LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandal/ Shiringa me gjak, age e mbetje të rrezikshme “gëlojnë” në spitale

Drejtoresha e spitalit të Fierit, nuk dha shpjegime për situatën, por shqiptoi formulën e kërkesës së një shkresë zyrtare. Ne pamë me sy të lirë age, shiringa, sende qelqi, sende me gjak dhe risk të lartë. Drejtoresha e spitalit të Fierit, nuk dha shpjegime për situatën, por shqiptoi formulën e kërkesës së një shkresë zyrtare.

13 Dhjetor 2023, 22:03 Nga h.k
Skandal/ Shiringa me gjak, age e mbetje të rrezikshme
Investigim ne Fier

FIER-Në Spitalin e Fierit, gjatë një mëngjesi të një dite pune, në mes të urgjencës dhe maternitetit, brenda dhe jashtë kazanëve të mbetjeve urbane, gjetëm të hedhura sasi të konsiderueshme mbetjesh spitalore të rrezikshme. Ne pamë me sy të lirë age, shiringa, sende qelqi, sende me gjak dhe risk të lartë. Drejtoresha e spitalit të Fierit, nuk dha shpjegime për situatën, por shqiptoi formulën e kërkesës së një shkresë zyrtare.

Sekretarja, Dr. Spitalit Fier: Duan të sqarojnë diçka për mbetjet spitalore. Shkresë zyrtare!

Gazetari: Drejtoreshë, të lutem një takim për mbetjet spitalore, si është situata, të lutem!

Pas sinjalizmit nga ana jonë,Inspektorati i Shëndetësisë Fier, na njoftoi se spitalit iu vu 1 milionë lekë të reja gjobë, pasi u konstatuan shkelje në procedurën e menaxhimit të mbetjeve.

I njëjti denoncim na mbërriti në redaksi edhe për spitalin e Beratit, ku ne gjetëm vetë mbetje të rrezikshme spitalore në kazanët e mbetjeve urbane. Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit iu përgjigj menjëherë denoncimit të emisionit “Stop”, duke vënë në dispozicion eskpertët e fushës, të cilët bënë kqyrjen e mbetjeve spitalore të depozituara në ambiente publike në shkelje të plotë të ligjit.

Nëndrejtoresha teknike e këtij spitali, u tregua indiferente, kur gazetari i “Stop” e njohur me situatën. Shqetësimi i saj i vetëm ishte të dinte, se sa e madhe ishte sasia e mbetjeve spitalore, që ai kishte gjetur.

Gazetari: Mbetje spitalore.

N/drejtoresha: Sa? Çfarë sasie?

Gazetari: Aq sa për të vënë alarmin, që këtu hidhen mbetje të keqmenaxhuara.

N/drejtoresha: Sa sasi ka?

Gazetari: Ç’rëndësi ka sasia?

N/drejtoresha: Ka shumë rëndësi.

Gazetari: E dinë zotërinjtë, ata janë specialistë.

Ne kontaktuam edhe me administratorin e V.A.L.E Recycling, Elvis Miri, i cili tha se një ose dy herë në javë merr mbetjet e spitalit të Beratit. Pjesa tjetër nuk është përgjegjësi e tij.

Përsa i përket Spitalit të Beratit, policia na njoftoi, se ka nisur procedim penal për spitalin për veprën “menaxhimi i mbetjeve” dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë.

Faik Shosha, kryeinspektor i ISHSH Berat, tha se bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme spitalore, ndaj dha ka ngritur grupin e punës, për ndjekjen ligjore të çështjes.

“Sapo njoftova inspektorët që të ngrenë grupin e inspektimit për të kryer një inspektim në flagrancë, nëpërmjet denoncimit që bëri emisioni juaj. Do shkojmë atje, do shikojmë situatën, do bëjmë edhe ne fotot përkatëse dhe do merren masat, siç është gjoba, për rastin konkret, për institucionin. Dhe do bisedojmë edhe me institucionet e tjera që ju keni kontaktuar, për të rakorduar veprimet. Po i pashë dhe janë mbetje të rrezikshme spitalore që nga age, shiringa, flakone të përdorura, që absolutisht nuk duhet të jenë as brenda në kosh, as në ambient. Thjesht në kutitë përkatëse, siç është dhe ligji, për t’i magazinuar dhe për t’i çuar tek inceneratorët që kanë kontratë përkatëse me çdo spital dhe me çdo prodhues të mbetjeve të rrezikshme spitalore” – përfundon Faik Shosha.

Zyrtarisht na u komunikua, se spitalit iu vendos gjobë 1 milionë lekë të reja. /TV KLAN 

investigim ne fier

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj