LIVE UPDATES
Aktualitet

“Si surrati i vetë i kanë bërë. Ai prokurori…” Zyrtarët që i dorëzuan bandave dokumentet e pronave

Prona e përvetësuar me falsifikim i është shitur shtetasit Altin Haruni për vetëm 1,4 milionë lekë. Ky person, rezultonte punonjës i Kadastrës Durrës në atë kohë.

22 Tetor 2025, 22:28 Nga M.L
“Si surrati i vetë i kanë bërë. Ai
Foto nga emisioni

Në 23 Shkurt të vitit 2009, është bërë regjistrimi i një prone me sipërfaqe prej 20 mijë metrash në emrin e shtetasit Mahmuat Agasi. Prona e përvetësuar me falsifikim i është shitur shtetasit Altin Haruni për vetëm 1,4 milionë lekë. Ky person, rezultonte punonjës i Kadastrës Durrës në atë kohë.

“Pronar de fakto të këtyre pasurive dyshohet se nuk janë personat që janë pronarë de jure. Emri i shtetasit Mahmut Agasi gjendet në listën që Agron Bejdo i ka dërguar në datën 21 Shkurt 2021 Aleksandër Lahos dhe në listën që Vullnet Muça i ka dërguar Aleksandër Lahos në 23 Shkurt 2023”, citohet në dokumentet hetimore.

Në analizimin e praktikës së përvetësuar nën emrin e shtetasit Hajdar Kila, SPAK ka zbuluar disa komunikime interesante mes Aleksandër Lahos dhe Vullnet Muçës, vëllait të tij. Ky i fundit, duket i shqetësuar pasi falsifikimet nuk janë bërë cilësore dhe janë të kuptueshme.

Vullneti: Të dyja si surrati i vet i kanë bërë.

Rrumi: Po kartelat i bëmë neve para se ti fusnim, apo jam gabim? Po çfarë s’të pëlqen te këto, shkrimi apo ndonjë gjë tjetër…?

Kjo bisedë vërteton se si futeshin në arkivën e Kadastrës së Durrësit dokumentet e falsifikuara, që ndërroheshin me ato origjinale.

“Cdo dokument aty është futur dorazi apo manualisht dhe normalisht që ka lënë vend për abuzime, se ti e fusje një tapi’ sot e tërhiqje nesër nga arshiva, një tapi apo gentplan”, tha eksperti Gjergji Begaj.

Duke përllogaritur të gjitha praktikat që SPAK ka arritur ti vërtetojë si të falsifikuara në këtë hetim, sipërfaqja totale shkon në plot 200 mijë metër katrorë tokë e shpërndarë në 11 emra fiktivë. Pra, një hapësirë marramendëse që vlen miliona euro. Duhet të theksojmë se janë ende disa praktika që përbëjnë qindra hektarë tokë me vlerë deri në qindra milionë euro. Në këtë lojë të madhe, nuk janë korruptuar vetëm zyrtarët, por edhe njerëzit e ligjit…

Vullneti: I ka çuar për akt ekspertimi ai prokurori…

Rrumi: Fola, i ka ky të gjitha, u ndava shumë mirë…Unë do ti bëj gjërat që mos të bëjnë riekspertim, dhe po ta bëjnë të vijë te linja jonë…Është ok.”

Atëherë kam futur dhe një avokat tjetër të takojë dikë ti thotë të tërhiqet.

Vullneti: Po te firmat ajo ‘A’ thoshte po me ca kuptova e ka bërë me Fredin pak lojën për ndonjë kafe…
Prokuroria po heton për dhjetëra parcela të tjera ku bien në sy disa komunikime që flasin për tokat në Porto Romano, në afërsi të zonës së Portit të Ri. Rrumi me vëllanë zbulojnë në komunikime se janë pronarë de fakto të dhjetëra dynymëve, edhe pse prokuroria nuk i ka faktuar ende.

“Në datën 7 Gusht 2020 Aleksandër Laho bisedon me kontaktin Vullnet Muça, lidhur me një sipërfaqe toke prej 88 dynymësh e ndodhur në parcelën nr. 93 në Porto Romano. Vullneti i dërgon fotografi të vendndodhjes së tokës dhe e informon Aleksandrin se te ky vend do të ndërtohet Port dhe se toka ndodhet te i njëjti vend ku Aleksandri ka bërë dhe prona të tjera me Arditin”, citohet në dosje.

Rrumi porosit të vëllain të flasë me një person të quajtur Fetau, që mos të ndërhyjë te kjo parcelë pasi ‘po e bëjmë ne’. Pra, e paralajmëron se do ta përvetësojë ai. Në komunikime zbulohet se ata nuk përdorin vetëm forcën por edhe paranë. Bisedat zbulojnë në një rast se kanë paguar deri në 100 Mijë euro për të sistemuar dokumentet.
Aty, kuptohet se si zyrtarët ‘motivohen’ në paligjshmëri duke marrë shuma të ndryshme parash në këmbim të bashkëpunimit me krimin./ Top Channel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj