LIVE UPDATES
Aktualitet

Mafia shqiptare në Ekuador/ Media: Liderët si sipërmarrës të suksesshëm, të tjerët janë 'pengje'

Organizatat ballkanike shpesh dërgojnë kokainën në ngarkesa me fruta, veçanërisht banane. Në mes të shkurtit u gjetën shtatë ton drogë, të cilat në një kontenier ishin nisur drejt Belgjikës, sipas Drejtorisë Kundër Narkotikëve të Policisë. Burime antinarkotike nuk përjashtojnë mundësinë se varja e dy trupave në një urë në Durán të ketë të bëjë me këtë konfiskim. Në ato ditë u gjet dhe një kokë në Machala e një hipotezë është se ky ekzekutim lidhej me sekuestrimin në port. 

1 Tetor 2022, 16:15 Nga F.M
Mafia shqiptare në Ekuador/ Media: Liderët si sipërmarrës
Dritan Rexhepi

EKUADOR- Pesë faktorë shpjegojnë arsyet se përse vendi në 10 vitet e fundit është kthyer në një parajsë për mafiozët: shqiptarë, italianë, rusë, kinezë... Këto grupe të krimit të organizuar jo vetëm që veprojnë për trafik droge, por kanë ndërmarrë edhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ata janë ndër aktorët që gjenerojnë shpërthimin e pazakontë të dhunës që godet rëndë Guayaquilin.

Ishte 15 shtator 2020.

Pas pesë vitesh hetime në 10 vende, u zbulua një “tubacion kokaine” midis Amerikës Latine dhe Evropës. Njëzet persona u arrestuan në Itali, Holandë, Gjermani, Greqi, Rumani, Hungari, Spanjë, Shqipëri dhe Dubai. Për policinw italiane, e cila kreu hetimin me Prokurorinë e Firences (Procura della Repubblica di Firenze), ishte një operacion i paprecedentë, sipas agjencisë policore të Bashkimit Evropian, Europol.

Ishte goditja më e madhe ndaj një strukture të drejtuar nga një organizatë kriminale me origjinë shqiptare. Fronti i organizatës ishte “Kompania Bello”. Ishte hera e parë që u konstatua se i gjithë zinxhiri i operacioneve të lidhura me transportin e drogës ishte në duart e së njëjtës strukturë. Në atë operacion u sekuestruan katër ton kokainë dhe 5.5 milionë paund para. Mekanizmi për pastrimin e aseteve ishte kompleks. Ai konsistonte në përdorimin e një sistemi me origjinë kineze, i njohur si fei ch'ien, i cili nuk lë asnjë gjurmë, sipas Europol.

Por surpriza ishte më e madhe. Organizatori i trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave në këtë grup ishte një shqiptar 40-vjeçar i arrestuar në Ekuador. Nga shtypi italian dhe shqiptar u bënë të ditura më shumë detaje. Media Balkan Insight citonte burime zyrtare italiane, sipas të cilave shqiptari Dritan Rexhepi ka drejtuar gjithçka. I arrestuar në Quito në qershor të vitit 2014, pas një operacioni ku u sekuestruan 278 kilogramë kokainë, Rexhepi po vuante dënimin me 13 vjet burg në qendrën e paraburgimit në Cotopaxi. Drejtësia e Shqipërisë dhe Italisë kërkuan ekstradim. Shqipëria e akuzon atë se ka urdhëruar rrëmbimin e një 49-vjeçari në pjesën qendrore të atij vendi; Supozohet se ishte një llogari për humbjen e një ngarkese droge. Ai kishte organizuar gjithçka nga celulari i tij. Jemi në kërkim të versionit të avokatit që e ka përfaqësuar në vitin 2015, kur ka ankimuar kërkesën për ekstradim; por nuk kishim përgjigje. Mbrojtësi që e sponsorizoi atë në 2020 kur ai përpunoi një kërkesë për para-lëshim ishte Harrison Salcedo. Ky avokat, i cili gjithashtu mbrojti Jorge Luis Zambrano, kreu i Los Choneros, u qëllua me armë në prill 2021 dhe mbeti i vdekur. Katër muaj më parë, vetë Zambrano, i njohur gjithashtu si "Rasquiña", u vra në Manta.

Praktika më e zakonshme e drejtuesve të organizatave kriminale është të veprojnë nën maskën e sipërmarrësve. 

“Në vende si Ekuador nuk kursehen në shfaqjen e stilit të jetesës luksoze. Shfaqen si biznesmenë të suksesshëm, që mbërrijnë në hotele të shtrenjta, shkojnë në qendra ekskluzive dhe palestra që presin njerëz të pasur”, tregon një gazetar shqiptar që heton veprimet e mafias dhe depërtimin e tyre në Amerikën Latine. 

Për arsye sigurie, ai kërkon të mos përmendet emri i tij. 

“Shqipëria ishte një vend i varfër në Evropë. Tani është një narko-shtet, e cila eksporton drogë dhe dhunë. Disa nga ata që ndodhen përkohësisht në vendin nga i cili dërgohet një ngarkesë droge, si Ekuadori, kanë statusin e 'pengjeve'. Ato mbahen në garanci deri në përfundimin e mbërritjes së kokainës në destinacionin përfundimtar. Janë disa shqiptarë në atë situatë dhe janë nën komandën e kapos”. 

Që nga viti 2016, 991 shqiptarë mbërritën në Ekuador. 

Shtypi shqiptar është i prekur nga lajmet për krimet e qytetarëve të tyre, që kanë mbetur edhe të vdekur në Ekuador. Të paktën gjysmë duzinë në tre vitet e fundit. Ekzekutimet kryhen në vende publike. Për studiuesin shqiptar “është përmbushur kodi i lashtë i Kanunit, sipas të cilit gjaku nuk shkon kurrë pa hak ”. Tradita stërgjyshore e pengon ekzekutimin e një personi brenda shtëpisë së tij. Në disa nga vrasjet në Guayaquil, autorët mbërritën në shtëpitë e viktimave, të veshur si oficerë policie: ata i dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre dhe vetëm atëherë i ekzekutuan.

Organizatat ballkanike shpesh dërgojnë kokainën në ngarkesa me fruta, veçanërisht banane. Në mes të shkurtit u gjetën shtatë ton drogë, të cilat në një kontenier ishin nisur drejt Belgjikës, sipas Drejtorisë Kundër Narkotikëve të Policisë. Burime antinarkotike nuk përjashtojnë mundësinë se varja e dy trupave në një urë në Durán të ketë të bëjë me këtë konfiskim. Në ato ditë u gjet dhe një kokë në Machala e një hipotezë është se ky ekzekutim lidhej me sekuestrimin në port. Drejtoria e Policisë Kundër Narkotikëve, e cila ishte në krye të gjeneralit Giovanni Ponce, ka arritur një rekord në sekuestrimin e drogës që nga viti 2021.

Mafia italiane (Ndrangheta e frikshme e Kalabrisë) shpesh i kamuflon dërgesat e tyre të drogës në ushqime deti. Këto organizata me origjinë italiane kishin lidhje me Forcat e Bashkuara vetëmbrojtëse të Kolumbisë (AUC), të cilat që nga viti 2006 u atomizuan në fraksione të ndryshme, si Los Urabeños, i cili më vonë u bë i njohur si Clan del Golfo; dhe, Los Rastrojos, referuar studimit "Visionet e kokainës, tregtia e paligjshme nga Amerika Latine në Evropë", nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Europol, botuar në vitin 2021.

“Po përjetojmë ‘efektin e kacabusë’, pra atomizimin e grupeve të krimit të organizuar”, tregon një agjent antinarkotik. Kushtet specifike që përjetoi Ekuadori që nga viti 2012 favorizuan ardhjen e organizatave kriminale, të cilat kur përshkallëzohen e përfshihen në krime të tjera, bëhen mafioze.

Marrë dhe përshtatur nga Vistazo

dritan rexhepi shqiptaret ne ekuador


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj