Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas prokurorisë, bëhet fjalë për I.M., i cili, sipas hetimeve, ka shpërndarë në total 111 materiale foto dhe video me përmbajtje seksuale me të mitur në platformat si, “Mobile Streaming”, “TikTok” dhe “Pinterest.com”.
FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një person i cili akuzohet se ka shpërndarë dhe ruajtur materiale me përmbajtje seksuale me të mitur në disa platforma të rrjeteve sociale. Sipas prokurorisë, bëhet fjalë për I.M., i cili, sipas hetimeve, ka shpërndarë në total 111 materiale foto dhe video me përmbajtje seksuale me të mitur në platformat si, “Mobile Streaming”, “TikTok” dhe “Pinterest.com”.
Gjykata ka miratuar kontrollin personal dhe të banesës së të dyshuarit, si dhe sekuestrimin e dy aparateve celularë “smartphone”, duke lejuar edhe aksesin për kontrollin e të dhënave të ruajtura në to. Nga pajisjet tekniko-kompjuterike të sekuestruara janë zbuluar 30 video dhe 125 imazhe me përmbajtje pornografike me të mitur, në moshë 10–12 vjeç.
Njoftimi i policisë:
"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim, shtetasin I.M për veprën penale “Pornografia”, parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 117 të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1433 të vitit 2025, regjistruar mbi bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, u evidentua se i pandehuri I.M kishte në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale si “Mobile Streaming, Tik Tok, Pinterest.com” në total 111 materiale foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur në internet.
Me kërkesë të prokurorisë u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kontrolli personal dhe i banesës për autorin e dyshuar pandehurit, si dhe sekuestrimi i aparateve celular “Smartphone”, së bashku me të drejtën mbi hyrjen dhe inspektimin e të dhënave në këtë pajisje elektronike për qëllim të veprës penale “Pornografia”, parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 117 të Kodit Penal.
Nga ekspertiza tekniko-kompjuterike për dy aparatet celular “Smartphone” të sekustruar nga kontrolli personal i të pandehurit, u arrit të zbulohen një numër i konsiderushëm foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur në internet, me fëmijë në moshë të prezumuar 10-12 vjeç.
Hetimi ka zbuluar gjithashtu se këto materiale pornografike me të mitur kishin burime të ndyshme nga të cilat ishin ruajtur në memorien e pajisjeve elektronike, konkretisht nga komunikime “Chat” të instaluara në telefon, nga navigimi i përdoruesit në internet dhe imazhe të fiksuara direkt nga ekrani i celularit. Në total janë gjetur 30 video dhe 125 imazhe me përmbajtje pornografike me të mitur, të cilat kryesisht janë shkarkuar nga aplikacioni “Telegram”.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin integritetin fizik, psikik dhe mirërritjen e fëmijëve, në çfarëdo mekanizmi të kryerjes dhe shpërndarjes së veprimeve abuzuese me fëmijët."/Dosja.al
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 21 persona mes tyre katër të mitur, për sulme ndaj policisë dhe shkat...
Foto nga protesta TIRANË- Rreth 20 persona janë arrestuar nga policia në lidhje me protestën e opozitës një ditë m&...
Foto nga vendngjarja TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se gjatë orëve të m...
foto ilustruese Shqipëria vazhdon të ketë performancë nën mesataren rajonale dhe ndërkombëtare në arsimin profesion...
Foto ilustruese Dita e sotme do të mbizotërohet nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën m...
Mandatet e rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës: mbrojtje kushtetuese e përfaqësimit politik apo instrument p...
KUKËS- Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Kukësit. Tërmeti ra në ...
Foto ilustruse TIRANË- 13 persona janë shoqëruar nga policia, për shkak të protestës kombëtare të opozitës. P&...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Efektivët e policisë kanë tërhequr zvarrë protestuesit për t'i shoqëruar në Kom...
momenti kur sulmohet Nallbati TIRANË- Ky është momenti kur deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati sulmohe nga policia dh...