LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Ishuj të izoluar’, socialistët kërkojnë investime në zonat e mbrojtura

Projekti kundërshtohet ashpër nga aktivistët mjedisorë, të cilët e konsiderojnë atë një “zhvillim skandaloz” në shkatërrimin e mëtejshëm të natyrës.

13 Dhjetor 2023, 20:31 Nga h.k
‘Ishuj të izoluar’, socialistët kërkojnë
Foto ilustruese

TIRANË-Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, nisi të mërkurën shqyrtimin e nismës ligjore të 12 deputetëve socialistë, që i hap rrugë zhvillimit ekonomik dhe industrial brenda Zonave të Mbrojtura.

Projekti kundërshtohet ashpër nga aktivistët mjedisorë, të cilët e konsiderojnë atë një “zhvillim skandaloz” në shkatërrimin e mëtejshëm të natyrës.

Megjithatë, për deputetët e Partisë Socialiste, ky është një zhvillim i nevojshëm i nxitur nga nevoja për rritjen e turizmit.

Në disa bashki bregdetare shtohet një problematikë tjetër përplasje e dy vendimeve të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit,” tha njëri prej propozuesve, Fadil Nasufi, duke sqaruar se vendimi i 2018 që përcakton zonat priorioritare për zhvillimin e turizmit bie ndesh me vendimin e përcaktimit të kufirit të Zonave të Mbrojtura.

Nasufi tha se “Shqipëria nuk e ka luksin që të tkurret në zhvillimin e saj në 21% të territorit duke i konceptuar Zonat e Mbrojtura si ishuj të izoluar”. Ky zhvillim sipas tij nuk lejohet nga ligji aktual, të cilin e quajti “konservator” dhe të “ngurtë”.

Propozimet parashikojnë heqjen e neneve që përbëjnë thelbin e ligjit aktual, ku përjashtohen mundësitë e shfrytëzimit me “aktivitete intensive nga ana e njeriut” dhe ndryshim i formës së menaxhimit të tyre duke lënë bashkive në administrim jo me pak se 20% të sipërfaqes së zonave te mbrojtura qe jane ne territorin e tyre.

PS e prezantoi këtë ligj si të nxitur pikërisht nga kryebashkiakët socialistë, të cilët kërkojnë që qeverisja lokale të ketë përfitime nga admionistrimi i Zonave të Mbrojtura dhe ato t'i nënshtrohen planeve vendore të zhvillimit.

Duke iu referuar kësaj kërkese nga bashkitë, Nasufi tha se, “Agjencia Kombëtare për ZM që prej 2015 nuk ka marrë parasysh shumë nga realitetet gjatë  procesit të hartëzimin e shpalljes së ZM-ve”.

Edhe deputeti i qarkut të Gjirokastrës, Laert Duraj mbrojti ndryshimet e propozuara si një mundësi ekonomike për qeverisjen vendore dhe turizmin.

Është jetik jo vetëm për ato zona, po për gjithë Shqipërinë sepse turizmi është faktori kryesor i stabilitetit ekonomik,” tha ai.

Sipas Durajt, ndryshimet ligjore lejojnë edhe ndërhyrjet industriale brenda zonës, “por gjithmonë duke ruajtur karakterin e saj si zonë e mbrojtur.

I vetmi deputet që ngriti pikëpyetje për nismën ishte Ismet Beqiraj, i cili tha se formimi i tij akademik e bënte që të ishte kundërshtar ndaj çdo nisme që prek biodiversitetin dhe natyrën.

Më ngacmoi nervin kjo industria e naftës dhe gazit, për çfarë e keni fjalën?”- pyeti ai kolegët nismëtarë duke kërkuar që të gjendet një balancë shumë e kujdesshme dhe të ketë kritere të forta për ndërtimet në këto zona.

Pavarësisht pikëpyetjeve, edhe Beqiraj iu bashkua qëndrimit politik të partisë ku bën pjesë duke shtuar se “janë ndërhyrje të domosdoshme”.

Kryetari i komisionit, Arben Pëllumbi tha se për nismën kanë shprehur shqetësime dhe aktorë të mbrojtjes së mjedisit dhe se komisioni do të zhvillonte dëgjesa publike me të gjithë palët e interesuara.

Edhe pse u prezantua si një nismë ligjore e hartuar në Kuvend me kërkesë të disa kryetarëve të bashkive, ligji u mbrojt fuqimisht nga kryeministri Edi Rama.  Gjatë një aktiviteti për Vjosën javën që shkoi, ai argumentoi se “turizmi i luksit duhet për njerëzit e zakonshëm”, ndërsa shtoi se qeveria nuk i pranon leksionet morale të ndërkombëtarëve për natyrën.

Në dy vitet e fundit nëpërmjet vendimeve të kontestuara Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar të paktën 5 projekte brenda territorit të Zonave të Mbrojtura ose pranë Monumenteve  Natyrore, duke anashkaluar shqetësimet e Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura./BIRN

zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet