30 Prill 2025, 22:00
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Qytetari Eugjen Avrami tregon se ka që më 19 Mars, që nuk po merr dot shërbim nga ana e kadastrës. Ai thotë se ka një pronë, që ndodhet në qytetin e Fierit, pronë në të cilën janë tre bashkëpronarë. Eugjeni kërkon ta kalojë në emrin e tij të gjithë pronën, por edhe pse ka bërë aplikim nuk i jepet shërbimi, që duhej të kryhej për pesë ditë.
“Kam pasur një problematikë, duke qenë se kam aplikuar për një kopje të një certifikate të pronësisë dhe kartele të pronës që kam në Fier, që në datën 19 Mars, shërbim të cilin duhet ta merrja brenda 5 ditëve. Jemi të tre bashkëpronarë dhe për arsye se unë dua ta kaloj këtë pronë në emrin tim, më kërkohet nga noteria këto dokumente që unë të kaloj pronën në emrin tim. Është një dyqan në qytetin e Fierit të cilin e kam në emrin e mamasë dhe të motrës.
Duke qenë se nga data 19 Mars e deri në fund të Marsit kanë qenë disa ditë pushim, i kam mirëkuptuar në vonesën e daljes së dokumentacionit. Në fillim të Prillit kam dërguar e-mail në e-Albania dhe përgjigja e tyre është thjesht që ‘ne ua kemi përcjellë si problematikë, prisni, bëni durim derisa të marrim një përgjigje që t’ua kthejmë dhe juve’. Të njëjtin e-mail kam dërguar edhe pranë zyrave të ASHK-së, për të marrë një informacion në adresën e tyre të e-mail dhe përgjigja përsëri është që ‘po ia kemi dërguar zyrës Mallakastër që është vendore dhe do prisni informacionin’. Nxitohem faktikisht sepse ashtu i kam kushtet që duhet t’i kryej sa më shpejt. Prona është e pastër pa problematikë”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” qytetari.
Pas ndërhyrjes së gazetarit të “Stop” Eugjen Avrami, tregon se pasnjë muaji pritjeje, i shkuan dokumentet e kërkuara nëpërmjet aplikimit në e-Albania.
“Më në fund pas një muaji pritje, që më datën 19 Mars të 2025-ës më erdhën dokumentet e kërkuara nëpërmjet aplikimit në e-Albania. U desh vetëm një interesim dhe u bë e mundur që Agjencia Shtetërore e Kadastrës që të vihej në lëvizje”, tha qytetari Eugjen Avrami./tvklan.al
eugjen avrami
Aktualitet
30 Prill 2025, 20:00
N.F
Foto
PEJË- Një person dyshohet se ka kanosur gjyqtaren dhe të pranishmit gjatë një seance gjyqsore. Zëdhënësi i Pro...
Aktualitet
30 Prill 2025, 19:35
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke kanëv vënë në pranga tre persona pas një operacioni antidrogë në Patra. Më...
Aktualitet
30 Prill 2025, 19:34
r.ll
vendngjarja
VLORË- Një garazh makinash është përfshirë nga flakët ditën e sotme në bulevardin "Ismail Qemali" ...
Aktualitet
30 Prill 2025, 19:17
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Autoritetet spanjole kanë zhvilluar dy operacione antidrogë në Barcelonë. Mësohet se nga këto op...
Aktualitet
30 Prill 2025, 19:09
N.F
Foto
TIRANË- Administrata Tatimore ka njoftuar nisjen e përgatitjeve për zbatimin e deklaratës së re vjetore të të ardhu...
Aktualitet
30 Prill 2025, 18:44
N.F
Foto
TIRANË- Një ekspozitë me ngjyra, pasion dhe mjeshtëri u zhvillua këtë të mërkurë në Tiranë, por...
Aktualitet
30 Prill 2025, 18:33
Gjergj Erebara
foto ilustruese
SHKODËR- Votuesit në qarkun Shkodër, i cili përfshin një zonë të larmishme bregdetare, fushore, kodrinor...
Aktualitet
30 Prill 2025, 18:00
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Pas 17 vitesh arrati 66-vjeçari, Bardhyl Haxhiu është vënë në pranga në Shqipëri. Haxhiu m...
Aktualitet
30 Prill 2025, 17:16
r.ll
mitrovica e veriut
KOSOVË- Çdo vit, organizata joqeveritare Aktiv publikon një raport me qëndrimet e komunitetit serb në Kosov&...
Aktualitet
30 Prill 2025, 17:11
Vladimir Karaj
foto ilustruese
LEZHË- Pasi i ngjitesh një të përpjete të thiktë në kodrën e lagjes “Gurra” mbi Lezh&eu...