8 Janar 2024, 19:46
Nga r.ll
gjimnazi qemal stafa
TIRANË- Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në ambientet e shkollës "Qemal Stafa", ku dy të mitur 15-vjeçarë janë përfshirë në sherr dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë në kofshë dhe ndodhet spital. Mësohet se autori u arrestua nga policia në Vorë.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe gjimnazi "Qemal Stafa" ku shprehen se nxënësit që u konfliktuan janë të shkollës “Asim Vokshi”, të cilët zhvillojnë mësim pasdite.
Shkolla sqaron se në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” prej gati dy vitesh zhvillon mësim pasdite gjimnazi me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”, pasi godina është në rikonstruksion. Gjithashtu mësohet se sherri mes tyre që degradoi në përdorimin e thikës ndodhi në klasë, vend ku nuk ka kamera.
NJOFTIMI I GJIMNAZIT "QEMAL STAFA":
Në lidhje me ngjarjen e publikuar në median sociale dhe në median televizive mbi një zënkë me mjete prerëse midis dy gjimnazistëve minorenë të shkollës “Qemal Stafa”, ndiejmë detyrim të sqarojmë opinionin publik se: Gjimnazi “Qemal Stafa” nuk zhvillon proces mësimor pasdite, zhvillon proces mësimor vetëm me një turn dhe paradite;
-Në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” prej gati dy vitesh zhvillon mësim pasdite gjimnazi me orientim gjuhësor “Asim Vokshi” dhe nxënësit që janë konfliktuar nuk janë nxënës të gjimnazit “Qemal Stafa”;
-Informacioni nga autoritetet është dhënë gabim;
Policia e Shtetit do të ketë komunikatën e vet për shtyp, në të cilën do të saktësojë rrethanat e ngjarjes.
Për sa më sipër gjimnazi “Qemal Stafa” i kërkon ndjesë çdo nxënësi, prindi, mësuesi apo pjesëtari të komunitetit tonë për këtë dezinformim nga media, pa marrë informacionin e saktë dhe të plotë dhe që vë në diskutim sigurinë e nxënësve të shkollës Qemal Stafa. Drejtoria e shkollës bashkë me mësuesit ka përparësi sigurinë e fëmijëve në shkollë, e cila është po aq e rëndësishme sa mësimdhënia.
sherr ne shkollen qemal stafa
Aktualitet
8 Janar 2024, 19:17
r.ll
gjeorgjia murati
GREQI- Trupi i një 41-vjeçareje shqiptare e cila u raportua e zhdukur është gjetur në sënduk në nj&eu...
Aktualitet
8 Janar 2024, 18:26
r.ll
foto nga zjarri
SARANDË- Ka shpërthyer zjarr në një banesë në qytetin e Sarandës. Sipas informacioneve flakët kan&...
Aktualitet
8 Janar 2024, 17:50
r.ll
shqiptarët e dhunuar
MAL I ZI- Prokuroria themelore në Herceg Novi të Malit të Zi ka reaguar lidhur me rastin e tre shqiptarëve q&...
Aktualitet
8 Janar 2024, 17:23
h.k
Foto ilustruese
Momenti i videos që shihni është shkëputur nga një prej 3 materialeve që ka administruar prokuroria me dyshi...
Aktualitet
8 Janar 2024, 17:00
h.k
Foto ilustruese
DURRËS-Fëmijët e mitur të Bedrie dhe Xhemal Lokut rrëfejnë se prindërit e tyre kanë pasur konflikt...
Aktualitet
8 Janar 2024, 16:52
r.ll
mirela bosi
POGRADEC- Nëna e 12-vjeçares e cila denoncoi djalin e bashkëjetuesit për shkak se kryente marrëdhënie seksuale...
Aktualitet
8 Janar 2024, 16:20
h.k
Foto ilustruese
DURRËS-Fatmir Loku, vëllai i Xhemal Lokut, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes gr...
Aktualitet
8 Janar 2024, 15:39
r.ll
gezim sinomati
VLORË- Është publikuar fotoja e 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati i cili u ekzekutua me një plumb në kok...
Aktualitet
8 Janar 2024, 15:11
a.l
Foto ilustruese
TIRANË- Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në ambientet e shkollës "Qemal Stafa", ku dy të...
Aktualitet
8 Janar 2024, 14:30
N.F
Bedrie Loka
DURRËS- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar pak ditë më parë ku 41-vjeçarja, Bedrie Loka ...