LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’i kontrollon njeri, larg qoftë nëse janë të helmuara”, produkte të ndaluara shiten lirshëm në kangjellat e shkollave

Në vitin 2018 u bënë disa ndryshime në ligjin 9158 për përdorimin e alkoolit tek të miturit, ku u shtua se përveç alkoolit, do të ndalohej edhe përdorimi i pijeve energjike apo të gazuara.

27 Shkurt 2024, 21:34 Nga r.ll
“S’i kontrollon njeri, larg qoftë nëse janë të
pamje nga shkollat

TIRANË- Në muajin shtator 2023, Ministri Balla foli publikisht për perimetrin e sigurisë, që do të jetë 50 m në distancë ajrore nga shkollat, si dhe për rëndësinë e parandalimit të shitjes së lëndëve narkotike: cigareve apo dhe produkteve nga ambulantët për të miturit në shkolla.

Në vitin 2018 u bënë disa ndryshime në ligjin 9158 për përdorimin e alkoolit tek të miturit, ku u shtua se përveç alkoolit, do të ndalohej edhe përdorimi i pijeve energjike apo të gazuara. Emisioni “Stop” ka bërë një vëzhgim në shkollat 9-vjeçare dhe situata është njëlloj, kaotike.

Në kohën e pushimit, nxënësve u shiten produkte të papërshtatshme në kangjellat e shkollës, apo në kioskat përballë. Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, tregon se kjo situatë është shumë shqetësuese. Perimetri i sigurisë nuk zbatohet dhe nxënësit janë të rrezikuar.

Ndriçim Mehmeti: Në shtator na u premtua që pas 90 ditësh do të kishte një udhëzim, madje do kalonte në parlament. Mesa di unë nuk ka kaluar në parlament dhe nuk e di, ne jemi këtu në shkollë dhe nuk e di ç’përmban perimetri i sigurisë. Që do të thotë: ku fillon dhe ku mbaron, kush e kontrollon këtë perimetër të sigurisë për ushqime, për sherret që ndodhin, për çështjet që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e orës mësimore. Janë absolutisht të ndaluara. Këto tani, jo vetëm që shiten brenda lokaleve, ku fëmijët i marrin pa asnjë problem, përfshirë edhe pijet alkoolike, por këta po shesin edhe në dyert e shkollave. Këtu s’i kontrollon njeri dhe larg qoftë nëse ato janë të helmuara, ne nuk dimë kush është personi që ka shitur. Ne kemi zero mundësinë e kontrollit mbi ta. Të ndërhyjë shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, por padyshim, përveç kësaj, mendoj që ajo që quhet taskforca, duhet të veprojë çdo ditë. Pra, të ndalohen urgjentisht ushqimet.

Gazetarja: A duhet të hapen dyert e shkollave? Po flasim gjatë kohës së pushimit.

Ndriçim Mehmeti: Absolutisht! Po të shkosh, në të gjitha shkollat thuhet ndalohet hyrja e prindërit, e jo më e atyre… Ndalohet për shkak se ne, për fat të keq, shumicën e shkollave e kemi në anë të rrugës dhe ti mund të pësosh një aksident automobilistik, sepse nuk ke ndonjë mbrojtje shumë të madhe.

Nga ana tjetër, Mirgit Vataj, Drejtor i Urdhrit të Punonjësve Socialë, thotë se zgjidhja mund të arrihet nëse bashkohen të gjitha strukturat. Sipas tij, shërbimi psiko-social duhet të punojë me nxënësit, përveçse duhet të merren masat për ata, që shesin produkte të ndaluara.

Mirgit Vataj: Ajo çka është për të ardhur keq është që, akoma nuk kemi një efektivitet në monitorimin dhe në evidentimin e të gjithë këtyre rasteve. Dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm, duke filluar që nga shkolla; pjesa e ndërgjegjësimit të fëmijëve. Stafi psiko-social i shkollave, punonjësit social të shkollave duhet të flasin me fëmijët për problematikën që shfaq pjesa e pijeve energjike, pra dëmtimet serioze që shkaktojnë tek shëndeti i fëmijëve pijet energjike. E dyta është që oficerët e sigurive në shkolla duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Pra, nëse shikojnë që brenda perimetrit ose në afërsi të perimetrit të shkollës, ka tregtarë apo dyqane dhe markete të cilët tregtojnë, duhet t’i raportojnë. Duhet të jetë në fokusin e tyre edhe çështja e pijeve energjike. Pra, të evidentohen të gjitha ato pikat të cilat tregtojnë pije energjike për fëmijët dhe sigurisht që të zbatohet të gjitha masat ligjore që parashikon kodi i vitit 2018. /tvklan.al

shkollat ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj