Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia ka kontrolluar banesën e familjes Loka, nga ku rezulton se “në kotecin e pulave në anën jugore të banesës… gjendet e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatike “PPS”, me krehër pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt”.
DURRËS-Të tjera detaje dalin në dritë nga rasti i Bedrie Lokës, e cila për shkak të dhunës dhe presionit psikologjik nga bashkëshorti, i ka dhënë fund jetës pak ditë më parë duke konsumuar fotoksinë. Autoritetet kanë arrestuar bashkëshortin Xhemal Loka, si autori kryesor i dyshuar që ka “shkaktuar vetëvrasjen” e saj.
Policia ka kontrolluar banesën e familjes Loka, nga ku rezulton se “në kotecin e pulave në anën jugore të banesës… gjendet e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatike “PPS”, me krehër pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt”. Në këtë vend po ashtu janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62 mm” 48, të cilat, pasi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik balistik50.
Xhemal Loka u shoqërua tri ditë më parë në Komisariatin e Policisë Durrës, pasi po përpiqej të largohej jashtë vendit për t’ju fshehur procesit hetimor lidhur me këtë ngjarje. Lokës iu gjetën një sasi parash prej 2’800 Euro dhe 27’000 Lekë me vete, të cilat u sekuestruan më pas në cilësinë e provës materiale.
“Në rastin objekt hetimi të procedimit penal nr.26, të vitit 2024, referuar dyshimeve të lindura se shtetasi Xhemal Loka është autor i veprave penale “shkaktimi i vetëvrasjes”, kryer në dëm të shtetases Bedrie Loka, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, dispozita e të cilit parashikon si masë dënimi “burgim nga tre deri në shtatë vjet”, dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së armëve në banesë, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, në kushtet kur nga rrethanat konkrete të çështjes, rezultuan “shkaqe të bazuara” që të bënin të mendoje se ekzistonte rreziku real që shtetasi në fjalë mund të largohej me qëllim për t’ju shmangur hetimeve të mëtejshme që po zhvilloheshin në ngarkim të tij, si dhe ndodhur në kushtet e “gjendjes së ngutshme” për të cilat ka vlerësuar se nuk mund të pritej urdhri i Prokurorit për ndalimin e të dyshuarit për një krim“- thuhet në kërkesën për vleftësimin e ndalimit.
gjimnazi qemal stafa TIRANË- Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në ambientet e shkollës "Qemal Stafa...
gjeorgjia murati GREQI- Trupi i një 41-vjeçareje shqiptare e cila u raportua e zhdukur është gjetur në sënduk në nj&eu...
foto nga zjarri SARANDË- Ka shpërthyer zjarr në një banesë në qytetin e Sarandës. Sipas informacioneve flakët kan&...
shqiptarët e dhunuar MAL I ZI- Prokuroria themelore në Herceg Novi të Malit të Zi ka reaguar lidhur me rastin e tre shqiptarëve q&...
Foto ilustruese Momenti i videos që shihni është shkëputur nga një prej 3 materialeve që ka administruar prokuroria me dyshi...
Foto ilustruese DURRËS-Fëmijët e mitur të Bedrie dhe Xhemal Lokut rrëfejnë se prindërit e tyre kanë pasur konflikt...
mirela bosi POGRADEC- Nëna e 12-vjeçares e cila denoncoi djalin e bashkëjetuesit për shkak se kryente marrëdhënie seksuale...
Foto ilustruese DURRËS-Fatmir Loku, vëllai i Xhemal Lokut, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes gr...
gezim sinomati VLORË- Është publikuar fotoja e 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati i cili u ekzekutua me një plumb në kok...
Foto ilustruese TIRANË- Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në ambientet e shkollës "Qemal Stafa", ku dy të...