LIVE UPDATES
Aktualitet

RRËFIMI i Dumanit: Talo Çela më bëri pritë në Papër të Elbasanit, më doli para me dy 'gjuajtës'

Nuredin Dumani ka treguar pritën që iu bë në Papër nga Talo Çela.

1 Tetor 2022, 14:37 Nga A.B
RRËFIMI i Dumanit: Talo Çela më bëri pritë në
Nuredin Dumani dhe Talo Çela

TIRANË- Bashkëpuntori i SPAK, Nuredin Dumani, ka treguar momentin kur është plagosur në zonën e Papërit në Elbasan, më 29 mars 2022. 'Oranews' mëson se Dumani ka treguar se i vetmi njeri që ka identifikuar në këtë ngjarje është Talo Çela. Sipas tij, Çela ka organizuar pritën në Papër pasi ka arritur ta shikojë fytyrën e Talos teksa ndodhej në timonin e një benzi me targa greke, nga është qëlluar me dy armë automatike.

Dumani ka treguar se goditja e tij, është kryer vetëm pak minuta pasi ishte rrethuar nga tre makina, ku tek njëra prej tyre ka dorëzuar një automatik tip “Kallashnikov”.

RRËFIMI I DUMANIT:

 “... Teksa qëndroja në rrugën kur ikën në Cërrik, më janë afruar tre makina të tipit “Audi”, “Benz CLS” dhe një “BMë”. Nga makina “BMë”,ka zbritur një person dhe më është afruar drejt vendit, ku unë po qëndroja i parkuar. Këtij personi i kam dhënë një automatik kallashnikov, të cilin ja kisha sjellë si suvenir.

Të treja makinat më shikonin mua dhe aty kam ndjerë një parandjenjë të keqe. Unë fillova të lëviz me mjet, duke hyrë tek kryqëzimi i Papërit, në rrugën e që të çon në Cërrik. Pasi pashë që të treja makinat ikën në drejtim të Cërrikut, lëviza direkt dhe unë. Por papritur më zuri rrugën një Benz me targa greke i vjetër “C Class” pa xhama të zinj….

…Nuk jam afruar fare në drejtim të Benzit, pasi e kuptova që nuk ishte mirë puna. Personat që ishin në makinë më bënë dhe foto me telefon dhe ikën. Sapo fillova të lëviz, për të ikur tek kthesa e Papërit dhe të largohesha në Fier, më ka dalë para një kamion dhe unë duhet të qëndroja STOP. Unë po shikoja gjithmonë djathtas, pasi doja të shikoja nësë kishte makina të tjera aty në parkim si dhe nëse ishin makinat e tjera që po më vezhgonin. Por e humba vëmendjen nga krahu i majtë. Në sekondë dëgjova xhamat dhe breshëri automatiku. Kam kthyer kokën instiktivisht. Pashë që ndaluan krismat. Kur ktheva kokën, pashë një makinë ngjyrë vishnjë “E Class”, nuk e pashë targën dhe pas shoferit ishin 2 gjuajtës që kishin kallashnikov në dorë, të cilët nuk kishin zbritur por kishin dritare të hapur. Nuk i identifikova dot ata që kishin kallashnikovin, se kishin maskë. Por identifikova shumë mirë shoferin, ishte fiks ai që po kërkoja unë, Talo Çela. Duke e njohur strukturën e tij dhe mënyrën se si rrinte, jam i bindur që ishte ai.

Pastaj filluan breshëri, jam shtyrë nga krahu i djathtë dhe barkas kam prerë timonin për Peqin. Jam përplas 2 herë, ato prap me vinin mbrapa në mënyrë të ç’rregullt. Makinës, ju çan gomat dhe i ikte drejtimi sa majtas dhe djathtas. Nga vendi i ngjarjes deri ku kam qëndruar është një distancë 150 deri në 200 metra. Kapa kallashnikovin dhe zbrita, pasi e mbusha jam pozicionuar për të gjuajtur me armë gjuajtësit. Ata e panë këtë gjë, por nuk u afruan dhe unë s’kam qëlluar…”-ka rrëfyer Dumani.

“Ora News” mëson përmes dokumenteve zyrtare sesi Talo dhe Nuredin Dumani, ndiqnin lëvizjet e njëri-tjetrit, me shpresën e goditjes me armë. Përmes informacioneve të siguruara në policinë e Elbasanit, Dumani kishte mundur ti afrohej bazës së Talo Çelës. Por teksa ai është afruar të vëzhgonte shtëpinë ku fshihej Çela, aty ka ndjerë një zhurmë të ngjashme me shulin e automatikut dhe është larguar. Ndërsa vetëm pak ditë pas vizitës së Dumanit, në bazën ku fshihej Talo Çela në Fushë-Mbret, Dumani është sulmuar me armë pikërisht nga njerëzit e Talo Çelës.

Dumani dhe miku i tij, Henrik Hoxha, pasi u arrestuan në Fier, kanë folur për drejtësinë duke zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Pas rrëfimit të tij, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur. Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

nuredin dumani talo cela

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet