtetit. Duhet të mbrojë sundimin e ligjit, JO sundimin e ligjvenesve.

Të nderuar kolegë,

Ne nuk reformojmë sepse bota na sheh. Reformojmë sepse i detyrohemi vetes që të ndërtojmë një sistem drejtësie penale, çka nuk është vetëm një angazhim formal por një ambicie morale e shoqërisë sonë. Ndaj, ky Kod Penal, nëse zbatohet me përkushtim na afron më shumë me idealet juridike dhe njerëzore që ndodhen në zemër të kulturës kushtetuese evropiane: proporcionaliteti, siguria juridike, rehabilitimi, ligjshmëria, drejtësia, dhe mbi të gjitha, paprekshmëria e dinjitetit njerëzor. Por të mos e ngatërrojmë përputhshmërinë teknike me reformën e vërtetë. Thelbi i drejtësisë nuk është konformiteti por besimi te vlerat kushtetuese, te guximi për të vepruar sipas parimeve kur askush nuk të sheh, si dhe forcimi i atyre parimeve edhe kur të gjithë janë duke të parë.

Gjykata Kushtetuese nuk qeveris dhe as nuk shkruan ligje. Ajo ruan Kushtetutën duke siguruar që çdo ligj, pavarësisht qëllimit të tij të matet me standardin suprem të drejtësisë. Dhe ju siguroj: kjo Gjykatë nuk është tërhequr kurrë nga kjo përgjegjësi dhe nuk do të tërhiqet as në të ardhmen. Në fakt, gjatë viteve, nëpërmjet vendimeve të saj, Gjykata ka formësuar rendin juridik dhe ka zhvilluar vetë kuptimin e drejtësisë në Shqipëri. Ajo: Ka Shfuqizuar dispozitat që shkelnin parimin e dënimit të individualizuar, për rrjedhojë kufizonin të drejtën e gjyqtarit për të përcaktuar dënimin sipas rrethanave të personit; Ka Shfuqizuar dënimet e paqarta apo të shpërpjesëtuara, që nuk përmbushin standardet e sigurisë juridike dhe të dinjitetit njerëzor; Ka Kujtuar kufijtë e pushtetit ligjvënës në çështjet penale, duke theksuar se edhe qëllime të tilla të larta si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrusionit, nuk justifikojnë ligje spontane apo të pakonsultuara.

Të mos harrojmë se ishte kjo Gjykatë që shfuqizoi dënimin me vdekje në vitin 1999 — jo vetëm si një dispozitë ligjore, por si një plagë morale. Ai vendim nuk ishte vetëm një akt juridik. Ishte një vendim historik - Ishte një deklaratë: se edhe faji më i rëndë nuk ia heq njeriut njerëzoren.

Po ashtu, Gjykata ka folur qartë edhe për të drejtat procedurale, sidomos përballë zhvillimeve të vrullshme teknologjike dhe nevojave në ndryshim të shoqërisë: Në një çështje që përfshinte një gazetar, Gjykata rikonfirmoi lirinë kushtetuese të shprehjes dhe lidhur me të mbrojtjen e burimeve konfidenciale. Në atë rast ajo theksoi edhe se normat e vjetruara procedurale per te dhenat kompjuterike nuk mund të bëhen mjete të ndërhyrjes shtetërore në epokën dixhitale; Gjykata vijon të shqyrtojë edhe kuptimin kushtetues të “korrespondencës” në kontekstin e komunikimeve elektronike, duke pasur parasysh se privatësia nuk duhet lënë pas nga teknologjia; Në çështje që lidhen me masat parandaluese ndaj deputetëve apo qytetarëve, Gjykata ka mbrojtur lirinë personale nga kufizime të pajustifikuara; Në rastet e sekuestros preventive, ajo ka theksuar se sanksionet nuk mund të jenë të shumëfishta dhe të paqarta, por duhet të jenë të sakta dhe të arsyetuara ligjërisht.

Gjykata ka vënë në dukje se ligji penal duhet të jetë i menduar, i studiuar dhe i debatuar. Ligjet shpesh gjykohen nga qëllimet, megjithatë drejtësia e vërtetë shihet në mënyrën se si zbatohen ato, në aksesin efektiv të qytetarëve, në trajtimin e barabartë të tyre. Duke përshëndetur Ministrinë e Drejtësisë për iniciativën e marrë do të doja të kujtoja se ka ende boshllëqe ligjore në legjislacion që nuk janë plotësuar, siç është rasti i nenit 377 ne lidhje me disponimin e pasurise me testament në Kodin Civil për të cilin Gjykata konstatoi papajtueshmëri me Kushtetutën për shkak të boshllëkut ligjor dhe detyrimin për plotësim brenda 1 viti, por që vijon të mbetet pa ndërhyrje. Një boshllëk i tillë nuk garanton rendin — por pasigurinë. Dhe pasiguria në ligj është një formë padrejtësie.

Po kështu nëpërmjet vendimmarrjes së saj Gjykata Kushtetuese ka vënë në dukje edhe ekzistencën e problemeve sistemike sic janë: Mungesa e mjeteve efektive për të shmangur zvarritjen e proceseve gjyqësore dhe garantuar efektivitetin e instrumenteve ligjor mbrojtës; Nevoja për mekanizma më të qartë njoftimi të vendimeve nga Gjykata e Lartë, cka ndikon drejtpërdrejt në aksesin e qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese por edhe sigurine juridike te paleve.

Reforma Ligjore, pra, nuk është një faqe e kthyer. Është një kapitull që ende po shkruhet. Ligjet nuk mbahen mend për mënyrën si janë shkruar — por për mënyrën si zbatohen dhe si ndikojnë jetën e qytetarëve. Me shpresën se ky Kod nuk është thjesht një reformë, por një rinovim i qartësisë sonë morale si komb për drejtësinë penale. Me shpresën se ky Kod do të jetë një ligj i mirë dhe i drejtë, që brezat e ardhshëm të mund të thonë:

-        Me të, Shqipëria zgjodhi drejtësinë jo si shfaqje, por si parim, nuk foli me frikë — por me dinjitet.

-        Këtu ne nuk shkruam vetëm një Kod — por respektuam Kushtetutën.

Në përfundim, dua të theksoj se Kushtetuta është limiti dhe themeli i së drejtës penale; të drejtat, liritë dhe garancitë kushtetuese janë telajo mbi të cilin shkruhen normat penale. Nga ana tjetër, vetë normat penale janë tregues i masës së qytetarisë së një kombi. Le të kujtojmë paralajmërimin e Montesquieu, i cili thote: “Nuk ka tirani më të egër sesa ajo që ushtrohet nën mburojën e ligjit dhe në emër të drejtësisë.” Ky Kod Penal duhet të mbetet një mjet i drejtësisë, JO i forcës. Ky është detyrimi ynë kushtetues.

holta zaçaj

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë