Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deri më tani pranohet që Eldi Çala, Klement Cala, Redjan Rraja, Viktor Ymeri, Fatmir Pjetri dhe Arbëer Çekaj kanë kërkuar njëkohësisht pesë ditë më parë që të rishikohen kushtet në qelite ku secili mbahet i izoluar i vetëm.
TIRANË- Me përjashtim të Emiliano Shullazit që po kurohet pranë Spitalit të Burgut, 6 të burgosur të tjerë që të gjithë në regjimin e ashpër 41 biss në Tiranë pretendojnë se shteti po i trajton në mënyre çnjerëzore. Avokatët e tyre deklaruan se klientët kanë hyrë në grevë urie, por ky informacion nuk konfirmohet nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve. Deri më tani pranohet që Eldi Çala, Klement Cala, Redjan Rraja, Viktor Ymeri, Fatmir Pjetri dhe Arbëer Çekaj kanë kërkuar njëkohësisht pesë ditë më parë që të rishikohen kushtet në qelite ku secili mbahet i izoluar i vetëm.
Kërkesa tjetër lidhet me dërgimin e një televizori dhe frigoriferi, të pasurohet dieta ushqimore dhe të takohen me familjarët 4 herë në muaj. Por në regjimin e ashpër 41 biss të gjitha janë të ndaluara, me përjashtim të librave që edhe ato kontrollohen nga biblioteka e burgut. Krejt ndryshe me të burgosurit e tjerë që u lejohen ushqime nga të afërmit, të konsideruarit si më të rrezikshmit prej SPAK janë të detyruar të konsumojnë vaktet që gatuhen në qeli nga burgu si vezë, çaj, pilaf apo mish e qumësht. Por ajo që mund të konsiderohet në kufijtë e një skandali, është pyetja: si ka mundësi që këta 6 të burgosur që mendohet të jenë të izoluar maksimalisht, janë marrë vesh me njëri-tjetrin?
Drejtoria e burgjeve po vlerëson që ta konsiderojë këtë si një incident që të regjistrohet në kartelën e të burgosurve, por kjo nuk shpjegon gjithsesi se çfarë përgjegjësie kanë autoritetet që lejuan, me ose pa dashje, që ky incident të ndodhë. Kopjuar nga modeli italian kundër bosëve të Cosa Nostrës, aktualisht në qelitë 41 biss në Peqin dhe pranë 313, mbahen 10 të burgosur e të paraburgosur ku veç të shtatëve në Tiranë, janë edhe emra të tjerë si Aleksander Llanaj, Arbjon Aliko dhe Genci Balla. Fakti që 6 të burgosurit që kanë shpallur grevë të njëkohshme, janë të gjithë në burgun 313, ngushton rrethin e mundshëm hetimor të këtij incidenti në institucionin më të izoluar dhe ruajtur në vend.
Marrë nga Top-Channel
Zhaklina Peto TIRANË- Juristja Zhaklina Peto ka mohuar që djali i saj Endi Çuçi, fryt i martesës së saj të parë...
KAVAJË- Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e së premtes në disa qytete të vendit. Sipas Qendrës Europiane...
Shkenda Lili TIRANË- Vitet e fundit në vendin tonë ka filluar që të zhvillohet edhe fusha e detektivëve ku përveç...
Foto Ilustruese KUKËS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kukës. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Rrugë...
Këshilli Bashkiak dhe Emirjana Sako DURRËS- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka ndarë në mënyrë urgjente çel&eu...
Endi Çuçi ITALI- Djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Endi Çuci duke se ka shërbyer si transportues...
Bledi dhe Endi Çuçi TIRANË- I riu që shihni në foto është djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çu&...
Foto Ilustruese BERAT- Një kontroll policie për kultivim të lëndëve narkotike është bërë në Berat. Më...
Agim Kajmaku TIRANË- Bashkëshortja e Agim Kajmakut, ish-kryebashkiakut të Vorës që u pranos me 20 kilogram kokainë, Merita Ka...
Foto ilustruese TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqip...