“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Iu ngec makina në pyll, policia ndihmon 8 turistë në Divjakë
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe me anë të eskavatorit kanë mundur që të nxjerrin 2 automjetet e ngecura në baltë.
6 Gusht 2023, 13:05Nga I.A
Makina e ngecur
DIVJAKË- 8 turistë janë shpëtuar mbrëmjen e kaluar në Divjakë. Mësohet se turistët italianë po eksploronin lagunën e Karavastasë në kohën kur kanë ngecur në një pjesë rruge me baltë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe me anë të eskavatorit kanë mundur që të nxjerrin 2 automjetet e ngecura në baltë.
Njoftimi i Policisë:
Divjakë Iu ngecën automjetet në baltë, në pyll, gjatë mesnatës, dhe për këtë shkak iu pamundësua kthimi, Policia e Divjakës iu shkon në ndihmë 8 turistëve italianë. Mesnatën e djeshme, Komisariati i Policisë Divjakë ka marrë njoftim se për shkak të shirave, 2 automjete me të cilat 8 turistë italianë eksploronin lagunën e Karavastasë dhe pyllin e Divjakës, kishin ngecur në një pjesë rruge me baltë.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, kanë shkuar në zonën e sinjalizuar dhe përmes përdorimit të një makine teknologjike (skrep), i kanë nxjerrë 2 automjetet nga rruga me baltë ku kishin ngecur. 8 turistët janë shoqëruar me automjetet e Policisë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Këta turistë kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe humanizmin e shfaqur gjatë ofrimit të ndihmës.