Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mbretëria e Bashkuar tha se është kontribuuese kryesore në KFOR që kur paqeruajtësit e NATO-s hyn në Kosovë më 1999 “për të sjellë paqe dhe stabilitet pas konfliktit në vitet ‘90”.
ANGLI- Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar riafirmuan mbështetjen e tyre për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke theksuar se do të vazhdojnë ta mbështesin misionin për të paktën edhe tre vjet. KFOR-i e ka mirëpritur këtë vendim.
Mbretëria e Bashkuar tha se është kontribuuese kryesore në KFOR që kur paqeruajtësit e NATO-s hyn në Kosovë më 1999 “për të sjellë paqe dhe stabilitet pas konfliktit në vitet ‘90”.
“Angazhimi përqendrohet rreth një force rezervë prej qindra ushtarësh britanikë, të cilët mund të dislokohen shpejt në Kosovë për të asistuar misionin, nëse ka nevojë. Dislokimi i fundit i madh i Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur misionin u bë në 2023, pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë në veri të Kosovës”, u tha në njoftimin e Qeverisë britanike.
Qeveria në Londër tha se zgjerimi i mbështetjes së saj për KFOR-in deri të paktën në dhjetor të vitit 2028 bëhet për të zbatuar qasjen e ekzekutivit “NATO në radhë të parë”, siç parashihet në Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes, ndërkohë që rrit sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Njoftimi për vazhdimin e mbështetjes së Britanisë për KFOR-in u bë para se të niste samiti i Procesit të Berlinit, që këtë vit mbahet në Londër.
“Përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. Duke zgjatur mbështetjen për KFOR-in, ne po tregojmë rolin tonë si aleat udhëheqës i NATO-s dhe si shtet që qëndrojmë mbi vlerat e stabilitetit dhe demokracisë. Puna e ngushtë me partnerët tanë është vitale, jo vetëm për stabilitetin rajonal, por edhe për sigurinë në shtetin tonë”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer.
Ndërkaq, ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Alistair Carns, tha se trupat britanike kanë kryer qindra misione për të mbështetur KFOR-in “dhe zgjerimi i këtij angazhimi do të mbajë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor më të sigurt”.
KFOR-i mirëpriti këtë vendim të Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se ky angazhim i vazhdueshëm i Londrës “forcon përpjekjet e KFOR-it për të ofruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të promovuar stabilitet në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX. Misioni i NATO-s, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. NATO-ja e shtoi praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe. Në KFOR aktualisht janë mbi 4.600 paqeruajtës nga 33 shtete./ REL
Foto ilustruese KUKËS- Situata hidrike në kaskadën e Drinit është përkeqësuar ndjeshëm, duke arritur nivele kr...
Savannah Kulla SHBA- Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin Brampton të Kanadasë mëngjesin e së dielës, ku nj&eu...
Foto ilustruese KOSOVA- Belgjika ka shprehur interesim për t’i marrë në shfrytëzim institucionet korrektuese në Kosovë,...
Foto ilustruse ITALI- Autoritetet italiane kanë gjetur dhe sekuestruar 51 kilogramë hashash në Bari të Italisë. Policia italiane d...
Keir Starmer LONDËR- Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë një goditje të ashpër ndaj migracionit të paligjshë...
Foto ilustruse ANGLI - Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, janë arrestuar në Mbret&...
Foto nga vendngjarja MALIQ- Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një banesë në fshatin Sovjan...
Foto ilustruese LEZHË- Policia e Lezhës ka ekzekutuar një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit ...
Foto ilustruse Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminale nga Ballkani Perëndimor, përfshirë një në Kosov&eu...
Foto ilustruse SARANDË- Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Sarandë–Skërfic, pranë fshatit Senicë. ...