LIVE UPDATES
Aktualitet

U vra në atentatin ndaj Rrumit dhe ish- prokurorit, dokumentet se si u bë pronar i madh në Lalëz shoferi…

Në parcelën me numër pasurie 151/4, volumi 4, në zonën kadastrale 2357 në Lalëz, me një të rënë të lapsit janë përvetësuar plot 10 mijë metër tokë shtetërore.

22 Tetor 2025, 22:27 Nga M.L
U vra në atentatin ndaj Rrumit dhe ish- prokurorit, dokumentet se si u
Foto nga emisioni

Kujtim Devishi, rezulton një tjetër qytetar që shërben si emër fiktiv për tokat e tjetërsuara nga Aleksandër Laho. Në parcelën me numër pasurie 151/4, volumi 4, në zonën kadastrale 2357 në Lalëz, me një të rënë të lapsit janë përvetësuar plot 10 mijë metër tokë shtetërore.

“Është bërë akti i ekspertimit të përmbajtjes së AMTP-së nr. 153 të shtetasit Kujtim Dervishi dhe rezultoi se: ‘Te shifra 2 konstatohet fshirje kimike, mbetje të elementëve të shifrës së mëparshme e cila ka qenë shkruar shifra 1’. Nga akti i ekspertimit del se sasia totale e sipërfaqes së tokës bujqësore që Komisioni i Ndarjes së Tokës ka dhënë për këtë shtetas ka qenë 14.840 metër katrorë dhe është korrigjuar duke e bërë sipërfaqen totale 24.840 metër katrorë”, citohet në dosjen hetimore.

“Të gjitha ato AMTP që kanë dalë por nuk kanë pasur regjistër të posaçëm me numër matrikullimi, është e pamundur të verifikohen. Vetëm nëse verifikohen përmes komunave, që janë manuale”, tha avokati Bledi Meminaj.

Në dokumente janë bërë falsifikime në volum duke ndryshuar edhe regjimin e tokës, nga “Pyll” në “Pemëtore”. Parcela prej 10 dynymësh e tjetërsuar, iu shit Andi Malokut, 23-vjeçarit që humbi jetën në atentatin që iu bë teksa udhëtonte me ish-prokurorin Arjan Ndoja dhe Rrumin.

Kjo që shihni, është pikërisht certifikata e pronësisë së tokës që kaloi në emrin e të riut të ndjerë.
“Nga verifikimi i Librit të Ngastrave kjo parcelë me sipërfaqe 10 mijë metër katrorë nuk rezulton pjesë e parcelave të përfituara me AMTP-në numër 153 prej Kujtim Dervishit. Kjo Pasuri i është shitur shtetasit Andi Maloku me kontratën numër 1567 datë 27.07.2018 për shumën prej 2.000.000 lekë dhe ndryshimet e pronësisë janë bërë në 31.07.2019”, thuhet në dosje.

Nëse analizon çmimin e shitjes, dukshëm një kontratë pa logjikë ekonomike. Një çmim prej vetëm 200 lekësh për metër katror në një prej zonave elitare turistike që në të vërtetë, kushton disa fish më tepër.

“Sot një çmim mesatar se nuk kemi bursë çmimesh, por në vijën e parë bregdetare minimale 200 euro. 200 por mund të ketë edhe deri në 300 euro”, deklaroi Gjergji Begaj.

Në të njëjtën formë, në emrin e shtetasit Kujtim Dervishi është përvetësuar edhe një tjetër parcelë me sipërfaqe 13.200 metër katrorë. Ndërhyrja është bërë ne falsifikimin një AMTP-je të vitit 1995, duke bërë ndryshimin e një regjimi toke nga “pyll” në tokë “arë”.

Këtu zbulohet se shtetasi Dervishi mund të mos ketë dijeni për veprimet e kryera. Ekspertimi zbulon se nuk kishte firmosur ai për praktikën.

“Shtetasi Kujtim Dervishi nënshkruan deklaratë të hartuar me shkrim dore ku pranon se ka hequr dorë nga sipërfaqja prej 110 metër katror. Shkrimi me të cilin është hartuar deklarata ndryshon nga shkrimi me të cilin ka shkruar emrin dhe mbiemrin shtetasi Kujtim Dervishi”, citohet në dosjen e SPAK.

Regjistrimi i pronës është bërë me thuajse 20 mijë metër më tepër, pra, 31.381 metër në total.

Toka është shitur nga Vlash Brahja, si përfaqësues i pronarit, tek shtetasja Liljana Basha për një vlerë prej vetëm 930 mijë lekësh. Sërish një vlerë qesharake pa asnjë lidhje me tregun. Pra, një shitje e dyshuar fiktive. Brahja, përfaqësuesi i shitësit, konsiderohet ushtar i Rrumit. Ai akuzohet për falsifikim dhe grup kriminal./ Top Channel

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës