“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
Aktualitet
"Shqipëria: Tokë, Para dhe Det"/ BBC: Pse ishulli i Ivanka Trump ka ndezur protesta masive në Shqipëri
Në emisionin "The Global Story", u pasqyrua vala e protestave masive që ka përfshirë rrugët e Tiranës.
15 Qershor 2026, 23:10Nga D.S
TIRANË- BBC i është rikthyer zhvillimeve në Shqipëri, duke i dedikuar një hapësirë të veçantë protestave kundër projektit të resortit luksoz të familjes Trump në bregdetin jugor. Në emisionin "The Global Story", u pasqyrua vala e protestave masive që ka përfshirë rrugët e Tiranës.
BBC ka transmetuar dokumentarin, "Shqipëria: Tokë, Para dhe Det". Material i cili hedh dritë mbi vijën bregdetare shqiptare, e cila është kthyer në një arenë të re për ambiciet globale të biznesit të familjes Trump.
“Shënjestër e protestave nuk janë vetëm qeveria, por edhe vajza e Donald Trump, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner. Çifti ka punuar në një projekt të ri turistik luksoz me vlerë shumë miliarda dollarë, i cili do të shohë një pjesë të bregdetit të paprekur të Shqipërisë të shndërrohet në hotele dhe vila luksoze, duke shkaktuar atë që disa e kanë quajtur "Revolucioni i Flamingove", për shkak të rrezikut për popullatën lokale të flamingove”, shkruan BBC./Dosja.al