“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Aksidenti në aksin Kardhiq-Delvinë/ Kamioni bie në humnerë dhe shpërthen në flakë, ndërron jetë shoferi
Deri më tani ende nuk dihet se persona kishte në automjet, por mësohet se ka humbur jetën shoferi 31-vjeçar.
27 Shkurt 2024, 16:49Nga r.ll
foto nga aksidenti
GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin Kardhiq-Delvinë.
Sipas policisë një kamion që transportone çimento doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. Pas kësaj automjeti ka shpërthyer në flakë.
Deri më tani ende nuk dihet se persona kishte në automjet, por mësohet se ka humbur jetën shoferi 31-vjeçar, i cili ishte shtetas ukrainas. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.