12 Mars 2024, 15:35
Nga M.B
Idajet Beqiri
TIRANA- Avokati Idajet Beqiri u shpreh para gazetarëve se do të dorëzojë në SPAK video-regjistrimin e 21 janarit, që më herët Prokuroria e Posaçme nuk e kishte marrë parasysh për ta shqyrtuar. Teksa kolegji penal i Gjykatës së Lartë vendosi ndryshimin e vendimit të Apelit dhe urdhëroi SPAK që të regjistrojë hetimet për çështjen e “21 Janarit”, avokati Beqiri tha se sapo të thirren do ta dorëzojnë video-regjistrimin.
Ai shtoi se më parë SPAK nuk e kishte vullnetin as ligjor e as moral dhe nuk e pranoi video-regjistrimin.
“Ne i patëm thënë SPAK-ut se kishim edhe audio-regjistrimin që donim ta dorëzonim vetëm aty. SPAK-u nuk e kishte vullnetin as ligjor e as moral dhe nuk e pranoi fare. Nuk e mori video-regjistrimin që ta analizonte dhe të na thoshte se kush e ka kompetencë hetimin. Pra një paragjykim ekstrem. Ne tani do e dorëzojmë patjetër regjistrimin menjëherë në SPAK sapo të thirremi", tha Beqiri.
Më parë, Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës kishte bërë kallëzim në SPAK për këtë çështje, por Prokuroria e ka dërguar kallëzimin për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë, por GJKKO e rrëzoi.
21 janari spak idajet beqiri
Aktualitet
12 Mars 2024, 15:13
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gjykata e Lartë urdhëroi, që SPAK të regjistrojë procedim penal për Sali Berishën, Lulzim B...
Aktualitet
12 Mars 2024, 15:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me rekursin e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e të ndjerit...
Aktualitet
12 Mars 2024, 14:24
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me seancën gjyqësore që po zhvillohet në lidhje me &...
Aktualitet
12 Mars 2024, 14:25
S.N
Celularët e sekuestruar
FIER-Pronari i një lokali është arrestuar pasi u zbulua se në ambjentet e tij viheshin baste sport...
Aktualitet
12 Mars 2024, 13:52
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Alfred Shehu prokurori që përfaqëson SPAK në gjyqin e çështjes së 21 Janarit, ka thë...
Aktualitet
12 Mars 2024, 13:49
N.F
Foto ilsutruese
SHELQET- Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Shelqet në Vaun e Dejës. Sipas njoftimit ...
Aktualitet
12 Mars 2024, 13:44
S.N
Foto Ilustrim
DURRËS- Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrsit pasi vidhte banesa dhe subjekte t&...
Aktualitet
12 Mars 2024, 13:32
N.F
Avokati
TIRANË- Seanca gjyqësore publike në lidhje me “21 janarin” e cila do të mbahej sot ka nisur. Në lidhje me se...
Aktualitet
12 Mars 2024, 13:15
S.B
foto ilustruese
BERAT- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë tre të tjerë për vepra penale t...
Aktualitet
12 Mars 2024, 13:01
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Pesë persona janë vënë në pranga nga autroitet greke mes tyre edhe dy shqiptarë. Arrestimi i tyre ka a...