LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shqipëria përvëlohet nga flakët dhe vapa ekstreme", DW: Delvina në një betejë të vazhdueshme! Zjarret ndezin debatin politik

Paraditen e 12 gushtit, një 80-vjeçar nga fshati Kullollas i Gramshit humbi jetën pasi zjarri që ndezi në kopshtin e banesës doli jashtë kontrollit. Flakët u përhapën me shpejtësi në disa fshatra, duke dëmtuar banesa dhe duke detyruar evakuime urgjente.

13 Gusht 2025, 20:04 Nga N.F
"Shqipëria përvëlohet nga flakët dhe vapa
Foto

TIRANË- Nga veriu në jug, Shqipëria ndodhet nën pushtetin e flakëve. Zjarret, të nxitura nga vapa përvëluese dhe erërat e forta, po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar banesa, fshatra, qytete dhe parqe kombëtare. Mbi 10 mijë forca të emergjencave civile, ushtrisë dhe policisë janë angazhuar në terren, ndërsa 5 helikopterë po ndërhyjnë nga ajri. Në Gramsh, një i moshuar humbi jetën, ndërsa flakët kanë shkrumbuar banesa dhe kanë detyruar evakuime urgjente.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 64 vatra, prej të cilave 24 mbeten aktive. Autoritetet kanë shpallur evakuime urgjente në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, ndërsa forcat e emergjencës punojnë pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve.

Zonat më të rrezikuara

Rreth 24 vatra zjarri janë ende aktive, kryesisht në Delvinë, Dibër, Fushë Arrës, Gramsh dhe Tepelenë, duke kërcënuar zonat e banuara. Paraditen e 12 gushtit, një 80-vjeçar nga fshati Kullollas i Gramshit humbi jetën pasi zjarri që ndezi në kopshtin e banesës doli jashtë kontrollit. Flakët u përhapën me shpejtësi në disa fshatra, duke dëmtuar banesa dhe duke detyruar evakuime urgjente.

Edhe Delvina ndodhet në një betejë të vazhdueshme me flakët përvëluese që prej gati 48 orësh. Të nxitura nga erërat e forta, ato kanë avancuar drejt qendrës urbane, duke detyruar zhvendosjen e qindra banorëve, përfshirë edhe pacientë nga spitali lokal. Janë raportuar banesa të djegura, ndërsa operacionet ajrore dhe tokësore vijojnë nën kushte të vështira. Situata mbetet veçanërisht kritike në zonat malore, si në shpatet e malit të Gjerë në Finiq apo në Parkun e Rëzomës, ku terreni i thyer dhe mungesa e rrugëve po pengojnë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të forcave në terren.

10 mijë efektivë në luftë me flakët

Përballë situatës kritike, mbi 10 mijë efektivë nga emergjencat civile, Forcat e Armatosura, policia dhe shërbimi zjarrfikës janë vendosur në terren në të gjithë vendin.

Nga ajri po operojnë tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë, të mbështetur nga mjete të ardhura nga Çekia dhe Sllovakia përmes Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile. Në zonat malore, ku qasja është e vështirë, po përdoren autobote dhe njësi të specializuara për transportin e ujit dhe logjistikën.

Autoritetet paralajmërojnë se temperaturat deri në 42°C dhe erërat e forta mbeten rrezik serioz për riaktivizimin e vatrave të shuara dhe krijimin e zjarreve të reja.Qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.

Zjarret ndezin debatin politik në Shqipëri

Çdo sezon veror, temperaturat ekstreme dhe thatësira çojnë në dhjetëra vatra aktive në Shqipëri, duke vënë në provë kapacitetet e mbrojtjes civile. Vala e zjarreve ka ndezur debatin politik mes qeverisë dhe opozitës për menaxhimin e situatës dhe mungesën e mjeteve ajrore për fikjen e flakëve.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për papërgjegjshmëri dhe korrupsion, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si "përgjegjësin kryesor për këtë katastrofë natyrore”. Ai kërkoi ndëshkim të ashpër për zjarrvënësit duke theksuar se "edhe zjarrvënia pa dashje duhet të parandalohet me çdo kusht”.

Kryeministri Edi Rama u kundërpërgjigj duke theksuar, se Shqipëria ka "më shumë mjete ajrore se çdo vit më parë”, falë flotës vendase dhe ndihmës ndërkombëtare. Ai shtoi, se edhe vendet fqinje me flota të mëdha zjarrfikëse "po përcëllohen më keq se kurrë dhe se kurimi i pasojave nuk e zëvendëson adresimin e shkaqeve”./ DW

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj