Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia bën me dije se mes të arrestuarve, njëri prej autorëve në kërkim është për dy vepra të tjera penale.
FUSHË-KRUJË- Një grup kriminal i dyshuar për disa vjedhje është goditur nga policia në Fushë-Krujë. Sipas njoftimit, 4 persona janë arrestuar ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia bën me dije se mes të arrestuarve, njëri prej autorëve në kërkim është për dy vepra të tjera penale. Në njoftim thuhet se denoncimet për grupin kriminal kishin ardhur nga qytetarët dhe se vjedhje kishin ndodhur në Fushë Krujë.
"Shtetasi K. B. u kap në flagrancë teksa drejtonte pa leje një automjet të marrë me qira, të cilin grupi e kishte përdorur për të kryer dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë materiale. U shpallën në kërkim shtetasit G. V., 22 vjeç, L. K., 33 vjeç dhe F. B. (D.), 33 vjeç, banues në Kamzë.
Gjithashtu, si pjesë e këtij grupi u identifikua dhe shtetasi A. R., i arrestuar më herët nga Policia për vjedhje. Nga hetimet e kryera, dyshohet se: Më datë 27.03.2025, të 7 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 16 000 lekë në një subjekt për transferta parash; Më datë 28.03.2025, 6 prej këtyre shtetasve kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan", njofton policia.
Njoftimi:
Fushë Krujë/ Finalizohet operacioni “Formacioni” goditet një grup kriminal i dyshuar për disa vjedhje. Vihen në pranga 4 autorë dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi. Mes të arrestuarve, njëri prej autorëve në kërkim për dy vepra të tjera penale. Si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët dhe hetimeve të kryera pas denoncimeve për vjedhje të ndodhura në Fushë Krujë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Formacioni”.
Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan 7 pjesëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjes, njëri prej të cilëve i arrestuar më herët, të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në Fushë Krujë. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. B., 24 vjeç, (në kërkim dhe për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”), G. L., 33 vjeç dhe K. B., 29 vjeç, të tre banues në Kamzë.
Shtetasi K. B. u kap në flagrancë teksa drejtonte pa leje një automjet të marrë me qira, të cilin grupi e kishte përdorur për të kryer dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë materiale. U shpallën në kërkim shtetasit G. V., 22 vjeç, L. K., 33 vjeç dhe F. B. (D.), 33 vjeç, banues në Kamzë. Gjithashtu, si pjesë e këtij grupi u identifikua dhe shtetasi A. R., i arrestuar më herët nga Policia për vjedhje. Nga hetimet e kryera, dyshohet se:
• Më datë 27.03.2025, të 7 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 16 000 lekë në një subjekt për transferta parash;
• Më datë 28.03.2025, 6 prej këtyre shtetasve kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijojnë hetimet për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Mark Samson ITALIA- Pesoni në foton e mësipërme është Mark Samson ish-i dashuri i 22-vjeçares së vrarë ...
foto ilustruese ITALI- 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gj...
Apartamenti TIRANA- Një apartament i përshtatur si call center ku mashtroheshin të huaja për të investuar në bursa ...
foto ilustruese FIER- Prokuroria e Fierit ka kërkuar sot caktimin e masës “Arrest në burg” për 60-vjeçarin i cili dy...
Ilaria Sulës ITALI- Trupi i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila rezulton e zhdukur q&...
Muhamet Lika KOSOVA- Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas lajmit për vrasjen pranë shtëpisë të polic...
Eria Ago dhe Safet Bajri TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka mbetur në qeli Eria, e dashura e Safet Bajrit, e cila është si e përfshi...
Ilaria Sula ITALI- Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë, është gjetur e vdekur. Mediat vend...
foto ilustruese KUKËS- Afrim Kolgjini dhe Festim Gjeta janë dypersonat që humbën jetën nga aksident tragjik në ...
foto ilustruese KOSOVË- Një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë, para Zyrës së ...