LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarët po bëhen si italianët, lënë bukën, rrisin konsumin e makaronave

Kjo tendencë është e kundërt me janar-mars 2024, kur importet e drithërave arritën 64 mijë tonë rreth 80% më tepër se 3-mujori i parë i vitit paraardhës.

1 Maj 2025, 07:15 Nga M.B
Shqiptarët po bëhen si italianët, lënë bukën,
Foto ilustruese

TIRANA- Pas rikuperimit në 2024 importet për grupin e drithërave shënojnë sërish rënie. Për periudhën janar-mars janë importuar rreth 59 mijë tonë drithëra, sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s, importet janë ulur 8%. Kjo tendencë është e kundërt me janar-mars 2024, kur importet e drithërave arritën 64 mijë tonë rreth 80% më tepër se 3-mujori i parë i vitit paraardhës.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, pohon se pakësimi i importit të drithërave është ndikuar nga rënia e konsumit. Tendenca e pakësimit të konsumit sipas tij mund të lidhet me shtimin e pranisë në treg të produkteve të gatshme të brumit, përfshirë dhe makaronave nga importi të favorizuara nga leverdishmëria e çmimit nga rënia e euros.

Përveç shtimit të konsumit të produkteve të gatshme të brumit, një tendencë rritëse për 2025 është shënuar në tërësi te konsumi i produkteve të gatshme të mallrave ushqimore. Nisur nga të dhënat e rrjetit të supermarketeve Big Market, Ceo e kompanisë znj. Elona Koshi, pohoi më herët se për muajt janar-shkurt, rritjet më të larta të shitjes ishin për produktet e gatshme të paketuara. Tendenca rritëse mund të lidhet me shtimin e konsumit të produkteve të gatshme në ambientet e punës.

Po ashtu në 2024 ka pasur rritje edhe për importin e makaronave. Sasia e importit arriti në 18,4 mijë ton apo 7% më tepër se në 2023. Rritja e importeve vijoi edhe përgjatë 2025-s. Sipas të dhënave të Doganave, në muajt janar-mars 2025, sasia e importit të makaronave u rrit me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në vlerë, importet në muajt janar-mars u rritën 8% në raport me 3-mujorin e parë 2024.

Për vitet 2018-2025, importi i makaronave në vlerën më të lartë është shënuar në 2022, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të tyre, e ndikuar nga agresioni i Rusisë në Ukrainë. Ndryshe nga shtimi i importit të makaronave, sasia e importit të grurit në fillim të këtij viti nisi me rënie. Për muajin janar sipas të dhënave të Doganave u importuan 10,5 mijë ton grurë. Në raport më muajin janar 2024 importi i grurit me 7%. Ndërsa për vitin 2024 u importuan një sasi prej 204 mijë ton grurë. Krahasuar me 2023 sasia e importit të grurit u rrit me 6,4%.

Grosistët e miellit dhe drejtuesit e fabrikave të blojës kanë përsëritur disa herë edhe shqetësimin se rënia e konsumit po ndikohet edhe prej ndryshimeve demografike të popullatës, veçanërisht e largimet të të rinjve në emigracion. Në 2024 shqetësimi për rënien e kërkesës së bukës dhe ëmbëlsirave, pas përfundimit të sezonit turistik është theksuar edhe nga drejtuesit e të disa prej furrave kryesore në vend.

Sipas tyre vjet në muajin tetor rënia e kërkesës për produktet e brumit dhe ëmbëlsirave ra me 20% krahasuar me vitin paraardhës, përveç shitjeve të produkteve fast-food që nuk shënuan pakësim. Por tendenca rënëse e kërkesës vijoi edhe gjatë 2025-s, tërësisht për shkak të ndryshimeve demografike në popullatë, ndërsa ardhja e turistëve përmirëson konsumin vetëm gjatë muajve të verës, për shkak të qëndrimit më të gjatë të huajve.

Por ndryshe nga gruri, në grupin e drithërave importet e misrit në fillim të vitit kanë vijuar trendin rritës të 2024-s. Për muajin janar 2025 sasia e importeve u shtua rreth 61% krahasuar me muajin janar 2024. Totali i importit të grurit për 2024 u rrit me 36% krahasuar më 2023. Përdorimi i misrit të importit më tepër është i lidhur me ushqimin për blegtorinë sesa me përdorimin e tij për konsumatorin. / Monitor

ushqime

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj