30 Maj 2022, 09:07
Nga DOSJA
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- 5 anëtarë të një rrjeti shqiptar të drogës janë burgosur, pasi u kapën me drogë. Grupi, i udhëhequr nga vëllezërit Elegantin dhe Klerdi Alcani, ishin përgjegjës për prodhimin dhe shitjen e sasive të mëdha të kanabisit në të gjithë verilindjen e Britanisë. Gjatë aksionit u konfiskua edhe një sasi kanabis me vlerë mbi 60,000 £.
Hetimi lidhur me grupin nisi në shkurt të vitit të shkuar, pasi oficerët vunë re një makinë me pamje të dyshimtë, e në momentin kur iu afruan automjetit, gjetën Erdi Haldedën në sediljen e shoferit së bashku me bashkëpunëtorin e tij Olti Gjoni dhe një çantë me 47,574 £, të gjitha para cash.
Kontrollet rutinë zbuluan se Haldeda nuk kishte licencë he makina ishte e regjistruar në një adresë në Glasgoë nën emrin e një bashkëpunëtoreje tjetër, Kayana Dodgson. Haldeda dhe Gjoni u arrestuan dhe u morën në pyetje, ku detektivët i pyetën dhe më pas nisën hetimet. Një kontroll i adresës së Haldeda-s në Faraday Grove në Gateshead gjeti një numër bimësh kanabisi, gati 12.5 kilogramë dhe 15,000 £ të tjera në para të gatshme.
Vëllezërit Alcani u identifikuan shpejt si lojtarët kryesorë në zinxhirin e prodhimit të drogës së klasit B. Erdi Haldeda, 33 vjeç, u shpall fajtor dhe u dënua me 2 vite e 6 muaj, ndërsa Gjoni u burgos për 12 muaj dhe u urdhërua t'i paguante viktimës një shtesë prej 156 £ për posedim të pasurisë kriminale.
Elegantin Alcani, 24 vjeç, u dënua me 2 vite burg për shkak të prodhimit të kanabisit, ndërsa vëllai Klerdi, 25 vjeç, u burgos me 6 vite e gjysmë për shkak të prodhimit të kanabisit dhe posedimit të pasurisë kriminale. E nga ana tjetër Dodgson u burgos për një total prej 9 vitesh e gjysmë.
Marrë nga newcastleworld.com
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
30 Maj 2022, 09:07
Mareglen Metushi
CHIETI- Ai shkoi aq larg sa tmerroi një klient që nuk paguante kokainën duke qëlluar drejt tij, por arma u blloku...
Aktualitet
30 Maj 2022, 08:28
Dosja.al
TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore shpërthim...
Aktualitet
30 Maj 2022, 08:33
Tritol
VLORË- Mëngjesin e sotëm Vlora është “tronditur” nga një shpërthim me tritol. Lënda plasëse...
Aktualitet
30 Maj 2022, 08:13
Familja Kola
FUSHË ARRËZ- Prendushe Kola, Sidorela Kola dhe Emiljana Kola janë personat e familjes Kola të cilët ndërrua...
Aktualitet
30 Maj 2022, 07:58
Makina
VLORË- Mjetit në pronësi të Ermal Kasës iu vu lëndë plasëse. Policia bën të ditur se shpërthi...
Aktualitet
30 Maj 2022, 07:57
Disa afganëve, të strehuar përkohësisht në Kosovë, u është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak ...
Aktualitet
30 Maj 2022, 07:31
TIRANË- Java nis me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb, vendi ynë, mbetet nën dominimin e moti të kthjellët dhe temp...
Aktualitet
30 Maj 2022, 07:16
Shperthimi ne Vlore
VLORË- Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit...
Aktualitet
29 Maj 2022, 22:53
Vajza dhe nena
TIRANË- Prej një muaji që kujdeset për gjyshen e paralizuar, Kristina thotë në “Shihemi në Gjy...
Aktualitet
29 Maj 2022, 22:38
nene e bije
TIRANË- Kristina ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj, Esmeraldën. Shkak i përplasjes s&e...