SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni Orest Sota, në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
Masivizohet revolta! Protesta zhvendoset edhe në Gjenevë, qindra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama...
I hiqet 'non grata' Berishës nga SHBA, Nancy VanHorn ia konfirmon në telefon 11 Qershor, 10:59 VIDEO/ Berishës ...
Qytetarët prej 12 ditësh kërkojnë largimin e Ramës/ Nis seanca plenare në Kuvend, gjashtë interpelanca n...
Në një reagim në rrjete sociale, shkrimtarja i ka bërë thirrje kryeministrit Rama duke iu drejtuar se nuk ka të drejtë ta bëjë Shqipërinë Kurban për ambicien e tij 'të sëmurë'.
TIRANË- Shkrimtarja Elvira Dones ka reaguar në mbështetje të protestave masive në Tiranë.
Në një reagim në rrjete sociale, shkrimtarja i ka bërë thirrje kryeministrit Rama duke iu drejtuar se nuk ka të drejtë ta bëjë Shqipërinë Kurban për ambicien e tij 'të sëmurë'. Shkrimtarja thekson se, ajo si mes shumë të tjerëve shpreson për një Shqipëri tjetër.
"Nuk di si fle e si zgjohet Kryeministri shqiptar; nuk kam si ta di. Platoni, në veprën e tij “Republika” përqaste gjumin me botën e hijeve dhe iluzioneve, duke sugjeruar se mendja gjatë gjumit sjell në sipërfaqe refleksione të realitetit, më shumë (apo në vend) të së vërtetës. Gjatë fjetjes, subkoshienca – e cila gjatë ditës normalisht shtyp e nënshtron natyrën bestiale të individit – gjatë natës nuk na lë të qetë. E vërteta dhe perceptimi vetjak i realitetit janë gjithmonë në luftë mes tyre.
E mora larg e larg. Por larg jam, fizikisht, këto javë, nga vendlindja e edhe nga Zvicra, vendi adoptiv. Kam ndjekur e ndjek netëve e çdo mëngjes, përshkuar nga emocione që i afrohen tërmetit emocional. Nuk kam fjalë të mënçura, pasi shumë pena të ndritura në Shqipëri e në diasporë kanë shkruar bukur, kthjelltë. Nuk do të dija të shkruaja më mirë.
Por ja, e kam me këtë punën e gjumit. Si fle Edi Rama? Përpos arrogancës, gënjeshtrave e talljeve e bërbuzjes që u bën turmave në sheshe; përpos akuzave të komploteve ndërkombëtare. Është në vështirësi, edhe se më mirë vdes se t’ia pranojë vetes. Hamendësoj se edhe skllevërit e administratës së tij janë në sëkëlldi, por më mirë bëjnë sepuku se të marrin guximin t’i thonë bosit: Po shkojmë në vetvrasje.
Ajo që unë shoh është mrekullia e turmave në sheshe. Ata njerëz flenë mirë: nipat e mi flenë mirë, të moshuarit dhe brezi i ri i palidhur nga zinxhirët e partive flenë mirë.. Kush po proteston fle mirë, pasi e di që po bën diçka për vendin, sepse kur thika të ka kaluar tej e tej nuk ke më ç’të humbasësh. Por mund t’i thonë vetes se aty ishin.
Protestojnë sfilitur nga ulja e kokës; sfilitur nga të qënit konsideruar flora e fauna.
Edi Rama, në 2013 të besuam. Unë mes shumë të tjerëve, duke shpresuar në një tjetër Shqipëri. Personalisht mendoj se ishte gabimi më i madh që bëra. Errare humanum est. Shqipja jote dikur, Rama, ishte brilante. Ti ishe njeriu jashtë skemave; edhe ekscentrizmi yt na u duk i denjë për një tjetër Shqipëri.
Tani Edi Rama edhe shqipja jote është varfëruar. Kur të dëgjoj e lexoj më kapin mornicat.
Tani të ftoj ta lësh vendin të marrë frymë. Forca jote aktuale është një opozicion qesharak, i cili të përshtatet. Por, Rama, lëre Shqipërinë të bëjë gabime të tjera. Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban për ambicien tënde të sëmure", shkruan shkrimtarja./Dosja.al
Pamje TIRANË- Reuters po transmeton sërish live protestën e 12-të të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë...
Pamje nga protesta TIRANË- Një nga protestuesit i cili foli në podiumin e vendosur pranë Kryeministrisë, deklaroi se kryeministri ...
Protesta e 12 TIRANË- Një protestues ka deklaruar se protesta ka hyrë në një fazë të rë të zhvillimi të ...
Pamje nga protesta TIRANË- Një ish-efektiv i policisë i cili ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme se t...
Pamje TIRANË- Një emigrant në protestë ka deklaruar se ka prerë vetëm një biletë ardhje, pasi është i bin...
Pamje TIRANË- Një nga protestueset e pranishme në protestë u ka bërë thirrje insitucionveve të drejtësisië t&...
TIRANË- Një skenë simbolike ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave gjatë protestës së sotme t&...
Pamje TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur në ditën e 12-të të protestës kundër qeverisë...
Pamje GJENEVË- Protesta është zhvendosur në Gjenevë të Zvicrës, ku qindra emigratë shqiptarë janë mb...
Protetuesja TIRANË- Një protestuese ka deklaruar arsyen pse ajo ka zgjedhur të protestojë para kryeminstrisë. E pyetur nga mediat...