LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas inceneratorit, shpenzimet e buxhetit të Bashkisë Tiranë për mjedisin u dyfishuan, 27 milionë euro në 2024

Vitin që vjen do të financohen për programin e menaxhimit të mbetjeve Urbane 2,9 miliardë lekë, ose më shumë se 27 milionë euro. Kjo shumë është 47 % më e lartë se në vitin 2020 dhe 124% më shumë se në vitin 2017 kur ende nuk kishin nisur përpjekjet për ndërtimin e inceneratorit në Tiranë.

19 Dhjetor 2023, 10:04 Nga DOSJA

Pas inceneratorit, shpenzimet e buxhetit të Bashkisë Tiranë

Kostot e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin mbetjeve në vitin 2024 janë më shumë së dyfishi, në krahasim me vitin 2017, përpara se të fillonte projekti i inceneratorëve, sipas të dhënave zyrtare nga buxheti afatmesëm 2024-2026 i Bashkisë së Tiranës për periudhën 2021-2024 dhe 2017 nga Kontrolli i Kartë i Shtetit (KLSH).

Vitin që vjen do të financohen për programin e menaxhimit të mbetjeve Urbane 2,9 miliardë lekë, ose më shumë se 27 milionë euro. Kjo shumë është 47 % më e lartë se në vitin 2020 dhe 124% më shumë se në vitin 2017 kur ende nuk kishin nisur përpjekjet për ndërtimin e inceneratorit në Tiranë.

Të dhënat nga një raport zyrtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se Bashkia e Tiranës shpenzoi për menaxhimin e mbetjeve 1,3 miliardë lekë në vitin 2017, teksa kosto për këtë shërbim nisi të rritej pas vitit 2018, kur filluan financimet për inceneratorin. Teksa kosto e shërbimit është rritur, kryeqyteti ende nuk ka realizuar ndarjen në burim të mbetjeve ndërsa inceneratori ende nuk është ndërtuar.

Sipas buxhetit të Bashkisë në programin e menaxhimit të mbetjeve për 2024-2026 përfshihen pagat për sektorin e pastrimit të qytetit, mbledhja, transportimi dhe depozitimi i mbetjeve.

Mbledhja dhe transportimi i mbetjeve nga zonat urbane dhe rurale, mbetje të ngurta të mbledhura dhe të transportuara nga zonat urbane dhe rurale, drejt vend-depozitimeve në një vit. Këtu përfshihen shpenzimet kundrejt operatorëve që sigurojnë shërbimin e mbledhjes dhe transportimit të mbeturinave një herë në ditë so blerjen, mirëmbajtjen dhe dizifektimin e kontenierëve të mbetjeve; mirëmbajtjen apo ripërtëritjen e mjeteve dhe pajisjeve, etj.

Në këtë program përfshihet edhe pastrimi i rrugëve dhe parqeve. Depozitimi dhe trajtimi i mbetjeve, mbetje të ngurta nga zonat urbane dhe rurale të depozituara dhe trajtuara në landfield kundrejt tarifës së depozitimit.

Këtu përfshihen shpenzimet për tarifën që lidhen me këtë shërbim. Ky zë përfshin edhe promovimin e mbrojtjes së mjedisit dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme për sensibilizimin apo ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit.

Pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi një seri urdhër arrestesh për zyrtarë të Bashkisë, për abuzime me fondet për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, teksa me herët në gusht të këtij viti u vendos masa e sekuestros mbi “Integrated Energy B.V. S.P.V.”, kompania që zotëron koncesionin e inceneratorit të Tiranës. Ndërkohë koncensionari ka përfituar nga taksat e shqiptareve rreth 9,9 miliardë lekë rreth 95 milionë euro sipas të dhënave nga bilancet të dorëzuara nga Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Të dhënat nga bilancet tregojnë se Integrated realizoi 9,9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës 2017-2022, nga të cilat 24,7 miliardë leke (23,8 milionë euro ishin fitime).

Të ardhurat u rritën nga 1.2 miliardë lekë në vitin e parë të aktivitetit në vitin 2018, në 1.7 miliardë lekë në 2019-n dhe 2.3 miliardë lekë në 2020-n, për të kulmuar në 2.6 miliardë lekë në 2021, kur inceneratorit iu shtuan dhe plehrat e Durrësit, sipas të dhënave zyrtare në bilance. Bilanci i vitit 2022 nuk është publikuar ende, por nga të dhënat paraprake nga tatimet, të ardhurat janë rreth 2 miliardë lekë.

Në linjë me rritjen e të ardhurave janë shtuar ndjeshëm dhe fitimet, duke kulmuar në periudhën 2020-2022, në rreth 700-800 milionë lekë në vit. Norma e fitimit për këtë periudhë u luhat midis 31-35% (shiko tabelën: tregues financiarë të Inceneratorit të Tiranës).

Projektet e inceneratorëve do të mbahen mend për numrin e lartë të zyrtarëve publikë që shkuan para drejtësisë, por në të njëjtën kohë edhe si një precedent që, pavarësisht veprave penale që shkaktuan, u financuan nga buxheti i shtetit me taksat e shqiptarëve, në injorim të plotë të moralit qeverisës dhe ligjeve të shtetit./MONITOR

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë