6 Gusht 2023, 16:34
Nga m.s
mjet i bllokuar nga policia
VLORE- Policia Kufitare njofton se vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, për parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Nga Vlora në Sarandë janë bllokuar 12 mjete lundruese. Bëhet fjalë për 7 Jet Ski, 2 anije turistike, 2 skafe dhe 1 gomone. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të rinj.
Njoftimi
Policia Kufitare e Vlorës/Njësia Policore Detare Vlorë
Në të gjithë hapësirën ujore të qarkut Vlorë, grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.
Nga Vlora në Sarandë janë bllokuar 12 mjete të tjera lundruese.
Mjetet e bllokuara: 7 Jet Ski, 2 anije turistike, 2 skafe dhe 1 gomone.
Shkeljet e konstatuara: lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.
Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj.
Si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare dhe të hapësirës ujore të qarkut Vlorë, me objektivin primar, garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pushuesve, Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, ka bllokuar 12 mjete të tjera lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme.
-Në Radhimë, Ksamil dhe Sarandë janë bllokuar 7 mjete lundruese Jet Ski. 2 drejtues janë ndëshkuar secili me masën administrative 100 000 lekë të rinj, për lundrim/bregëzim në zonë të ndaluar; 2 drejtues janë ndëshkuar secili me masën administrative 20 000 lekë të rinj, për mosregjistrim të mjeteve lundruese brenda afatit të përcaktuar me ligj; 3 drejtues janë ndëshkuar secili me masën administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë të dokumentacionit në bord.
- Në molin e portit të Vlorës janë bllokuar 2 anije turistike. Secili nga drejtuesit (kapitenët) u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj, për ushtrim të aktivitetit (turizmit detar) në kundërshtim me ligjin.
-Në Gjipe u bllokua 1 mjet lundrues gomone. Drejtuesi u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni në bord.
-Në Dhërmi u bllokuan dy skafe për mungesë dokumentacioni. Drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masë administrative me nga 10.000 lekë secili.
vlore sarande
Aktualitet
6 Gusht 2023, 16:25
m.s
protesta
TIRANE- Sikundër ishte njoftuar më herët, pak minuta më parë ka nisur një protestë kundër arrestimit t&eu...
Aktualitet
6 Gusht 2023, 15:21
m.s
foto ilustruese
POGRADEC- Një drejtoreshë në një gjimnaz në Pogradec është vënë nën hetim, pasi dyshohej...
Aktualitet
6 Gusht 2023, 14:47
I.A
Aldo Majnishta
TIRANË- Personi i mësipërm është Aldo Majnishta, 29-vjeçari i arrestuar sot në Kosovë, i cili aku...
Aktualitet
6 Gusht 2023, 14:28
I.A
Portofolat
VLORË- Policia ka gjetur dhe dorëzuar portofolat e humbur 3 turistëve të huaj. Tre turistë në Vlorë, Sar...
Aktualitet
6 Gusht 2023, 14:11
I.A
Kanabisi
TIRANË- Detaje të reja kanë zbardhur në lidhje me kanabisit te reparti ushtarak i Zall Herrit. Mësohet se ka qen&eum...
Aktualitet
6 Gusht 2023, 13:37
I.A
Jan Prenga
KOSOVË- 29-vjeçari Aldo Majnishta është arrestuar ditën e sotme në Kosovë. Majnishta i shpal...
Aktualitet
6 Gusht 2023, 13:30
I.A
Parku
TIRANË- Lëvizja Bashkë do të organizojë një protestë ditën e sotme për të mbrojtur parkun mes&...
Aktualitet
6 Gusht 2023, 13:11
I.A
Policia
ELBASAN- Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se një 48-vje&ccedi...
Aktualitet
6 Gusht 2023, 13:05
I.A
Makina e ngecur
DIVJAKË- 8 turistë janë shpëtuar mbrëmjen e kaluar në Divjakë. Mësohet se turistët italian&eum...
Aktualitet
6 Gusht 2023, 12:08
I.A
Personat e arrestuar
KAVAJË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Kavajë, pasi kanë tentuar që të vjedhi...