Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dy këta persona, u filmuan teksa diskutonin për shitjen e 4 votave për shumën e 15 mijë lekëve.

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg Kristo Agalliun, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe me 8 muaj burg Agron Durajn i cili akuzohet për korrupsion pasiv.
Të dy këta persona, u filmuan teksa diskutonin për shitjen e 4 votave për shumën e 15 mijë lekëve. Kristo Agalliu i cili asokohe njihej si koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023.
NJOFTIMI:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 28.09.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Kristo Agalliu akuzuar për figurën e veprës penale“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe të pandehurit Agron Durraj akuzuar për figurën e veprës penale“Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloi, Erjon Bani dhe Atalanta Zeqiraj, me vendimin Nr. 84, datë 18.12.2023 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristo Agalliu, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kristo Tahir Agalliu, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht 8 (tetë) muaj burgim.
3. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Kristo Agalli në një burg të sigurisë së zakonshme.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Duraj, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Agron Duraj, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht 8 (tetë) muaj burgim.
6. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të pandehurit Agron Duraj për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
7. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
foto ilustruese GREQI -Një 49-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvrarë...
foto nga kukesi KUKËS- Kukësi është zgjuar ditën e sotme me prani të mjegullës së dendur në qytet. edhe në...
Foto ilustruese Sektori call center vijon të jetë në vështirësi të madhe për gjetjen e punonjësve, ndonëse s&e...
Moti TIRANË- Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të kthjellimeve në p...
Banesa SHIJAK- Rasti i 29-vjeçares në Shijak që vuan nga një sëmundje e shëndetit mendor (skizofreni) arrin të marr&eu...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për vrasjen e të dënuarit Arben Lleshi nga i dënuari tjetër me burgim...
SHIJAK- Problemi i radhës e çon emisionin “Stop” në Tv Klan në fshatin Gjepalaj, bashkia Shijak, pasi tezet e një...
Pallati KAVAJË- Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një pallati në Golem të Kavajës hyrja e të cilit ësht&eu...
Mirel mertiri TIRANË- Mirel Mërtiri ka folur për milionat e eurove të cilat janë shpërdorur për inceneratorët. I ft...
Elton Qyno dhe Teresa Ribeiro Përfaqësuesja më lartë e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro ka reaguar e shqet&e...