17 Qershor 2022, 16:21
Nga I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 556 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 115 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 567 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.
NJOFTIMI I PLOTË:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 556 testime, 115 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 21 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 556 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 115 qytetarë, në këto bashki: 77 në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Mat, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Berat, Skrapar. Janë 567 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,077 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 115
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 556
Testime totale 1,837,228
Raste pozitive 277,141
Raste të shëruara 273,077
Raste Aktive 567
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 429
Vlorë 45
Fier 36
Durrës 13
Gjirokastër 10
Lezhë 9
Korçë 8
Berat 6
Shkodër 5
Elbasan 4
Dibër 2
covid ne shqiperi bilanci i covid ne vend
Aktualitet
17 Qershor 2022, 15:44
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Shefi i Policisë së Velipojës është arrestuar këtë të premte bashkë me tre polic&...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 15:42
F.M
Foto Ilustruese
VAU I DEJËS- Një 38-vjeçar me inicialet E.Rr., banues në fshatin Rranza, Vau Dejës ka ndërruar jetë si...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 15:41
F.M
SPAK
TIRANË- 25 persona janë marrë të pandehur pasi akuzohen se trafikonin emigrant nga Lindja e Mesme drejt Evropës. Të ndar...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 15:32
d.a
Polica italiane
ITALI- Pasditen e së enjtes, policia e Riminit arrestoi një shtetas shqiptar për veprën penale të ndalimit me q&eu...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 15:35
F.M
Prokuroria e Durrësit
DURRËS- 14 apartamente dhe pesë ndërtime pa leje janë vënë nën sekuestro preventive nga Proku...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 15:00
A.B
Elton Qyno
TIRANË- Tre prokurorë të SPAK kanë firmosur një urdhër që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin D...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 14:44
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Çmimi i naftës ka kapur majat në vendin tonë. Nga sot, në çdo pikë në shitje karb...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 14:43
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Një arsenal armësh me pistoleta, kallashnikov, silenciatorë e municion luftarak u zbulua mbrëmjen e 16 qersho...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 14:42
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha se dy grupe kriminale kanë akses në portin e Durrësit dhe se punonjësit kanë lidhje ...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 14:35
d.a
Armet e sekuestruara
ITALI- Një operacion i zhvilluar nga policia italiane ka vënë në pranga 3 persona, një çift italian dh...