LIVE UPDATES
Aktualitet

Shpëto një jetë! Rezervo në e-Albania, për kohën dhe vendin e dhurimit të gjakut!

Ky sistem do të ndihmojë, mbi të gjitha, mjekët në menaxhimin e kërkesave dhe nevojave për Bankat e Gjakut, për t’i siguruar pacientëve shërbim cilësor dhe të shpejtë dhe shumë më të sigurtë.

19 Korrik 2023, 12:48 Nga Dosja.al

Shpëto një jetë! Rezervo në e-Albania, për kohën

Për ata që kanë nevojë të marrin gjak, por edhe për çdo qytetar që dëshiron të dhurojë gjak, për të shpëtuar një jetë, procedurat do të jenë më të shpejta, më të lehtësuara e më të sigurta, ç’ka është shumë e rëndësishme kur flitet për shpëtim jetësh njerëzore.

Sistemi i ri elektronik i Bankës së Gjakut, i krijuar nga AKSHI në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, si një kërkesë për politika shëndetësore dhe praktika mjekësore moderne, do t’u mundësojë dhuruesve, duke nisur nga sot (fillimisht në Tiranë, Elbasan, Berat dhe Korça për t’u shtrirë shumë shpejt në të gjitha qarqet e vendit) të rezervojnë online në e-albania kohën dhe vendin e dhurimit të gjakut, si dhe të informohen në kohë reale për nevojat emergjente për dhurim, sipas grupit përkatës së gjakut. Ky sistem do të ndihmojë, mbi të gjitha, mjekët në menaxhimin e kërkesave dhe nevojave për Bankat e Gjakut, për t’i siguruar pacientëve shërbim cilësor dhe të shpejtë dhe shumë më të sigurtë. Çdo qese gjaku që futet në bankë pajiset me barcode dhe sistemi garanton sigurimin e automatizimit të plotë të ruajtjes, procesimit, marrjes dhe analizimit të informacionit, që lidhet me menaxhimin administrativ dhe inventarizimin e gjakut dhe produkteve të tij në të gjitha bankat e gjakut në Shqipëri. 

Për t’i dhënë një tjetër mundësi zgjerimit të rrjetit të dhuruesve vullnetarë, teknologjia tashmë mundëson që bankat të shtojnë rezervat e tyre edhe falë njoftimeve elektronike që do t’u mbërrijë dhuruesve periodikë dhe të rinj, në profilet personale në portalin e-Albania, në raste të rënies së nivelit të depozitave të gjakut sipas grupeve të gjakut. Për dhuruesit do të sigurohet edhe një historik i kontributit dhe analizave të kryera që mund ta konsultojnë në çdo kohë, në llogarinë e tyre, në portalin e-Albania.

Si mund të rezervohet nëpërmjet e-Albania?

Përdoruesit zgjedhin shërbimin elektronik “Rezervim për dhurim gjaku për individë dhe subjekte" (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14785)

Aksesimi mundësohet për qytetar (për rezervim individual) ose, si biznes, në rastin kur rezervimi kryhet për një grup punonjësish të një institucioni, kompanie apo organizate. Brenda pak sekondash aplikanti plotëson formularin elektronik duke zgjedhur vetë orarin, datën dhe Bankën e Gjakut. Pas dërgimit të kërkesës për rezervim, elektronikisht mbërrin njoftimi për konfirmimin e kohës dhe vendit të planifikuar për dhurim.

Kush mund të dhurojë gjak?

Dhurues të gjakut mund të jenë të gjithë qytetarët, nga 18 deri në 65 vjeç, që ndihen plotësisht të shëndetshëm dhe që kalojnë testin e historisë së sëmundshmërisë përpara procesit. 

Në rastin e planifikimit të dhurimit të gjakut si entitet (biznes, insitucion, organizatë), pra kur ofrohen të dhurojnë gjak më shumë se 10 persona, atëhere stafi i Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, do të vijë në mjediset e punës përkatëse

Për të garantuar sigurinë e gjakut të dhuruar, paraprakisht kryhen vizita mjekësore përfshirë edhe analizat specifike të gjakut. Në rast se qytetarët rezultojnë të shëndetshëm, atëherë ata kryejnë procesin e dhurimit të gjakut. Një dhurim i gjakut të plotë zgjat mesatarisht 15 minuta dhe dhuruesi arrin të kompensojë brenda 24 orësh të gjitha lëngjet e humbura nga dhurimi i gjakut. Një akt i thjeshtë, por me vlerë të jashtëzakonshme për jetën e dikujt tjetër.  Ndaj, kushdo që ka mundësi dhe është i shëndetshëm fizikisht mund të rezervojë tani online për të dhuruar gjak e për të shpëtuar e ndihmuar një familjar, mik, fqinj, koleg apo një të panjohur, në kohë të papritura e ditë të vështira. Dhuroni gjak! Shpëtoni jetë!

e-albania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj