LIVE UPDATES
Aktualitet

Kosova: Belgjika ka shprehur interesim për shfrytëzimin e burgjeve tona

Në një përgjigje me shkrim për REL-in, SHKK tha se, pas marrëveshjes së Kosovës me Danimarkën për dhënien në shfrytëzim të Burgut të Gjilanit për të strehuar të burgosur danezë, “disa shtete të tjera, përfshirë edhe Belgjikën, kanë shprehur në forma të ndryshme interesim për marrjen në shfrytëzim të institucioneve korrektuese të Kosovës”.

22 Tetor 2025, 19:58 Nga M.L
Kosova: Belgjika ka shprehur interesim për shfrytëzimin e burgjeve
Foto ilustruese

KOSOVA- Belgjika ka shprehur interesim për t’i marrë në shfrytëzim institucionet korrektuese në Kosovë, tha të mërkurën për Radion Evropa Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK). Në javët e fundit Kosova ka qenë e përfolur në planet e Belgjikës për burgjet, pasi vendi i Bashkimit Evropian është duke e shqyrtuar mundësinë e ndërtimit ose marrjes me qira të një burgu jashtë vendit.

Në një përgjigje me shkrim për REL-in, SHKK tha se, pas marrëveshjes së Kosovës me Danimarkën për dhënien në shfrytëzim të Burgut të Gjilanit për të strehuar të burgosur danezë, “disa shtete të tjera, përfshirë edhe Belgjikën, kanë shprehur në forma të ndryshme interesim për marrjen në shfrytëzim të institucioneve korrektuese të Kosovës”.

Megjithatë, ky institucion nuk ka sqaruar se në çfarë forme është shprehur ky interesim, duke theksuar se “nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare lidhur me këtë çështje”. SHKK-ja, gjithashtu, nënvizoi se nuk ka kompetencë për trajtimin e kërkesave në nivel ndërkombëtar që lidhen me dhënien në shfrytëzim të institucioneve korrektuese.

Dy zyrtare belge vizituan Kosovën në fillim të tetorit, duke i shtuar zërat për mundësinë e diskutimit të një marrëveshjeje për burgjet. Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, qëndruan në Kosovë më 6 tetor, ku u takuan me presidenten Vjosa Osmani dhe me ushtruesin e detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Asnjëra nga këto institucione nuk i ishin përgjigjur REL-it asokohe në pyetjen nëse ishte bërë një kërkesë e tillë nga zyrtaret belge. Madje, as në njoftimet zyrtare për media nga këto institucione nuk ishte përmendur që gjatë takimeve ishte folur për ndërtimin apo marrjen me qira të ndonjë burgu.

Por, REL-i kishte mësuar se kjo çështje ishte përmendur shkurtimisht nga zyrtaret belge, “pa u hapur ndonjë diskutim i hollësishëm nga pala kosovare”.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë kanë kritikuar arritjen e mundshme të një marrëveshjeje të tillë. Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), plani i përfolur i Belgjikës për të dërguar të burgosur në Kosovë, paraqet rrezik për sigurinë dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Në vitet e fundit Kosova ka shprehur gatishmëri për të strehuar qoftë të burgosur të huaj, emigrantë nga vendet e treta, apo edhe azilkërkues të refuzuar, me gjithë kritikat.

Të martën, kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha në Londër se Kosova është e gatshme të strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, në këmbim të mbështetjes në fushën e sigurisë. Së fundmi, ajo u pajtua t’i strehojë 50 migrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA.

Në një marrëveshje të ngjashme që po ashtu kishte nxitur kritika, në vitin 2022, Kosova dhe Danimarka u pajtuan për dhënien me qira të 300 qelive burgu në Institucionin Korrektues në Gjilan, për të strehuar të burgosur të huaj që pritet të dëbohen nga Danimarka pas përfundimit të dënimit.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, që do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe në projekte të energjisë së ripërtërishme. Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027./ REL

burgjet e kosoves belgjika

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje