LIVE UPDATES
Aktualitet

Plagosja e grekëve në Athinë/ "Nardin e kam shok prej 7 muajsh", shqiptari tregon si nisi sherri banal që degradoi në përdorimin e armës (DËSHMIA)

33-vjeçari akuzohet për bashkëpunim në tentativën e vrasjes edhe pse thjesht ka qëlluar me shpullë një nga tre të plagosurit, para se shoku i tij t’i qëllonte me armë.

19 Dhjetor 2023, 10:25 Nga r.ll
Plagosja e grekëve në Athinë/ "Nardin e kam shok prej 7
emiljano jakupi

GREQI- Është zbardhur dëshmia e 33-vjeçari shqiptar Emiljano Jakupit, i cili është i arrestuari i parë për plagosjen e tre të rinjve grekë në Athinë. 

Jakupi ka deklaruar se i gjithë konflikti ka nisur pasi kanë lagur grekët që ishin në trotuar, teksa tre shqiptarët po kalonin me makinë përmes një pellgu uji para lokalit në zonën e Gazi. Ai tregon se njëri nga grekët ju ka hedhur shishen në drejtim në xhamin e makinës, dhe pas kësaj në debat e sipër 37-vjeçari shqiptar që ndodhet në kërkim ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. 

Mediat greke shkruajnë se 33-vjeçari akuzohet për bashkëpunim në tentativën e vrasjes edhe pse thjesht ka qëlluar me shpullë një nga tre të plagosurit, para se shoku i tij t’i qëllonte me armë. Ndërkohë policia vazhdon kërkimet intensive për kapjen e autorit të plagosjes Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi.

DËSHMIA E PLOTË

37-vjeçarin e kam takuar një vit më parë në Athinë, jemi miq të ngushtë prej 7 muajsh. Kontakti i parë ka ndodhur në një kafe të zonës në “Agios Pavlos” në qendër.

Sa herë që më ftonte për ushqim apo pije shkoja me të. Nuk e dija se kishte precedentë të rëndë penalë, as emrin nuk ia dija si duhet. E njihja me tjetër emër dhe ndryshe ma thatë ju. Të shtunën mbrëma më telefonoi në 2 të mëngjesit, isha duke fjetur, por nuk më bëri përshtypje, sepse 37-vjeçari ishte divorcuar 2 muaj më parë dhe ishte i çmendur pasi e kishte lënë e dashura e tij shumë e re.

Ai më tha “nuk jam mirë dhe dua të shkoj diku për një pije”. I thashë “më ler se jam shumë i lodhur, punoj në mëngjes dhe kam problem me mesin, marr ilaçe dhe nuk mund të pi. Nuk mund të dal nga shtëpia tani, nuk kam makinë.” Pastaj më tha “çohu, bëhu gati dhe do të vij në Melissia të të marr.

Vërtet ka ardhur me makinë, më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që “arrita dhe po të pres”. U vesha shpejt dhe shkova. Ai nuk ishte vetëm në makinë. Ishte një person tjetër që nuk e njihja. Shkuam në një lokal në “Kolonaki”. Unë piva një pije dhe 37-vjeçari kishte pirë rreth një duzinë. Pastaj i thashë “ikni”, se koha kalonte dhe nuk duroja dot më. Në fakt, e pyeta nëse mund të më çonte në shtëpi apo mund të merrja një taksi dhe të shkoja vetëm.

Përveç kësaj, për shkak të ilaçeve që marr, nuk më bën të pi alkool. Më tha të shkoja të pimë një pije në “Gazi” dhe pastaj direkt nga rruga “Atiki” të më çonte në shtëpi dhe që të mos i prishja hatrin, pranova dhe shkova për një pije tjetër. Në “Gazi” vazhdoi të pinte dhe unë piva gjysmë. Kur dolëm nga lokali në “Gazi”, nga alkooli, ai nuk mundi ta drejtonte makinën. Ai sheh një piceri përballë lokalit dhe më thotë “uluni në makinë që të marr një picë për të ngrënë”.

Personi tjetër që ishte me ne u largua sepse ishte i vogël dhe nuk mundi më, kështu që ai dhe unë qëndruam. U kthye me picën në dorë dhe e hëngri në makinë. Para se të mbaronte ushqimin ai shkoi përpara dhe ndezi makinën. Pak më para se kishte rënë shi dhe për shkak se makina ishte e madhe, ajo u fut në një pellg me ujë dhe lagu grupin e të rinjve që ndodheshin në trotuar. Njëri nga të rinjtë u kthye dhe i tha: “Çfarë po bën ore …”. Ai kishte një shishe në dorë dhe ia hedh. Xhami i makinës ishte ulur dhe 37-vjeçari u zemërua. Ndaloi xhipin dhe u ndalën edhe makinat e tjera që ishin pas nesh. Zbret poshtë dhe e pyet pse: “Kujt i the…ore”.

Unë gjithashtu zbres në përpjekje për ta mbajtur. Pastaj një nga të rinjtë i tha në rregull nuk të thashë ti …. Ai thotë “ok” dhe kthehet për të shkuar te makina. Në atë moment vijnë dy vëllezërit nga Kreta, më afrohen dhe më pështyjnë në fytyrë. Instinktivisht e godas me shuplakë dhe më pas djali tjetër e godet me grusht 37-vjeçarin.

Më pas gjërat kanë dalë jashtë kontrollit dhe 37-vjeçari ka nxjerrë një armë dhe i ka qëlluar. Nuk e dija që mbante armë me vete. Ai kthehet dhe më thotë. “Hyp në makinë të ikim.” Isha i trembur. Nuk i thashë asgjë. Kisha ndjesinë se po t’i tregoja diçka, do më kthehej edhe mua. Sapo hipa në xhip, volla dhe gjithçka që i thashë ishte të shkonim në Polici të dorëzoheshim. Ai nuk po fliste. Ai vetëm tha: “Do të të çoj në shtëpi”. Më la dhe u zhduk. Sapo shkova në shtëpi, fillova të telefonoja avokatin tim. Biseduam dhe më në fund vendosa me të që të vija në Drejtorinë e Policisë dhe të dorëzohesha.

Mediat greke iu drejtuan avokatit Stamatias Markou, i cili u shpreh se: "klienti im është i dërmuar nga plagosja e tre të rinjve dhe është i tronditur, ai akuzohet për bashkëpunim të thjeshtë në veprën e vrasjes së mbetur në tentativë. Ai deklaron se ky zhvillim tragjik i një episodi verbal ka qenë rezultat i një personi tjetër dhe jo i tij. Klienti im as e dinte ekzistencën e armës në makinë dhe as nuk mund ta imagjinonte ekzistencën e saj. Duhet theksuar se në orën 02:15 të mëngjesit është kontrolluar drejtuesi dhe mjeti i tij dhe nuk është gjetur arma. Në atë kohë klienti im nuk e kishte takuar shoferin. Ai vetë do të kërkojë pyetjen e kryqëzuar, në mënyrë që ata vetë të konfirmojnë pretendimet e tij".

emiljano jakupi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë