Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjithashtu në dëshminë e tij Shaqja ka thënë se me viktimën kishin pasur marrëdhënie të mira, por që ishin prishur së fundmi.
PEQIN- Burgu i Peqinit u trondit pak ditë më parë nga një vrasje me armë zjarri ku viktimë mbeti Arben Lleshi dhe u plagos rëndë Indrit Shaqja. Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e këtij të fundit.
Në dosjen e publikuar në media, Shaqja ka rrëfyer për prokurorët se si u krye vrasja e Arben Lleshit nga Mjacaj. Ai tregon se ka gjetur letra, ku premtohej se për vrasjen e Lleshit, do paguheshin 200 mijë euro.
Gjithashtu në dëshminë e tij Shaqja ka thënë se me viktimën kishin pasur marrëdhënie të mira, por që ishin prishur së fundmi.
DËSHMIA E PLOTË
Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqja, i cili ka shpjeguar se ka qenë duke qëndruar në ambientet e dhomës duke gatuar.
Polici i kolonës ka thërritur dhe i ka thënë: ‘Indrit, të kërkojnë tek zgara e kolonës së sektorit’.
Ka dalë dhe është afruar se ‘kush më kërkon’ dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjacaj, i cili ka thënë se ‘O indrit, më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për t’i thënë diçka', kur është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin, e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë diçka.
Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes, shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qenë duke parë ushqimin që ishte në sobë.
Ka dëgjuar fillimisht një krismë si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekuilibrin.
Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë.
Ndërkohë, Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor vetë dhe ndoqi me vrap Sokolin.
Kur ka dalë për në ajrim jashtë, ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici, ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte në ajrim.
E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte ç’po ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vras dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B.
Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg, dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysëm më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ti ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakord me të dyja rastet, i kanë thënë se nëse je dakord, na kthe përgjigje me letër.
Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet, letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi, për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë, ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuzte fenë ky i dënuar.
Në Peqin ka qenë për 3 muaj në regjim të posaçëm se iu kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po paguajnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro.
Burgu i Peqinit PEQIN- Në dëshminë e tij të zbardhur Drejtori i Burgut të Peqinit Kamber Hoxha ka bërë të ditur rr...
Call center TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar 'De Facto'. ...
Makina e demtuar FIER- Një aksident ka ndodhur në Fier. Një automjet tip “Benz” ka përplasur një motor. Si pasojë...
Meloni dhe Sunak BRITANI E MADHE- SHKRIMI I PLOTË i Telegraph.co.uk Britania u “mbyt” nga Italia në përpjekjet e saj p&e...
Panajot Alushi FIER-Kryeplaku i fshatit Drize Panajot Alushi, në Fier ka reaguar për mediat duke kundërshtuar me forcë arrestimin e nj...
Alket Hatija TIRANË- Alket Hatija, i cili u ekstradua në Itali në fund të muajit gusht, i dënuar nga Apeli me vendim të form&...
AKU TIRANË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se në prag të festave të fundvitit, ka intensifikuar kontrollet për cil&eu...
emiljano jakupi GREQI- Është zbardhur dëshmia e 33-vjeçari shqiptar Emiljano Jakupit, i cili është i arrestuari i parë...
Veprat e artit TIRANË- Një grup kriminal që trafikonte vepra të çmuara arkeologjike, kulti dhe arti është goditur...
Sokol Mjacaj ELBASAN- Sot gjykata pritet të japë masën e sigurisë ndaj tij dhe 12 të ndaluarve të tjerë, gardianë d...