6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Dhjetëra mijëra shqiptarë kanë emigruar gjatë viteve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesa më e madhe janë të integruar mirë, por ka mes tyre edhe që kanë zgjedhur rrugën e fitimit të shpejtë dhe pa mund, duke u bërë pjesë të industrisë së paligjshme të rritjes së kanabisit në ambiente të mbyllura, në të ashtuquajturat shtëpitë e barit.
ANGLI- Emigrantët tërhiqen nga shtëpitë e barit pa qenë plotësisht të vetëdijshëm dhe të informuar për rreziqet që ky aktivitet i paligjshëm mbart në Mbretërinë e Bashkuar. Ky material është përgatitur nga gazetarja Klodiana Lala dhe është një bashkëpunim mes Rrjetit BIRN dhe Zërit të Amerikës.
Dhjetëra mijëra shqiptarë kanë emigruar gjatë viteve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesa më e madhe janë të integruar mirë, por ka mes tyre edhe që kanë zgjedhur rrugën e fitimit të shpejtë dhe pa mund, duke u bërë pjesë të industrisë së paligjshme të rritjes së kanabisit në ambiente të mbyllura, në të ashtuquajturat shtëpitë e barit.
Pamjet e filmuara nga policia britanike tregojnë arrestimin e njërit prej tyre, një burrë që po e quajmë Milo dhe që pranoi të ndante historinë e tij me BIRN me kushtin e ruajtjes së anonimatit.
“Një shtëpi bari për shqiptarët, për ata që e kanë vuajtur është një ferr i vërtetë. Ata që nuk e dinë dhe ikin me atë mendimin leku letër, siç e bënë kuksiani, për një muaj thotë e bëj lekun letër, është një mashtrim dhe reklamë fantazmë”, tregon ai.
Milo nuk përmbush profilin tipik të emigrantit shqiptar që përfshihet në një "shtëpi bari". Në mes të 50-ave, ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Përpara se të udhëtonte drejt Mbretërisë së Bashkuar ka punuar në administratën publike dhe është marrë me biznes. Ai udhëtoi drejt Londrës në vitin 2020, me ndihmën e një trafikanti, të cilin e pagoi 16 mijë paund.
“I kam hipur taksisë këtu, kam mbërritur drejt e në Londër. Kemi kaluar tunelin e La Manshit. Jemi futur në bagazh të një 'Audi A6', na futi shoferi. Gati 40 minuta kemi qëndruar në bagazh, deri sa kemi arritur në Londër,” tregon ai.
Përmes informacioneve të përcjella nga autoritetet britanike, policia shqiptare ka krijuar një profil për subjektet me risk emigrimi dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme. Sipas zv.ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, pjesa më e madhe e tyre janë meshkuj të moshës 20 deri në 45 vjeç.
“Për sa i përket shpërndarjes gjeografike, janë të gjithë zonat, por kryesisht bien në sy zonat me zhvillimit më të ulët ekonomik, si dhe përgjithësisht flasim për kategori që kanë arsim të ulët dhe në ndonjë rast arsim të mesëm,” thotë Lamallari. Hulumtuesit që e kanë studiuar këtë valë të re migrimi theksojnë se faktorët shtytës janë kompleksë, por logjika e atyre që largohen është e thjeshtë.
“Fillon me ‘unë kam një nevojë, një nevojë për të materializuar ambicien, dua të bëjë diçka në jetë, ose kam një nevojë ekonomike'. Shikoj përreth, dhe shikoj që mundësitë e mia janë tepër të limituara. Unë nuk gjej një mbështetje. Unë nuk besoj tek sistemi shoqëror që më rrethon, qoftë ai politik, qoftë ajo paaftësia e institucioneve. Rrjedhimisht, kjo e vendos individin në një sens dëshpërimi, plogështie edhe mungesë shprese,” shpjegon eksperti i çështjeve të emigracionit, Redion Qirjazi.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Observatori i Migracionit në Universitetin e Oksfordit, rreth 16 mijë shqiptarë aplikuan për azil në Britani në vitin 2022, ku rreth 12 mijë arritën me anije të vogla dhe gomone përmes kanalit të La Manshit. Shumica vijnë nga zona të pazhvilluara të Shqipërisë dhe përballen me vështirësi për t’u integruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas ekspertit kriminolog, Fabian Zhilla, të rinjtë shqiptarë me nivel arsimor nën mesataren rekrutohen nga grupet kriminale, pasi e kanë shumë të vështirë të integrohen në mënyrë formale në tregun e punës.
“Grupet kriminale duke pasur të stabilizuar infrastrukturën dhe duke mos pasur kërkesa të larta për aftësitë e tyre, menjëherë i integruan duke i aktivizuar, qoftë në trafikun e kokainës, duke i aktivizuar qoftë edhe në shtëpitë e barit. Ajo që u kërkohet atyre është thjesht besnikëria,” thotë Zhilla.
Biznesi i paligjshëm i shtëpive të barit, përfshin përveç kultivuesve, edhe investitorin, agjentë të pasurive të patundshme dhe shpeshherë dhe qiradhënësit, të cilët shpërblehen më një pjesë të drogës së kultivuar. Për një shtëpi bari me 70 rrënjë duhen investuar rreth 50 mijë paund. Dheu, llambat, filtrat, motorët, tubat dhe pajisjet e tjera, futen në shtëpi në mënyrë diskrete në një kohë kur fqinjët janë larguar për punë. Më shumë se policisë britanike, kultivuesit i druhen bandave që grabisin shtëpitë e barit.
Milo tregon një episod përleshjeje, pasi grabitësit e maskuar thyen derën e shtëpisë ku ai qëndronte dhe hynë brenda në kuzhinë me shkopa bejsbolli në duar.
“Hera e parë që përballem me hajdutë, me hajdutë në shtëpi bari. Kap shkopin e bejsbollit, ata përballë andej, ne përballë këtej. Tre ne, katërmbëdhjetë ata. U përleshëm, kuzhinën e kanë shkulur nga vendi, kërciti luga, piruni, pjatat. Një orë lufte me hajdutët, as komshiu nuk ka marrë në telefon, as policia, asnjë gjë,” tha ai.
Në vitin 2023, rreth 1500 qytetarë shqiptarë ishin të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica e të dënimeve janë të lidhura me shtëpitë e barit. Të rinjtë shpesh tërhiqen në këto veprimtari pa qenë plotësisht të vetëdijshëm për pasojat ligjore dhe personale, të joshur nga premtimet për fitime të lehta dhe një jetë luksoze.
“Shumë të rinj janë të keqinformuar dhe sapo shkojnë atje ndodhen përballë një situate që mendojnë se është fillimi dhe gënjehen me këtë. Në momentin që t’i futesh në botën kriminale pastaj, e ke shumë të vështirë të dalësh,” thotë eksperti Zhilla.
Natyra e fshehtë e rekrutimit të të rinjve në aktivitete kriminale i bënë ato të vështira për t’u zbuluar dhe luftuar nga autoritetet ligjzbatuese. Sipas ekspertëve, është thelbësore që të rritet ndërgjegjësimi mes të rinjve mbi rreziqet dhe pasojat e përfshirjes në veprimtari të tilla, si dhe të ofrohen alternativa të ligjshme dhe të qëndrueshme për të ardhmen e tyre në vend.
Marrë nga VOA.
Foto Ilustrim ELBASAN- Një 64-vjeçar në fshatin Shushnicë ka humbur jetën pasi u shemb kolona e banesës. Ai ishte duke sist...
magazina ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti që i ka ndodhur teksa po riparonte &ccedi...
kengetari grek GREQI- Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi i ka marrë jetën një 20...
Autori SHKODËR- 38-vjeçari i quajtur Gledis Tuzi, është arrestuar në Shkodër, për një grabitje që ...
Idajet Beqiri TIRANA- Avokati Idajet Beqiri u shpreh para gazetarëve se do të dorëzojë në SPAK video-regjistrimin e 21 janari...
Foto ilustruese TIRANË-Gjykata e Lartë urdhëroi, që SPAK të regjistrojë procedim penal për Sali Berishën, Lulzim B...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me rekursin e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e të ndjerit...
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me seancën gjyqësore që po zhvillohet në lidhje me &...
Celularët e sekuestruar FIER-Pronari i një lokali është arrestuar pasi u zbulua se në ambjentet e tij viheshin baste sport...
Foto ilustruese TIRANË- Alfred Shehu prokurori që përfaqëson SPAK në gjyqin e çështjes së 21 Janarit, ka thë...