Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në fokus të masave janë bandat kriminale me bazë në Ballkan, përfshirë grupe të përfshira në shitjen e pasaportave të falsifikuara dhe një rrjet financiar në hije, që furnizon me motorë dhe pajisje për anijet e vogla, të përdorura për kalimet e paligjshme në Kanalin Anglez.
LONDËR- Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë një goditje të ashpër ndaj migracionit të paligjshëm, duke vendosur sanksione të reja ndaj rrjeteve kriminale që shfrytëzojnë rrugën e Ballkanit Perëndimor për të kontrabanduar emigrantë në territorin britanik. Në fokus të masave janë bandat kriminale me bazë në Ballkan, përfshirë grupe të përfshira në shitjen e pasaportave të falsifikuara dhe një rrjeti financiar në hije, që furnizon me motorë dhe pajisje për anijet e vogla, të përdorura për kalimet e paligjshme në Kanalin Anglez.
Sipas autoriteteve britanike, janë vendosur ndalime udhëtimi dhe ngrirje pasurish për të gjithë personat e përfshirë në këto veprimtari kriminale. Kjo përfshin edhe një rrjet falsifikimi të pasaportave të Kosovës, si dhe financues të fshehtë që ndihmojnë në logjistikën e trafikimit të njerëzve.
Kjo lëvizje e fortë e Britanisë së Madhe vjen në një kohë kur në Londër po zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Në samit po diskutohen çështje që lidhen me migracionin e paligjshëm, sigurinë në Evropë, si dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Sakaq kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi sot vendosmërinë e qeverisë së tij për të ndërprerë një rrugë të paligjshme migracioni që kalon përmes Ballkanit Perëndimor dhe përfundon në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas tij, kjo rrugë kriminale është kthyer në një kanal të rëndësishëm për kontrabandën e emigrantëve, ndaj Londra po vepron në bashkëpunim të ngushtë me partnerët evropianë për ta mbyllur njëherë e mirë.
“Ekziston një rrugë kriminale përmes Ballkanit Perëndimor që sjell emigrantë të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe ne jemi të vendosur ta mbyllim atë duke bashkëpunuar me partnerët evropianë. Përpjekjet tona të përbashkëta kanë përgjysmuar tashmë kalimet e parregullta kufitare dhe kanë ulur mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria me 95%. Përmes një Task Force të re të Përbashkët për Migracionin, dronëve britanikë dhe sanksioneve më të ashpra, ne po i ndjekim bandat e kontrabandës në çdo fazë për t'i nxjerrë ato nga biznesi dhe për të ofruar siguri për njerëzit që punojnë”, tha Keir Starmer./ Dosja.al
Foto ilustruse ANGLI - Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, janë arrestuar në Mbret&...
Foto nga vendngjarja MALIQ- Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një banesë në fshatin Sovjan...
Foto ilustruese LEZHË- Policia e Lezhës ka ekzekutuar një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit ...
Foto ilustruse Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminale nga Ballkani Perëndimor, përfshirë një në Kosov&eu...
Foto ilustruse SARANDË- Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Sarandë–Skërfic, pranë fshatit Senicë. ...
Foto ilustruese TIRANA- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar sot shpërndarjen në detyrë të 42 gjyqtarëv...
Ervis Martinaj LEZHË- Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së...
Foto ilustruese KOSOVA- Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Pë...
Ulian Barjami, foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Uljan Bajrami, pas refuzimeve të Prokurorisë së ...
Mimoza Kaçi TIRANË- Drejtuesja e AMF-së Mimoza Kaçi njoftoi ditën e sotme se nga 1 janari i vitit të ardhshëm d...