19 Korrik 2023, 10:30
Nga I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Një 24-vjeçare është arrestuar në Tiranë ditën e sotme, ndërkohë që tre të tjera janë proceduar penalisht për prostitucion. Mësohet se personat e mësipërm, kishin kthyer një qendër masazhesh në qendër prostitucioni. Po ashtu është shpallur në kërkim dhe administratori i qendrës së masazheve 36-vjeçari me iniciale O.Rr.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar "Spa 19". Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim pronari i qendrës së masazheve. Vihen në pranga 1 shtetase dhe procedohen në gjendje të lirë 4 shtetase të tjera të punësuara në këtë qendër. Sekuestrohen 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 aparate celulare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Spa 19", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases: K. I., 24 vjeçe, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. K., 33 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, dhe E. O., 30 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, të gjitha banuese në Tiranë.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi O. Rr., 36 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi O. Rr. administronte një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën ishin të punësuara 23-vjeçarja e arrestuar dhe tre shtetaset e tjera. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, bashkë me 3 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
prostitucion ne tirane
Aktualitet
19 Korrik 2023, 10:11
I.A
Foto nga operacioni
DURRËS- Një person është arrestuar ditën e sotme në Portin e Durrësit, për mos deklarim t&...
Aktualitet
19 Korrik 2023, 10:04
f.i
droga e sekuestruar
ITALI- Agjentët e Guardia di Finanza të Bolonjës kanë vënë në pranga një shtetas shqi...
Aktualitet
19 Korrik 2023, 10:07
k.m.
Pamje nga aksidenti
GREQI- Zbardhen emrat e 5 shqiptarëve që humbën jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik në...
Aktualitet
19 Korrik 2023, 09:47
I.A
Momenti i zjarrvenies
VLORË- Dy persona janë arrestuar nga policia si autor të zjarrvënies së tre makinave të një d...
Aktualitet
19 Korrik 2023, 09:39
I.A
Foto Ilustruese
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Mësohet se dy makina janë pë...
Aktualitet
19 Korrik 2023, 09:25
I.A
TIRANË- Kryetarja e Kadastrës Dallëndyshe Bici ka kërkuar ndjesë publike qytetarëve për shkak të problematikave q...
Aktualitet
19 Korrik 2023, 09:15
I.A
Foto Ilustruese
KAKAVIJË- Ditën e sotme qytetarët po presin me orë në radhë në pikën doganore të Kakavijë...
Aktualitet
19 Korrik 2023, 09:02
I.A
BERAT- Dy zyrtarë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Berat janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdo...
Aktualitet
19 Korrik 2023, 07:57
I.A
Foto nga aksidenti
GREQI- Pesë të vdekur, mes tyre një 19-vjeçar dhe një 16-vjeçar, është bilanci nga ...
Aktualitet
19 Korrik 2023, 07:21
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të...