Aksident tragjik në Cërrik/ Dy automjete përplasen më njëra-tjerën, humbin jetën dy persona dhe plagoset një tjetër (EMRAT)
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Posta Shqiptare, e cila ka njoftuar se gjatë verifikimeve në filialin e Durrësit janë evidentuar parregullsi dhe shkelje që lidhen me administrimin e fondeve të shërbimeve të pagesave.
TIRANË- Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar penalisht, pas një kontrolli të kryer në këtë filial, ku dyshohet se janë konstatuar shkelje në administrimin e fondeve. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Posta Shqiptare, e cila ka njoftuar se gjatë verifikimeve në filialin e Durrësit janë evidentuar parregullsi dhe shkelje që lidhen me administrimin e fondeve të shërbimeve të pagesave.
Pas konstatimeve, drejtuesit e Postës Shqiptare kanë marrë masa administrative ndaj personave përgjegjës dhe kanë referuar çështjen për ndjekje penale pranë organit të akuzës, përmes një kallëzimi penal. Sipas burimeve, dyshimet paraprake lidhen me një abuzim financiar që mund të arrijë rreth 3 milionë euro, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë përgjegjësitë dhe masën e dëmit.
Njoftimi i Plotë:
Posta Shqiptare sh.a. informon opinionin publik se, në kuadër të mekanizmave të saj të kontrollit të brendshëm dhe procedurave të monitorimit financiar, Drejtoria e Përgjithshme, nëpërmjet Drejtorisë Ekonomike, bazuar në mospërputhje të konstatuara gjatë rakordimit të fondeve dhe raportimeve financiare, ka ushtruar një kontroll në Filialin Durrës. Nga verifikimet e kryera janë evidentuar parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave. Theksojmë se këto fonde nuk kanë asnjë lidhje me fondet e pensioneve apo me pagesat e pensionistëve.
Menjëherë pas konstatimit të këtyre parregullsive, Posta Shqiptare ka marrë masat e menjëhershme administrative ndaj punonjësve përgjegjës, si dhe ka referuar rastin pranë organit të Prokurorisë, duke depozituar kallëzim penal të shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Posta Shqiptare po bashkëpunon plotësisht me organet ligjzbatuese, duke vënë në dispozicion çdo informacion dhe dokumentacion të nevojshëm për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Vlerësimi i përgjegjësive individuale dhe ndërmarrja e hapave të mëtejshëm proceduralë i takojnë organeve kompetente të drejtësisë.
Ky rast dëshmon funksionimin efektiv të mekanizmave të kontrollit të brendshëm të Postës Shqiptare, të cilët mundësuan evidentimin e parregullsive dhe referimin e menjëhershëm të tyre nga vetë institucioni pranë organeve kompetente. Posta Shqiptare mbetet e vendosur në zbatimin e një politike të tolerancës zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit, shpërdorimit të detyrës apo abuzimit me fondet e institucionit. Integriteti, transparenca dhe mbrojtja e interesit publik mbeten prioritete të panegociueshme të institucionit.
Peter Magyar HUNGARI- Kryeministri hungarez, Peter Magyar ka dhënë një mesazh unifikues nga foltorja e parlamentit, duke deklaruar se ...
TIRANË- Policia e Shtetit ka intensifikuar goditjen ndaj fenomenit të zjarrvënieve, duke raportuar bilancin e periudhës qershor...
rezervuari në fshatin Gjinikas në Bashkinë Maliq KORÇË- Një fenomen shqetësues ka goditur rezervuarin e fshatit G...
Aurora Tila ITALI- Zhvillime të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Piace...
FUSHË- KRUJË- Policia e Fushë-Krujës ka vënë në pranga Riza Mirin, i dyshuari kryesor për plagosjen me thikë...
Renis Dobra TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve ndaj A...
Arjan Ndoja TIRANË-Procesi gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, të akuzuar për atentatin e 1 nëntorit 2019 ...
Todi Llupi FIER- Aktori dhe humoristi i mirënjohur Todi Llupi, një prej figurave më të dashura të Estradës së Fierit wsh...
VLORË- Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e kësaj të marte në kodrat e lagjes “15 Tetori&rdqu...
Hashim Thaçi KOSOVË- Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë liri...