LIVE UPDATES
Aktualitet

“Sill 20000 €”/ Mbyllen hetimet, Manahasa mori peng biznesmenin e punonjësen

Seit Manahasa dhe miku i tij, Kreshnik Muhollari, i kanë liruar dy pengjet me premtimin se nuk do shkonin të bënin denoncim në polici dhe biznesmeni do çonte 20 mijë eurot tek Manahasa. Pas lirimit, rrugës për në Elbasan, Ganiu ka telefonuar djalin e tij në Tiranë, dhe i ka shpjeguar se çfarë kishte ndodhur me dy persona të panjohur.

5 Korrik 2022, 12:42 Nga F.M
“Sill 20000 €”/ Mbyllen hetimet, Manahasa mori peng biznesmenin
Seit Manahasa

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për një nga pengmarrjet e bujshme të ndodhura një vit më parë në zonën e Peqinit. Bëhet fjalë për mbajtjen peng të biznesmenit Gani Moka dhe një gruaje F..., punonjëse e kompanisë që administrohet nga Moka. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se gjatë hetimeve është provuar se në këtë pengmarrje kanë marrë pjesë Seit Manahasa dhe kushëriri i tij, Kreshnik Manahasa (Muhollari), të cilët tashmë janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë. Ata akuzohen për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, “Heqja e pa ligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Ngacmimit seksual”.

Sipas dosjes hetimore në muajin Maj 2021, biznesmeni Moka dhe punonjësja e tij, F..., kishin ndaluar në autostradën Peqin-Elbasan, dhe teksa qëndronin buzë lumit Shkumbit, aty i kanë marrë peng. Sipas informacioneve që ndodhen në dosje, dy personat i kanë dhunuar dhe nën kërcënim, i kanë kërkuar 20 mijë euro. Autorët rezultojnë të ketë qenë Seit Manahasa së bashku me kushëririn e tij, Kreshnik Manahasa (Muhollari).

Moka përfaqëson kompaninë “Certi W South Balkans” që ka si specialitet pajisjen me çertifikata ISSO të bizneseve si dhe dy kompani të tjera që quhen “Agricoltura Moderna Europe” dhe “I-Research 2014”. Moka dhe punonjësja e tij F..., në 21 maj 2021, ndodheshin në Lushnjë dhe po udhëtonin në drejtim të Elbasanit, pasi kishin një takim me drejtuesit e kompanisë “Rozafa”.

Mirëpo ende pa shkuar në Peqin, kanë ndaluar në një xhep rruge, me qëllim për të bërë fotografi tek një biznes të përpunimit të inerteve, me qëllim për të biseduar me pronarin për certifikimin. Menjëherë pranë tyre, ka mbërritur një automjet tip fuoristradë e bardhë BMË X5. Dy persona që kanë dalë prej saj, i kanë kërkuar që t’i ndiqnin, duke u futur në ambientet e biznesit. Në dokumentet e prokurorisë thuhet se pasi i kanë zbritur të dy nga makina, kanë filluar t’i godasin duke i kërkuar 20 mijë euro me argumentin se u kishin dëmtuar skrepin, duke hedhur sheqer apo duke kryer veprime të tjera të turpshme, në ambientet e subjektit. Madje në material shënohet se Mokën e kanë goditur edhe me gurë në kokë.

Duke mohuar akuzat e ngritura nga Seit Manahasa dhe Kreshnik Muhollari, Moka, i ka kërkuar të akuzuarve së paku të linin të lirë punonjësen e tij, F... Në dosjen hetimore thuhet se dy të pandehurit pasi i kanë zhveshur, i kanë filmuar me telefon, duke i kërcënuar se videon, do ua çonin familjarëve dhe do i postonin në “Youtube”, nëse biznesmeni Moka, nuk do t’i jepte 20 mijë euro. Madje për një moment njëri nga personat e pandehur ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me F..., ndaj prokuroria ka ngritur akuzën e “Ngacmimit seksual” ndaj Kreshnik Muhollarit.

“Do biesh lekët, në të kundërt do të të vrasim familjen, nëse ti do shkosh të ankohesh”, - ka qenë një prej kërcënimeve të shënuar në dosje.

Seit Manahasa dhe miku i tij, Kreshnik Muhollari, i kanë liruar dy pengjet me premtimin se nuk do shkonin të bënin denoncim në polici dhe biznesmeni do çonte 20 mijë eurot tek Manahasa. Pas lirimit, rrugës për në Elbasan, Ganiu ka telefonuar djalin e tij në Tiranë, dhe i ka shpjeguar se çfarë kishte ndodhur me dy persona të panjohur. Po kështu ka njoftuar dhe një mikun e tij, një biznesmen tjetër ndërtimi, i cili i kishte thënë të shkonte te Drejtoria e Policisë Elbasan, pasi drejtuesit e policisë Elbasan, ishin njoftuar për ngjarjen dhe po i prisnin për të dëshmuar. Pas kallëzimit, policia e Elbasanit, në muajin Maj 2021 ka urdhëruar RENEA-n, e cila kreu arrestimin e Seit Manahasës, ndërsa shpalli në kërkim mikun e tij Kreshnik Muhollarin. Tashmë të dy këta personazhe janë marrë të pandehur për 4 vepra penale.

seit manhasa gani moka kreshnik manahasa

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para