19 Korrik 2023, 09:02
Nga I.A

BERAT- Dy zyrtarë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Berat janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Mësohet se në pranga ranë një 40-vjeçar me iniciale E.B, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv si dhe 50-vjeçari me iniciale A.D, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Këta dy persona dyshohet se kanë favorizuar subjekte dhe persona në kundërshtim me ligjin.
Njoftimi i Policisë:
Ekzekutohen 2 masa sigurie “Arrest në burg”, të caktuara ndaj 2 shtetasve që ushtronin funksione publike, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pas një hetimi 2-vjeçar me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për goditjen e paligjshmërive që kryhen nga personat që ushtrojnë funksione publike, kanë bërë ekzekutimin e 2 masave sigurie “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, ndaj shtetasve:
-E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që kryejnë funksione publike; -A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Nga veprimet e kryera gjatë periudhës hetimore dyshohet se këta shtetas, me veprime ose mosveprime, kanë favorizuar shtetas dhe subjekte të ndryshme të ushtronin veprimtaritë e tyre në kundërshtim me ligjin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme
imt policia e beratit arrestohen dy zyrtare ne imt ne berat
Aktualitet
19 Korrik 2023, 07:57
I.A
Foto nga aksidenti
GREQI- Pesë të vdekur, mes tyre një 19-vjeçar dhe një 16-vjeçar, është bilanci nga ...
Aktualitet
19 Korrik 2023, 07:21
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të...
Aktualitet
19 Korrik 2023, 07:13
I.A
Horoskopi
DashiKjo ditë fillon me shumë energji për të derdhur të gjithë në dashuri. Nga ana tjetër në pun&eum...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 22:35
m.s
Policia Kufitare e Vlorës
VLORE-Policia Kufitare e Vlorës u ka ardhur në ndihmë 4 pushuesve, të cilët ishin bllokuar në ...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 22:20
m.s
Mjeku Ilir Alimehmeti
TIRANË- Qeveria ka miratuar projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. Projektligji përcakton kuadrin rr...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 21:44
m.s
aksidenti ne Greqi
GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga aksidenti tragjik me 5 të vdekur. Aksidenti tragjik ndodhi pasdite...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 21:38
A.B
Policia
BERAT- Dy punonjës të IKMT-së janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Beratit. Ata janë arrestuar në banesat ...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 21:11
A.B
Makina
TIRANË- Ministri i ri i brendshëm Taulant Balla ka 48 orë që po qarkullon me një mjet që shkel rregullat e qarkul...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 20:59
foto nga vendngjarja
LEZHË-Dy automjete në fshatin Tale në Lezhë kanë dalë nga rruga dhe janë përplasur me mu...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 19:33
A.B
Ambulancë
GREQI- Një aksident trafiku me pasoja fatale për jetën ka ndodhur ditën e sotme në kilometrin e 87-t...