LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shtëpi, lokale, oborre dhe makina të "pushtuara" nga uji"/ REL: Si do t’i ndihmojë shteti qytetarët e prekur nga përmbytjet?

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat nisën më 5 janar, janë shkaktuar vërshime që kanë sjellë dëme në prona private, infrastrukturë publike, evakuime të qytetarëve si dhe bllokim të rrugëve.

9 Janar 2026, 17:00 Nga E. D
"Shtëpi, lokale, oborre dhe makina të "pushtuara" nga
foto ilustruese

KOSOVË- Shtëpi, lokale, oborre dhe vetura të përmbytura nga uji janë disa nga pamjet që ditëve të fundit janë shënuar në shumë komuna të Kosovës. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat nisën më 5 janar, janë shkaktuar vërshime që kanë sjellë dëme në prona private, infrastrukturë publike, evakuime të qytetarëve si dhe bllokim të rrugëve.

Fushë-Kosova, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Drenasi, Skenderaj dhe Gjakova, sipas Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), janë komunat më të prekura nga këto vërshime.

Të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme në të mira materiale si pasojë e këtyre vërshimeve, duhet t’u drejtohen komunave përkatëse për kompensim, tha për Radion Evropa e Lirë (REL), drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.

Sipas rregullores për metodologjinë e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, në të mira materiale përfshihen: objekte banimi, objekte tjera përcjellëse, pajisje, mjete të punës, kafshë, prodhimtaria aktuale bujqësore, mallra, mjete të transportit të te gjitha llojeve, orenditë, gjësendet shtëpiake dhe të gjitha mjetet dhe pajisjet që përdoren për jetën dhe punën e qytetarëve dhe bizneseve.

Disa komuna kanë njoftuar tashmë qytetarët për fillimin e aplikimeve për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet, ndërsa disa të tjera ende s’e kanë bërë.

Komunat e Skenderajt, Pejës, Drenasit, Rahovecit dhe Klinës, përmes njoftimeve të publikuara në faqet e tyre zyrtare në Facebook, kanë ftuar qytetarët të paraqesin kërkesa për vlerësim të dëmeve.

Në njoftime janë të publikuara edhe dokumentacionet e nevojshme për aplikim, si: të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues), kopja e letërnjoftimit, llogaria bankare dhe fotografi që dëshmojnë gjendje reale të dëmeve, të realizuara nga vendi i dëmtuar.

Afati për aplikim është nga tetë deri në dhjetë ditë, varësisht nga komuna.

Në Komunën e Skenderajt, deri në mesditën e së premtes, janë paraqitur dhjetë kërkesa për vlerësim të dëmeve, ka bërë të ditur Amir Lushtaku, zëdhënës i kësaj komune.

Ndërkohë, komunat e Fushë-Kosovës dhe Obiliqit kanë formuar të premten komisionet për vlerësimin e dëmeve, konfirmuan kryetarët e këtyre komunave, Valon Prebreza, dhe Halil Thaqi, përkatësisht.

REL-i, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka pranuar përgjigje lidhur me nisjen e procesit të aplikimit për vlerësimin e dëmeve materiale nga komunat e Malishevës, Mitrovicës së Jugut, Gjakovës dhe Vushtrrisë.

Sipas Sazan Ibrahimit, komisionet komunale përpilojnë raportet e dëmeve, ato miratohen në Kuvendet Komunale dhe më pas dorëzohen në institucionet qendrore.

“Niveli lokal është përgjegjës për analizimin e situatës dhe vlerësimin e dëmeve në ekonomitë familjare, bizneset dhe infrastrukturë. Komisioni komunal harton raportin bazuar në dëmet e argumentuara nga qytetarët, i cili miratohet në Kuvendin Komunal dhe më pas i dërgohet AME-së”, tha ai

Më pas kjo agjenci bën verifikimin e vërtetësisë së dëmeve të vlerësuara, përgatitë raportin përmbledhës për dëmet e vlerësuara dhe ia dorëzon Qeverisë së Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Ibrahimi tha se deri në kompensimin e dëmeve nga Qeveria, qytetarët janë të detyruar të gjejnë zgjidhje vetanake.

“Komunat kanë vullnet për t’i ndihmuar të prekurit, por nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, ndërsa përgjegjësia për kompensimin e dëmeve është obligim ligjor i Qeverisë", tha ai.

Disa qytetarë në fshatin Kuzmin të Fushë-Kosovës janë detyruar të evakuohen për shkak të përmbytjeve. Disa prej tyre madje janë detyruar të gjejnë një vendbanim tjetër me qira.

Ndryshe, edhe gjatë vitit 2023 disa komuna të Kosovës u përballën me vërshime, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Ndër komunat e prekura ishin Skenderaj, Istogu, Klina dhe Mitrovica e Jugut.

Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me vlerën totale të këtyre dëmeve dhe nëse ato janë kompensuar.

Megjithatë, sipas të dhënave të komunave në atë kohë, vlera e përgjithshme e dëmeve vlerësohej rreth 26 milionë euro.

Sazan Ibrahimi tha se komunat vazhdojnë të ankohen se bizneset që pësuan dëme nga vërshimet e atij viti ende nuk janë rimbursuar.

Vetëm në komunën e Skenderajt, dëmet e shkaktuara nga vërshimet e janarit 2023 arritën vlerën 12.2 milionë euro, duke përfshirë dëmet në ekonomitë familjare, bizneset, kulturat bujqësore dhe infrastrukturën rrugore.

Zëdhënësi i kësaj komune, Amir Lushtaku, tha se deri më tani janë kompensuar rreth 1.5 milion euro, kryesisht për dëmet në ekonomitë familjare, ndërsa nuk ka pasur asnjë kompensim për dëmet në biznese, infrastrukturë publike dhe sektorin e bujqësisë.

Qeveria e Kosovës, në tetor të vitit 2023, ka ndarë nëntë milionë euro për rimëkëmbjen e ekonomive familjare të prekura nga fatkeqësitë natyrore në komunat e goditura./REL

permbytjet ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj